Viti i Ri Archives - Prizreni Sot

Qytetarët që ia mësynë dyqaneve për furnizim për festa: Çmimet janë të papërballueshme
Qytetarët ua kanë mësyrë të premten dyqaneve, për t’u furnizuar me ushqime të ndryshme me rastin e ndërrimit të moteve.

Por, bashkë me blerjet ishin edhe ankesat. Çmimet e larta janë të papërballueshme thonë qytetarët, e nga Oda Ekonomike e Kosovës thonë se këto çmime janë si pasojë e importit, pasi Kosova të gjitha i importon.

Qytetarët të cilët kishin dalë të furnizoheshin me produkte ushqimore, ankoheshin për çmime të larta duke i cilësuar të papërballueshme.

“Çmimet janë shumë më të larta se vjet që kanë qenë, por pa i marrë këto janë gjëra të përditshme që i marrim ushqimore” , tha Halil Kadriu, blerës.

“Nuk është hiç e përballueshme, shumë janë rrit çmimet”, tha blerësi Rasim Sahiti. “Me probleme boll, rroga të lira, shtrenjtim çka të bëjmë “, tha një tjetër qytetar.

Aktivisti i të drejtave të konsumatorit, Selatin Kaçaniku, thotë se merr ankesa nga konsumatorët për shtrenjtimin e produkteve ushqimore, që përgjegjëse për këtë shtrenjtim e bën Qeverinë e Kosovës.

“E drejta për ankesa është mashtrim, nëse Qeveria paraprakisht nuk e mbush mandatin për të na informuar, edukuar, arsimuar për të na vetëdijesuar ”, tha Selatin Kaçaniku, aktivist.

Nga Oda Ekonomike e Kosovës bëjnë të ditur se viti që po e lëmë pas ka qenë shumë i vështirë për bizneset e Kosovës. Ai tha se sfida më e madhe ka qenë çështja e inflacionit meqë Kosova është vend që importon inflacion.

“Kosova për herë të parë e ka arritur në historinë e saj, që nga viti 2008 inflacionin 2 shifror dhe kjo e tregon që jo vetëm bizneset që kanë pas sfidë dhe kanë pas më pak ulje të konsumit por edhe qytetarët e Kosovës janë më të varfër se sa që ishin një vit më parë për arsyeje se inflacioni ka prekur drejtpërdrejt ne xhepat e qytetarëve të Kosovës”, Lulzim Rafuna, kryetar I Odës Ekonomike të Kosovës.

Rafuna bëri të ditur se në qoftë se vazhdon trendi i inflacionit dyshifror edhe në Bashkimin Evropian, parashihet që disa vende apo një pjesë e tregut të BE-së t’i nënshtrohen rënies ekonomike që pashmangshëm do t’i prekë edhe bizneset dhe qytetarët e Kosovës./EO

The post Qytetarët që ia mësynë dyqaneve për furnizim për festa: Çmimet janë të papërballueshme appeared first on Prizreni Sot.

“Efekte shkatërruese dhe sëmundje”, Viti 2023 do të jetë më i ngrohti në histori
Viti i ardhshëm do të jetë më i ngrohtë se dhe një nga më të nxehtit në histori. Zyra Metologjike e Mbretërisë së Bashkuar parashikon se 2023 do të jetë viti i 10 kur temperatura globale nuk pritet të ulet në kufirin 1 gradë Celsius.

Temperaturat në vitin 2023 parashikohen të jenë midis 1.08C dhe 1.32C mbi mesataren para-industriale. Por tre vitet e fundit janë ndikuar nga një model tjetër moti i quajtur La Niña, duke rritur ndjeshëm temperaturat për shkak se fenomoni zgjati shumë në kohë. Provat shkencore tregojnë se ndryshimi i klimës po rrit temperaturën globale.

Qeveritë në mbarë botën kanë premtuar të ulin emetimet për të mbajtur rritjen e temperaturës nën 1.5C për të shmangur efektet më të këqija të ndryshimeve klimatike. Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.1C në krahasim me periudhën para Revolucionit Industrial në 1750-1900 kur njerëzit filluan të djegin sasi të mëdha të lëndëve djegëse fosile, duke lëshuar gazra në atmosferë.

Viti më i ngrohtë që nga fillimi i regjistrimeve në 1850 ishte viti 2016, kur meteorologët thanë se fenomeni i motit i njohur si El Niño rriti temperaturat globale. Në vitin 2022, rekordet e temperaturës u thyen në shumë pjesë të botës, duke përfshirë në Mbretërinë e Bashkuar që regjistroi mbi 40C .

Zjarret shkatërruese goditën pjesë të Evropës dhe Australisë të lidhura me motin e nxehtë ndërsa Pakistani dhe India regjistruan temperature deri në 50 gradë Celsius ndërsa disa muaj më vonë përmbytje shkatërruese me mijëra viktima. Sipas ekspertëve rritja e mëtejshme e temperaturave parashikohet të çojë në efekte shkatërruese për njerëzit dhe natyrën, duke përfshirë më shumë thatësirë, shkretëtirëzim dhe sëmundje të lidhura me nxehtësinë.

The post “Efekte shkatërruese dhe sëmundje”, Viti 2023 do të jetë më i ngrohti në histori appeared first on Prizreni Sot.

6 gjëra që duhet të bëni patjetër deri në fund të vitit
Këtu janë gjashtë gjërat që duhet të bëni deri në fund të vitit:

Mos u përpiqni të jeni dikush tjetër

Shoqja juaj udhëtoi në një ishull tropikal, një tjetër humbi 10 kg, një kolege bleu një çantë dore të shtrenjtë, një shoqe filloi një biznes që po lulëzon… Nuk keni nevojë të humbni peshë për të qenë më të lumtur ose për t’u ndjerë më mirë ose për të veshin rroba të markës për të qenë më të vlefshëm si person. Nuk është e nevojshme të shkoni në një ishull tropikal për të kaluar një kohë të mirë… Nuk duhet të filloni biznesin tuaj, por kuptoni se çfarë lloj pune mund të bëni që do t’ju ndihmojë të arrini potencialin tuaj. Mos u mundoni të jetoni dëshirat e dikujt tjetër, jetën e dikujt tjetër, për të krahasuar veten me të tjerët. Punoni për të qenë të lumtur me atë që keni dhe ndryshoni atë që ju pëlqen, por për hir tuaj, jo për të tjerët.

Mësoni të kaloni kohë cilësore kur jeni vetëm

Shumë njerëz nuk dinë të jenë vetëm, nuk dinë çfarë të bëjnë, ndihen të vetmuar. Por kjo vetëm sepse nuk kanë bërë miqësi me veten. Planifikoni pak kohë për veten tuaj duke lexuar një libër të mirë, duke bërë një ditar, duke bërë një listë qëllimesh, duke dëgjuar një podcast edukativ, duke mësuar një aftësi të re, duke bërë një shëtitje, duke medituar… Dilni për kafe ose drekë, në kinema ose teatër. Mos ki turp apo siklet për këtë. Mësoni të jeni miku juaj më i mirë.

Përfundoni atë që keni filluar

Nuk është zakon që Vitin e Ri ta nisni me “borxhe”. Në fund të dhjetorit jepini fund të gjitha punëve të papërfunduara. E rëndësishme është gjithashtu të ktheni huanë që keni marrë në mënyrë që të mos tërhiqni financat e këqija në vitin e ri.

Largoni zakonet e këqija

Secili prej nesh ka zakone që në një mënyrë ose në një tjetër pengojnë zhvillimin, shëndetin dhe lumturinë. Natyrisht, nuk do të jeni në gjendje t’i trajtoni të gjitha menjëherë, kështu që duhet të zgjidhni një gjë. Nëse përqendroheni në një detyrë specifike, do të jetë më e lehtë të përballeni me lidhjen e panevojshme dhe të shpëtoni nga një nga problemet.

Hidhni të gjitha gjërat e panevojshme

Çdo vit në shtëpi grumbullohen gjëra që nuk nevojiten. Këto janë gjëra të grisura ose me të meta, sende që nuk kanë asgjë për ju, por thjesht mbledhin pluhur dhe gjëra që ju kujtojnë disa gjëra të këqija nga e kaluara. Nëse i hiqni këto gjëra nga shtëpia juaj, do të hapni hapësirën për energjinë e freskët dhe magjike të vitit të ri.

Hiqni dorë nga e kaluara

Çdo gjë që ka humbur rëndësinë e saj është koha për të lënë pas. Planet e vjetra, kujtimet e këqija, gabimet nga e kaluara, e gjithë kjo ndërhyn në një jetë të lumtur, dhe para vitit të ri duhet të përpiqeni të falni veten, të ndryshoni botëkuptimin tuaj dhe të vendosni përparësi. Vetëm atëherë e shkuara nuk do të dëmtojë më dhe nuk do të pengojë zhvillimin e mëtejshëm.

The post 6 gjëra që duhet të bëni patjetër deri në fund të vitit appeared first on Prizreni Sot.

Dekorimi i qytetit të Prizrenit për festat e fundvitit do të kushtojë 36 mijë euro
Muaji dhjetor si çdo herë jo vetëm tek ne në Prizren por edhe në secilin vend tjetër pritet me gëzim e me plotë zbukurime të ndryshme për festat e fundvitit. Komuna e Prizrenit  ka ndar një shumë për zbukurimin e qytetit për festat e fundvitit me nje vlerë prej 36 mijë euro.

Pamjet ndriçuese kudo nëpër qytet e që do të i lënë në kujtesë qytetarëve një përfundim sa më të mirë të motmoteve do ta bëjë kompania “Multi Business Group SH.P.K”.

Kështu është bërë e ditur në faqen e Komisionit Rregullativ i Prokurorimit Publik.

The post Dekorimi i qytetit të Prizrenit për festat e fundvitit do të kushtojë 36 mijë euro appeared first on Prizreni Sot.

Komuna e Prizrenit ndanë 40 mijë euro për dekorimin e qytetit për festat e fundvitit
Ndonëse nga institucionet qendrore po paralajmërohet se gjatë muajve të dimrit vendi mund të përballet me mungesë të rrymës, institucione të nivelit lokal po përgatiten të shpenzojnë rrymë për të ndriçuar sheshet me llamba zbukuruese për festat e fundvitit.

Ditë më parë, Komuna e Prizrenit ka hapur tender për dekorimin e qytetit për festat e fundvitit.

Për këtë qëllim, Komuna ka parashikuar të nënshkruajë kontratë në vlerë deri në 40 mijë euro, me kohëzgjatje 20 ditë.

Komuna përshkruan se do të dekorohet sheshi “Shatërvan” dhe “Sheshi i dëshmorëve”, rruga “Adem Jashari”, parku te qafa e kishës, shtrati i Lumbardhit, Shtëpia e Bardhë, ura e Arastës, paneli informues.

Për këtë aktivitet të prokurimit u përdor lloji i hapur i procedurës, me kriter për dhënie të kontratës – çmimi më i ulët.

Data 3 nëntor është caktuar afati deri kur mund të aplikojnë kompanitë e interesuara.

Sipas paramasës së këtij tenderi, parashihet të vendoset pisha në sheshin “Shatërvan”,  rrethoja nga çeliku, litar e shtylla të konstruksionit të merimangës, parashihen të vendosen drita e yje dekorativë dhe dekore të tjera./kallxo.com

The post Komuna e Prizrenit ndanë 40 mijë euro për dekorimin e qytetit për festat e fundvitit appeared first on Prizreni Sot.

Masat anti-Covid që do të jenë në fuqi gjatë natës së Vitit të Ri
Natën e fundit të këtij viti, kosovarët do ta presin nën masat kufizuese kundër COVID-19. Pas ndërrimit të motmoteve, ata do të duhet të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre, për shkak të kufizimit të lirisë së lëvizjes.

Se nuk do të ketë lehtësim të masave anti-COVID më 31 dhjetor dhe 1 janar, e kanë konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë.

“Nuk pritet të ketë ndryshim të masave që janë në fuqi. Ato duhet të respektohen. Përderisa nuk ka ndonjë vendim që i ndryshon masat në fuqi, vlejnë ato që janë ndërmarrë më parë”, kanë deklaruar nga MSh-ja.

MSh-ja gjatë ditëve të fundit ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes të shtuar gjatë festave të fundvitit.

Përmes postimeve në llogarinë e MSh-së në Facebook, apelohet që qytetarët t’i planifikojnë më herë blerjet për festa, për të shmangur grumbullimet e panevojshme.

“Edhe nëse jeni plotësisht të vaksinuar praktikoni respektimin e masave kundër COVID-19 gjatë sezonës festive dhe gjatë tërë pandemisë. Planifikoni më herët blerjet me qëllim që të shmangni turmat dhe grumbullimet e panevojshme. Mbrohu nga COVID-19 dhe festo shëndetshëm”, thuhet në apelin e MSh-së.

Ndryshe, sipas masave anti-COVID që janë në fuqi, lëvizja e qytetarëve lejohet nga ora 05:00 e mëngjesit, deri në orën 00:00 të mesnatës.

Lokalet e gastronomisë lejohen të punojnë deri në orën 23:00, ndërkaq muzika duhet të ndalet në orën 21:30.

Çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë (me dy doza) kundër COVID-19, apo certifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë, jo më e vjetër se katër  (4) javë, bashkë me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 48 orë, ose certifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë bashkë me dëshminë se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë).

Ndërkaq nga data 3 janar e vitit 2020, për të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës, do të vlejë vetëm certifikata e vaksinimit me dy doza të vaksinës./ Gazeta Express

The post Masat anti-Covid që do të jenë në fuqi gjatë natës së Vitit të Ri appeared first on Prizreni Sot.

Besëtytnitë e Vitit të Ri, traditat që bëhen nëpër botë për mbarësi
Njerëzit shpesh e shohin Vitin e Ri, si një mundësi për “t’ia filluar nga e para” apo si një “fillim të ri”, ndaj kryejnë rite të ndryshme duke besuar fort se ato do të sjellin mbarësi dhe fat përgjatë vitit të ardhshëm.

Këto besëtytni janë të trashëguara brez pas brezi në popuj me zakone edhe tradita të ndryshme, por të gjitha kanë një qëllim të përbashkët: Të largojnë të keqen e vitit të shkuar edhe të sjellin të mirën në Vitin e Ri.

Në Amerikën Latine, besohet se duke mbajtur një valixhe të vogël bosh nëpër shtëpi, viti i ri do të jetë i mbushur plot me aventura dhe udhëtime të reja.

Vishni të brendshme të kuqe.

Nëse doni që dashuria t’ju trokasë në derë, në vigjilje të Vitit të Ri vishni të brendshme të kuqe. Besohet se ato sjellin fertilitet dhe fat në dashuri.

Bëni shumë zhurmë

Filipinasit mendojnë se duke bërë zhurmë nëpër shtëpi, shpirtrat e këqinj do të zhduken. Kështu që sugjerohet të këndoni, përplasni gotat dhe hidhni fishekzjarrë për fat!

Hani 12 kokrra rrush në mesnatë.

Spanjollët sapo ora shënon 12:00 hanë 12 kokrra rrushi. Kjo traditë daton që nga 1880 dhe legjenda thotë që nëse ke arritur të hash 12 kokrra (1 për çdo muaj) para se ora të shkojë 12:01, fati i mbarë është me ty.

Pastro shtëpinë

Njerëzit në Amerikën Latine besojnë se pastrimi i shtëpisë, largon të gjithë negativitetin dhe të keqen nga familja dhe jeta jote.

Ose jo

Por sipas kinezëve nuk duhet ta pastrosh kurrsesi shtëpinë më 31 dhjetor, sepse largon fatin e mirë dhe mbarësinë që ke mbledhur gjatë vitit.

Vendosni para në kuletë

Pak para mesnatës fusni para në kuletë, pasi thuhet se kështu viti do të jetë i mbushur me prosperitet.

Hapni dyer e dritare.

Pak para mesnatës, duhet të hapësh dyert për të lënë pas vitin e vjetër dhe për të mirëpritur Vitin e Ri. Sipas tyre, kjo bën që energjitë negative dhe e shkuara të lihen pas, ndërsa gjërat e reja dhe fati i mire të futen në jetën tuaj.

Puthni dikë në mesnatë

Ky është supersticioni më i njohur në mbarë botën: Nëse puth dikë në mesnatë, do të kesh fat në dashuri për të gjithë vitin.

Mos nxirrni asgjë nga shtëpia

Heqja e gjërave nga shtëpia, qofshin plehra apo sende që po dhuroni, mund të nënkuptojë që “ju të humbisni gjëra gjatë vitit të ardhshëm”. Bëjeni këtë para natës së Vitit të Ri, ose duke filluar nga 2 janari.

Mos jepni para borxh

Gjithashtu mos merrni borxh ose mos i paguani në atë ditë, borxhet që keni marrë. Kjo mund të bëjë që “të jetë viti i pagesave”. Mbajini kuletat mirë, për një vit me më shumë para.

Mos qani

Nuk duhet të derdhni asnjë pikë loti më 1 janar. Viti i Ri nuk duhet të fillohet me të qara./A2CNN

The post Besëtytnitë e Vitit të Ri, traditat që bëhen nëpër botë për mbarësi appeared first on Prizreni Sot.