Vizat Archives - Prizreni Sot

Mbi 8 mijë kosovarë dolën jashtë Kosovës përmes kufijve tokësorë gjatë janarit
Qytetarët e Kosovës nga 1 janari kanë fituar të drejtën e udhëtimit pa viza nëpër vendet e zonës Schengen, të përbërë prej 27 vendesh evropiane.

Kosovarët për të udhëtuar drejt vendeve evropiane gjatë muajit janar kanë shfrytëzuar rrugët përmes kufijve tokësorë si dhe linjat ajrore.

Disa të dhëna të Policisë së Kosovës të dërguar për RTV21 tregojnë se përmes kufijve tokësorë, numri i qytetarëve që kanë dalur jashtë Kosovës në muajin janar është 845 mijë e 973 udhëtarë.

Gjithashtu, këtu të dhëna tregojnë se, 695 mijë e 345 qytetarë kanë hyrë në Kosovë.

Ndërsa, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar se në muajin janar 2024 janë shërbyer 287 mijë e 205 udhëtarë apo 21.9 për qind më shumë se sa në muajin janar 2023 dhe 996 fluturime apo 23.3 për qind më shumë krahasuar me janar 2023.

The post Mbi 8 mijë kosovarë dolën jashtë Kosovës përmes kufijve tokësorë gjatë janarit appeared first on Prizreni Sot.

Ndikimi i liberalizimit të vizave në tregun e punës në Kosovë – cilat industri do të preken më shumë dhe a do të shtohen kërkesat për rritje të pagave pas 1 janarit?
Më 1 janar 2024 qytetarët e Kosovës do të kenë mundësinë të lëvizin lirshëm në zonën Shengen, pasi për vite të tëra ishin të vetmit në rajon me regjim të vizave.

Megjithëse lëvizja e lirë nuk nënkupton mundësinë për emigrim, udhëheqësi i konsulencës për burime njerëzore, EPPC Shqipëria & Kosova, Erald Pashaj ditë më parë në një intervistë për Telegrafin ka thënë se emigrimi i qytetarëve do të ndikojë shumë në tregun e punës.

Sipas tij, pavarësisht se liberalizimi i vizave nuk ka të bëjë me të punuarit në vendet e Bashkimit Evropian (BE), qytetarët e shohin këtë si një liri, për të shkuar në perëndim dhe për të punuar.

Ai thotë se procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën po ndodh kur tregu i punës në të gjithë Evropën po lulëzon, pra ka mundësi për t’u punësuar.

Kjo organizatë ditë më parë ka publikuar disa të dhëna nga një pyetësor që ka realizuar nga 12 deri më 31 tetor.

Nga të dhënat e publikuar nga 2,172 respodentë 45 për qind janë shprehur të interesuar për të emigruar jashtë vendit, 40 për qind nuk duan të emigrojnë, ndërkaq 15 për qind nuk kanë përgjigje.

Në këto të dhëna janë paraqitur edhe arsyet kryesore të emigrimit.

Prej tyre, 34 për qind do të emigronin për përmirësimin e cilësisë së jetesës, 19 për qind për një të ardhme më të mirë të familjes, 18 për qind për pagë më të lartë dhe 13 për qind për shkak të dëshpërimit me situatën ekonomike, sociale e politike.

Po ashtu, 11 për qind për shkak të mundësive më të mira të punësimit, 4 për qind për zhvillim në karrierë dhe 2 për qind për të pasur përvoja të reja.

Në të dhënat tjera publikuar nga kjo organizatë është edhe emigrimi në bazë të industrisë.

Shitje me shumicë dhe pakicë 55 për qind, hoteleri dhe gastronomi 52 për qind, prodhim 52 për qind, telekomunikacion 51 për qind dhe grupet tjera 48 për qind.

Në destinacionet kryesore për emigrim janë Gjermania me 56 për qind, Zvicra me 22 për qind, pastaj Austria, Norvegjia e Suedia.

Ndërkaq, sa i përket perspektivës së kompanive në Kosovë pas 1 janarit, 87 për qind theksojnë se liberalizimi i vizave do të ndikojë në tregun e punës.

Pas 1 janarit pritet të ketë qarkullim të stafit, rënie të aplikantëve në kompanitë që operojnë në Kosovë dhe rritje të kërkesave për ngritjen e pagave.

Sipas të dhënave të kësaj organizate 22 për qind janë përgjigjur se do të ketë qarkullim, 40 për qind kanë thënë se do të ketë rënie të aplikantëve në kompanitë që operojnë në Kosovë si dhe 64 për qind kanë pohuar se do të rriten kërkesat për ngritjen e pagave.

The post Ndikimi i liberalizimit të vizave në tregun e punës në Kosovë – cilat industri do të preken më shumë dhe a do të shtohen kërkesat për rritje të pagave pas 1 janarit? appeared first on Prizreni Sot.

Liberalizimi i vizave, rritet interesimi i kosovarëve për pasaporta
“Sot, po të kem mundësi, ec. Akshami s’do të më zinte këtu. Me padurim po e pres janarin”.

Me datën 1 të këtij muaji, qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin lirshëm në dhjetëra vende të Evropës dhe Qëndrimi thotë se nuk mendon gjë tjetër veçse të udhëtojë drejt Gjermanisë te xhaxhallarët e tij.

Si 25-vjeçar, ai është pajisur për herë të parë me pasaportë para dhjetë ditësh.

Thotë se në Kosovë punon në një kompani private ndërtimi, e cila “nuk e paguan mirë”.

“Do të mundohem të punoj në Gjermani, njëherë nga tre muaj. Më vonë, shpresoj të mbes atje”, thotë Qëndrimi, duke mos dashur të identifikohet edhe me mbiemër.

Liberalizimi i vizave mundëson udhëtime pa viza vetëm deri në 90 ditë – brenda gjashtë muajsh – në cilindo nga 27 shtetet anëtare të asaj që njihet si zona Schengen.

Por, udhëtimet e tilla duhet të shërbejnë vetëm për vizita turistike apo çështje familjare, dhe nuk nënkuptojnë assesi leje pune ose përfitime të tjera.

Më shumë aplikime për pasaporta

Sikurse Qëndrimi, edhe dhjetëra-mijëra qytetarë të Kosovës kanë aplikuar sivjet për herë të parë për pasaportë.

Të dhënat që Radio Evropa e Lirë i ka siguruar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës mbulojnë periudhën 1 qershor – 6 nëntor të këtij viti dhe, sipas tyre, janë 51.365 qytetarë që kanë aplikuar për herë të parë për pasaportë.

Krahasuar me shifrën e së njëjtës periudhë të vitit të kaluar, 48.791, bëhet fjalë për 2.574 aplikime më shumë.

Në mesin e tyre dominojnë grup-mosha 0-2 vjeç dhe grup-mosha 18-22 vjeç.

Ardi Ukaj, 21 vjeç, aplikoi në fund të tetorit për t’u pajisur me pasaportë – po ashtu për herë të parë.

Gjermania është edhe për të destinacioni i dëshiruar.

“Por, si turist, për vizitë… Nuk punoj pa dokumente të rregullta, sepse ma ndalojnë hyrjen dhe nuk rrezikoj”, thotë Ardi.

Ka interesim, por jo fluks masiv

Në disa agjenci turistike në Kosovë pohojnë se ka rritje të interesimit të qytetarëve dhe grupeve të organizuara për oferta të udhëtimit në vendet e Bashkimit Evropian, pas 1 janarit, 2024, por, sipas tyre, nuk bëhet fjalë për ndonjë fluks masiv.

Blerina Gashi thotë se në bazë të rezervimeve të deritashme, qytetarët në mesin e 20-tave janë më të interesuar për të udhëtuar.

Fatmire Beqiri, nga një tjetër agjenci turistike, thotë se ka filluar tashmë përgatitjet për udhëtime të organizuara pas 1 janarit.

“Interesimi për to është shumë i madh, pasi, deri më tash, ka pasur probleme për t’u pajisur me viza dhe shumë qytetarë as që kanë tentuar t’i grumbullojnë dokumentet e shumta për aplikim”, sipas Beqirit.

Ngjashëm pohojnë edhe në agjencitë që organizojnë udhëtime me autobusë.

Ruzhdi Kurtishaj thotë se interesimi i vërtetë për të udhëtuar pritet të shihet nga dhjetori e andej.

Entuziazëm ka, por jo edhe mundësi ekonomike

Njohësi i integrimeve evropiane në Kosovë, Shenoll Muharremi, vlerëson se entuziazmi për të udhëtuar ekziston, por jo edhe mundësitë ekonomike, sipas tij.

“Aktualisht, jemi në një krizë të theksuar financiare të inflacionit dhe kjo mund ta zbehë potencialin e lëvizjeve”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Megjithatë, shton Muharremi, nuk përjashtohet mundësia që të rinjtë të interesohen ta braktisin Kosovën, në kërkim të mundësive më të mira.

Në vitet e fundit, mijëra kosovarë kanë marrë viza pune për në vendet e BE-së, e sidomos në Gjermani.

Vetëm vitin e kaluar, numri i vizave të punës të lëshuara nga Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë është rritur për 110 për qind, në krahasim me vitin paraprak.

Muharremi thotë se institucionet e Kosovës duhet të kujdesen për t’i informuar qytetarët se liberalizimi i vizave nuk nënkupton leje pune dhe, në rast se keqpërdoret, mund të ketë pasoja.

“Disa gjëra marrin më shumë kohë për t’u zbatuar, andaj një komunikim më intensiv do ta ndihmonte publikun e gjerë të kuptojë se liberalizimi i vizave nënkupton më shumë turizëm dhe biznes, e jo punësim dhe në raste ekstreme kërkesa për azil”, thotë ai.

Qeveria e Kosovës, nga 5 tetori, ka filluar fushatën informuese për liberalizimin e vizave, si në terren, ashtu edhe në mediat sociale.

Klisman Kadiu, këshilltar politik i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, konfirmon për REL-in se materialet informuese janë shpërndarë në lokacione të ndryshme në gjuhët zyrtare të Kosovës.

Sipas tij, fushata do të vazhdojë edhe pas janarit nëse është e nevojshme.

Rruga deri te liberalizimi

Kosova, aktualisht, është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e të cilit nuk mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen.

Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia e Veriut e gëzojnë këtë të drejtë nga dhjetori i vitit 2009, ndërsa për Shqipërinë dhe Bosnje e Hercegovinën kjo është bërë e mundur nga fundi i vitit 2010.

Komisioni Evropian, qysh në vitin 2018, ka konfirmuar disa herë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por kanë qenë disa vende anëtare që vazhdimisht kanë shprehur rezerva.

Vendimi përfundimtar për liberalizimin është marrë këtë vit, përkatësisht në prill, kur është publikuar në Gazetën Zyrtare të BE-së.

Megjithatë, Bashkimi Evropian e ka në dorë të ashtuquajturin Mekanizëm të pezullimit të vizave, në rast se shkelen rregullat.

Ai do të aktivizohej si vijon:

Në rast të rritjes së konsiderueshme – mbi 50% – të migrimit të parregullt;

Në rast të rritjes së konsiderueshme – mbi 50% – të kërkesave për azil me shkallë të ulët pranimi, rreth 3-4%;

Në rast të rënies së bashkëpunimit për riatdhesimin e shtetasve që përjashtohen nga BE-ja, si rezultat i qëndrimit të parregullt;

Në rast të rrezikut të shtuar për sigurinë e shteteve anëtare të BE-së, veçanërisht për vepra penale të rënda.

Të dhënat e Agjencisë së BE-së për Azil tregojnë se vetëm gjatë vitit 2022, mbi 3.000 qytetarë të Kosovës kanë aplikuar për azil në një vend të këtij blloku dhe se kjo e drejtë u është njohur 8 për qind prej tyre.

Agjencia e Statistikave të Kosovës nuk ka ende të dhëna për vitin 2022 dhe për këtë vit, por ato të vitit 2021 tregojnë se nga Kosova janë larguar mbi 42 mijë banorë, për arsye të ndryshme – në mesin e tyre edhe punësimi. Sipas ASK-së, shumica e tyre kanë qenë legalë.

The post Liberalizimi i vizave, rritet interesimi i kosovarëve për pasaporta appeared first on Prizreni Sot.

U përkthye keq, krejt çka ndodhi dje me deklaratën e Macron për liberalizimin e vizave për Kosovën
Zyra e shtypit, e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron dje ka reaguar pas deklaratës në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën.

Teksa në media u raportua se Franca ka pezulluar këtë proces, zyrta e shtypit të presidentit deklaron se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën ‘mbetet e hapur’.

Në një deklaratë për shtyp theksohet se ky është një proces teknik, ku Franca nuk mund të deklarohet e vetme, por duhet të konsultohet fillimisht me partnerët e saj europianë.

“Presidenti ka folur për tensionet mes Serbisë dhe Kosovës. Ai tha se cilat ishin kërkesat tona. Në këtë kontekst dhe duke marrë parasysh bllokadën e Prishtinës, presidenti vlerësoi se çështja e liberalizimit të vizave mbetet e hapur. Për më tepër, është një proces teknik dhe një diskutim që duhet bërë me partnerët tanë evropianë”, tha Zyra e Presidentit të Francës

Presidenti Macron deklaroi ditën e djeshme gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, se Franca mund ta pezullojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovës, për shkak “të mos respektimit të fjalës së dhënë”, duke e akuzuar Kosovën se nuk e mbajti fjalën e dhënë për formimin e Asociacionit.

Sipas mediave franceze, deklarata e Macron është përkthyer keq nga përkthyesja dhe është raportuar gabim.

Disa burime diplomatike brenda Bashkimit Evropian (BE) kanë sqaruar se nuk ka mundësi që një shtet në mënyrë të njëanshme ta pezullojë liberalizim e vizave për një shtet tjetër dhe se kjo mund të bëhet vetëm përmes një rregulloreje nga Këshilli i BE-së, pas një deklarate të presidentit të Francës, Emmanuel Macron, që shkaktoi huti në Kosovë të martën.

Përderisa për shumë media në Kosovë Macroni “kërcënoi” me pezullimin e vizave për Kosovën kur tha të martën në Tiranë se “ne kemi bërë një gjest besimi për çështjen e vizave. Sa i përket Francës, ato [vizat] janë hequr sepse ne respektojmë fjalën e dhënë. E sot, fjala nuk po mbahet”, por burime brenda bllokut evropian thanë se Franca s’e ka bërë një kërkesë të tillë

Burime nga Brukseli thanë për Radion Evropa e Lirë të martën se pezullimi është i mundshëm vetëm përmes procedurave në Këshillin e BE-së “duke e përdorur rregulloren për mekanizmin e suspendimit të vizave“ nga viti 2018.

“Franca, e as ndonjë shtet tjetër anëtarë i BE-së, për momentin nuk ka propozuar suspendimin e vizave për Kosovën, apo për Serbinë. Por, nëse do të ketë interes politikë, ajo mund edhe ta bëjë këtë“, ka thënë një burim i Bashkimit Evropian.

Në prill të këtij viti, vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën u miratua edhe formalisht nga BE-ja dhe u botua në gazetën zyrtare të Bashkimit Evropian po të njëjtin muaj.

Nga 1 janar i viti 2024 qytetarët e Kosovës pritet të udhëtojnë pa viza në 27 vende të BE-së, të cilat e përbëjnë të ashtuquajturën zonë Shengen.

Për ta pezulluar këtë vendim duhet të merret një vendim tjetër nga Këshilli i BE-së. Kjo mund të bëhet me kërkesë ose nga Komisioni Evropian ose nga ndonjë shtet anëtarë. Pastaj, vendet anëtare të Këshillit mund të votojnë për pezullimin e mundshëm.

Janë katër skenarë kur Mekanizmi i pezullimit të vizave do të aktivizohej:

Në rast të rritjes së konsiderueshme – mbi 50% – të migrimit të parregullt.

Në rast të rritjes së konsiderueshme – mbi 50% – të kërkesave për azil me shkallë të ulët pranimi, rreth 3-4%.

Në rast të rënies së bashkëpunimit për riatdhesimin e shtetasve që përjashtohen nga BE-ja, si rezultat i qëndrimit të parregullt.

Në rast të rrezikut të shtuar për sigurinë e shteteve anëtare të BE-së, veçanërisht për vepra penale të rënda.

Deri më tash vetëm një herë kishte ndodhur që një shtet anëtar i BE-së të kërkojë pezullimin e liberalizimit të vizave për një vend të rajonit.

Më 2019, Holanda kishte kërkuar që të pezullohej liberalizimi i vizave për shtetasit e Republikës së Shqipërisë. Si arsyetim e kishte përmendur rrezikun që shtetasit e Shqipërisë të përfshirë në krim të organizuar në Holandë paraqesin për sigurinë kombëtare të këtij vendi.

Por, Komisioni Evropian e kishte hedhur poshtë këtë kërkesë.

Por si erdhi deri tek ky keqkuptim?

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha në Tiranë më 17 tetor se Franca bëri një “gjest besimi sa i përket çështjes së vizave për Kosovën”.

Nga disa media në Kosovë dhe Shqipëri është raportuar se Macroni ka deklaruar në Tiranë se Franca ka suspenduar vendimin për liberalizimin e vizave.

Agjencia franceze e lajmeve, AFP, lidhur me deklaratën e Macronit në Tiranë për vizat, tha se me këtë “ai e ka kërcënuar Kosovën me zhbërjen e vendimit të vizave”.

Zbatimi i vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2024.

Macron foli për vizat në Tiranë duke e ndërlidhur situatën politike mes Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti francez tha se ka ndjekur rritjen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë dhe kërkoi që të dyja palët të ndërmarrin hapa për të shtensionuar situatën. Ai tha se është “përgjegjësi e [presidentit të Serbisë, Aleksandar] Vuçiqit t’i dënojë prerazi sulmet e 24 shtatorit, sepse kontribuon në kthimin e qetësisë në kufi”. Presidenti francez iu referua sulmeve të 24 shtatorit ndaj policisë së Kosovës nga një grup i serbëve të armatosur.

“Në etapat e ardhshme ajo që presim nga autoritetet, nga të dyja palët është e thjeshtë: Riorganizimi i zgjedhjeve në komunat e banuara me shumicë serbe, pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje e institucione, krijimi i asociacionit të komunave serbe nga autoritetet kosovare. Pres që Vuçiqi të jetë i përgjegjshëm dhe të njëjtën gjë pres edhe nga presidentja dhe kryeministri i Kosovës”, tha Macron.

Rikard Jozwiak, redaktor për Evropën në Radion Evropa e Lirë në Pragë, që përqendrohet në mbulimin e temave që kanë të bëjnë me BE-në dhe NATO-n, tha se nuk ka një mekanizëm në BE që mund të zhbëjë një vendim të tillë.

“Faktikisht, ju duhet të krijoni një ligj të ri për të zhbërë atë vendim [për liberalizimin e vizave për Kosovën] dhe askush nuk e ka iniciuar një gjë të tillë. Kjo është diçka që do të duhej të kalonte nëpër të gjithë mekanizmat dhe ne jemi në muajin tetor tani dhe liberalizimi i vizave është caktuar të hyjë në fuqi më 1 janar. Pra, nëse flasim teknikisht, në aspektin politik është diçka e pamundur”, tha ai

Jozwiak tha se pezullimi i vizave mund të nxitet bazuar në të dhëna konkrete të një sërë gjërash, zakonisht që lidhen me një numër të lartë të azilkërkuesve për shembull që vijnë nga Kosova, nëse procesi i riatdhesimit nuk funksionon

“Ju duhet pak kohë kur keni liberalizimin e vizave në mënyrë që të inicioni pezullimin e vendimit. Nuk mund të bëhet kjo më 1 janar sepse çfarë të dhënash mund të keni? Kjo lidhet me gjëra shumë specifike për të parandaluar që njerëzit të mos e keqpërdorin liberalizimin”, theksoi ai.

Jozwiak e vlerësoi deklaratën e Macronit më shumë si një “shantazh emocional”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dje është pyetur edhe për deklaratën që dha presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Tiranë të martën, ku kërcënoi me pezullim të liberalizimit të vizave për Kosovën për shkak se “nuk janë mbajtur fjalët”.

“Është sqaruar tashmë. Drejtpërdrejtë na kanë njoftuar institucionet franceze, por edhe nga deklaratat e shumta, se ka qenë një lloj dallimi në përkthim. Ky proces nuk është pezulluar dhe ligjërisht s’mund të pezullohet nga një shtet. Jam e bindur se çfarëdo lloj qartësimi që kërkon presidentin Macron e institucionet franceze mund t’u japim ndërkohë dhe të heqim ndonjë lloj hezitimi që ata mund ta kenë. Por, procesi vazhdon e ky vendim hyn në fuqi më 1 janar të vitit 2024”, ka thënë Osmani

Osmani ka thënë se Macron më tepër e kishte për çështjen e besimit.

“Me Francën si shtet aleat, do të ulemi e diskutojmë këto çështje. E kam takuar në Granadë së fundi presidentin Macron. Kërkesa e tij ishte e qartë, me të cilën pajtohem e janë pajtuar gjitha institucionet e Kosovës, që sa më parë të mbahen zgjedhjet e parakohshme në veri të Kosovës. E kam njoftuar se Kosova ka krijuar bazën ligjore nëpërmjet udhëzimit administrativ, është me rëndësi që qytetarët të marrin pjesë. Pa pjesëmarrjen e qytetarëve do të përsëritet 23 prill, askujt s’i shkon përshtati kjo”, ka thënë Osmani.

Presidentja Osmani ka dhënë një mesazh edhe për qytetarët që duan të largohen nga Kosova.

Ajo u ka bërë thirrje që të kenë besim.

“I lus të kenë besim në Republikën e Kosovës, me rëndësi është kur treni kthehet në binar. E treni është në binar, shteti është në binar”, ka thënë Osmani. “E kuptoj vështirësinë me të cilën përballen shumë familje, dua t’ju siguroj se po bëjmë çmos brenda kompetencave tona që të kontribuojmë në përmirësimin e jetëve të tyre. Por, po përballemi edhe me sfida të jashtëzakonshme të sigurisë që po shkaktohen nga Serbia. Por, është detyrë e shtetit, e institucioneve që qytetarët të jenë të sigurt e të jenë një jetë më prosperuese, të realizojnë ëndrrat brenda Republikës së Kosovës”.

Osmani ka shtuar se liberalizimi i vizave lejon udhëtime për arsye turistike, porse nuk lejon largime të përhershme nga Kosova, pasi do të ishte ilegale.

“Lus qytetarët e Kosovës t’i respektojnë rregullat e këtij sistemi, është shumë me rëndësi. Është sistem që vazhdimisht vlerësohet”, ka shtuar presidentja.

The post U përkthye keq, krejt çka ndodhi dje me deklaratën e Macron për liberalizimin e vizave për Kosovën appeared first on Prizreni Sot.

Pezullimi i vizave për Kosovën s’mund të bëhet pa procedurë në Këshillin e BE-së
Disa burime diplomatike brenda Bashkimit Evropian (BE) kanë sqaruar se nuk ka mundësi që një shtet në mënyrë të njëanshme ta pezullojë liberalizim e vizave për një shtet tjetër dhe se kjo mund të bëhet vetëm përmes një rregulloreje nga Këshilli i BE-së, pas një deklarate të presidentit të Francës, Emmanuel Macron, që shkaktoi huti në Kosovë të martën.

Përderisa për shumë media në Kosovë Macroni “kërcënoi” me pezullimin e vizave për Kosovën kur tha të martën Tiranë se “ne kemi bërë një gjest besimi për çështjen e vizave. Sa i përket Francës, ato [vizat] janë hequr sepse ne respektojmë fjalën e dhënë. E sot, fjala nuk po mbahet”, por burime brenda bllokut evropian thanë se Franca s’e ka bërë një kërkesë të tillë.

Burime nga Brukseli thanë për Radion Evropa e Lirë të martën se pezullimi është i mundshëm vetëm përmes procedurave në Këshillin e BE-së “duke e përdorur rregulloren për mekanizmin e suspendimit të vizave“ nga viti 2018.

“Franca, e as ndonjë shtet tjetër anëtarë i BE-së, për momentin nuk ka propozuar suspendimin e vizave për Kosovën, apo për Serbinë. Por, nëse do të ketë interes politikë, ajo mund edhe ta bëjë këtë“, ka thënë një burim i Bashkimit Evropian.

Në prill të këtij viti, vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën u miratua edhe formalisht nga BE-ja dhe u botua në gazetën zyrtare të Bashkimit Evropian po të njëjtin muaj.

Nga 1 janar i viti 2024 qytetarët e Kosovës pritet të udhëtojnë pa viza në 27 vende të BE-së, të cilat e përbëjnë të ashtuquajturën zonë Shengen.

Për ta pezulluar këtë vendim duhet të merret një vendim tjetër nga Këshilli i BE-së. Kjo mund të bëhet me kërkesë ose nga Komisioni Evropian ose nga ndonjë shtet anëtarë. Pastaj, vendet anëtare të Këshillit mund të votojnë për pezullimin e mundshëm.

Deri më tash vetëm një herë kishte ndodhur që një shtet anëtar i BE-së të kërkojë pezullimin e liberalizimit të vizave për një vend të rajonit.

Më 2019, Holanda kishte kërkuar që të pezullohej liberalizimi i vizave për shtetasit e Republikës së Shqipërisë. Si arsyetim e kishte përmendur rrezikun që shtetasit e Shqipërisë të përfshirë në krim të organizuar në Holandë paraqesin për sigurinë kombëtare të këtij vendi.

Por, Komisioni Evropian e kishte hedhur poshtë këtë kërkesë. /REL/

The post Pezullimi i vizave për Kosovën s’mund të bëhet pa procedurë në Këshillin e BE-së appeared first on Prizreni Sot.

Liberalizimi i vizave/ Dënimi që parashihet nëse punohet ‘në të zezën’
Shefi i Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Tomas Szunyog, në emisionin “Kallxo Përnime” ka thënë se brenda 180 ditëve, qytetarëve të Kosovës u lejohet të qëndrojnë në Evropë 90 ditë, pas liberalizimit të vizave nga 1 janari 2024.

Në të kundërtën sqaron ai mund të hasin në probleme.

“Epo, përsëri, nëse zbulohet se i kaloni ato 90 ditë brenda gjysmë viti, në thelb, ju po qëndroni atje ilegalisht. Natyrisht, nëse shikoni vendimin për liberalizimin e vizave, nëse keni shumë njerëz që qëndrojnë më shumë se që duhet ose që nuk i respektojnë ato rregulla… duhet të dihet që liberalizimi ka të bëjë me turizmin. Pra nuk është për të punuar, nuk është për të studiuar”- ka thënë shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë.

“Ekziston sistemi i informacionit i zonës Schengen. Përsëri, mund t’ju ndalohet zyrtarisht që të hyni në zonën e Schengenit deri në 10 vjet, në fakt” – ka thënë ai.

Ai ka sqaruar tutje se nuk është problem vetëm për dikë si individ në rastet kur i shkelë rregullat, por nëse ka shumë raste të njerëzve që shkelin rregullat, atëherë në fakt ky vendim për liberalizim të vizave mund të përfshijë edhe mundëzinë e pezullimit të liberalizimit.

“Në thelb vendimi është për individët, dhe është e njëjta gjë për të gjitha vendet e tjera në rajon që kanë marrë liberalizimin e vizave. Për shembull, ju keni këtë mundësi që nëse keni shumë njerëz që shkelin rregullat, mund të çojë deri te pezullimi i përgjithshëm. Por përsëri, ka disa gjëra për të cilat njerëzit duhet të ndërgjegjësohen dhe duhet të jenë të kujdesshëm sepse mund të lëndojnë jo vetëm veten e tyre, por edhe Kosovën si tërësi”, -ka thënë Szunyog. /Kallxo.com

The post Liberalizimi i vizave/ Dënimi që parashihet nëse punohet ‘në të zezën’ appeared first on Prizreni Sot.

Nga janari pa viza, këto janë rregullat që kosovarët duhet të respektojnë
Nga 1 janari 2024 qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë drejt zonës Shengen pa viza për qëndrime afatshkurtra. Udhëtimi pa viza nënkupton se mund të udhëtoni lirshëm në shtetet e zonës Shengen, por nuk do të mund të punoni.

Pa viza u mundëson qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë pa vizë për qëndrime të shkurtra në zonën Shengen, për shembull, si turist, për të vizituar miqtë ose familjen, për të marrë pjesë në ngjarje kulturore ose sportive, takime afariste, trajtim mjekësor, për programe arsimore afatshkurtra si seminare, konferenca, punëtori, shkolla verore dhe çdo aktivitet të ngjashëm.

Parlamenti Evropian miratoi në prill të këtij viti vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, me çka edhe procedurat vendimmarrëse për këtë çështje u përmbyllën. Miratimi në Parlamentin Evropian ishte bërë pa votim, pasi nuk kishte asnjë kundërshtim.

Ja shtetet që do të mund të udhëtohet pa viza deri në 90 ditë:

Komisioni Evropian në vendimin për liberalizim kishte sqaruar se edhe pas liberalizimit të vizave, bartësit e pasaportave të Kosovës nuk do të mund të udhëtojnë në Spanjë, vend që nuk e njeh as pavarësinë e Kosovës, as pasaportat e saj.

Shtetet që përfshihen në vendimin për liberalizimin e vizave për kosovarët janë: Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Qipro, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Holanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Suedia, Zvicra, Norvegjia, Lihtensteini dhe Islanda.

The post Nga janari pa viza, këto janë rregullat që kosovarët duhet të respektojnë appeared first on Prizreni Sot.

Ambasada Gjermane del me njoftim: Kush ka pasaportën e Kosovës, nga 1 janari lëvizë pa viza në Shëngen
Poseduesit e pasaportave të Kosovës duke filluar nga 1 janari 2024 do të mund të udhëtojnë drejt Zonës Shengen pa viza për qëndrime afatshkurtëra.

Ky është lajmi që tani më është publikuar edhe nga faqja e ambasadës gjermane në Kosovë.

Ndër të tjera janë dhënë edhe detaje të qëndrimit dhe shtetet që mund të vizitoni pa viza nga 1 janari kur fillon zyrtarisht liberalizimi i vizave për Kosovën.

“Poseduesit e pasaportave të Kosovës duke filluar nga 1 janari 2024 do të mund të udhëtojnë drejt Zonës Shengen pa viza për qëndrime afatshkurtëra.
Udhëtimi pa viza ju mundëson të udhëtoni pa vizë për qëndrime të shkurtra, për shembull, si turist, për të vizituar miqtë ose familjen, për të marrë pjesë në ngjarje kulturore ose sportive, takime afariste, trajtim mjekësor, për programe arsimore afatshkurtra si seminare, konferenca, punëtori, shkolla verore dhe çdo aktivitet të ngjashëm.
Ju mund të qëndroni deri në 90 ditë në çdo periudhë 180-ditore brenda zonës Shengen. Nëse udhëtoni disa herë, duhet të llogaritni me kujdes numrin e ditëve të qëndrimit tuaj, pasi periudha e përgjithshme e qëndrimit nuk duhet të tejkalojë totalin prej 90 ditësh brenda periudhës 180 ditore. Periudha e qëndrimit llogaritet nga data e parë e hyrjes në çdo zonë Shengen.

Me një pasaportë biometrike të vlefshme të Kosovës mund të udhëtoni pa viza në vendet e mëposhtme të BE-së: Austri, Belgjikë, Bullgari, Kroaci, Qipro, Republikën Çeke, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Francë, Gjermani, Greqi, Hungari, Itali, Letoni, Lituani , Luksemburg, Maltë, Holandë, Poloni, Portugali, Rumani, Sllovaki, Slloveni dhe Suedi. Gjithashtu mund të udhëtoni në vendet e Shengenit: Zvicër, Norvegji, Lihtenstein dhe Islandë. Ju nuk mund të udhëtoni në Spanjë.
Duhet të keni gjithmonë informacion për qëllimin e vizitës suaj, vendin e akomodimit/ku do të qëndroni gjatë vizitës, biletat kthyese, dëshmitë e mjeteve të mjaftueshme financiare për të mbuluar qëndrimin (para dhe/ose kartë krediti). Rekomandohet fuqimisht të keni një sigurim udhëtimi. Nëse synoni të qëndroni me të afërmit ose miqtë tuaj të familjes, duhet të keni adresën e saktë dhe numrat e telefonit të tyre. Zyrtarët kufitarë mund të kërkojnë dokumente mbështetëse që arsyetojnë qëllimin dhe kushtet e qëndrimit të synuar.
Udhëtimi pa viza nuk ju mundëson të punoni në Zonën Shengen. Nëse synoni të punoni në një nga vendet e BE-së, duhet të aplikoni për vizë pune të kategorisë D në shërbimin përkatës të konsulatës së këtij vendi të BE-së.

Udhëtimi pa viza nuk synohet për studime që kalojnë 90 ditë në Zonën Shengen brenda një periudhe prej 180 ditësh. Për studime më afatgjata, duhet të aplikoni për vizë studentore dhe rregullat për këtë ndryshojnë nga vendi në vend.
Kur arsyetohet siç duhet, udhëtimi pa viza ju mundëson të kërkoni trajtim mjekësor për sa kohë që ky qëndrim është brenda kufijve të 90 ditëve maksimale. Në këtë rast, ju duhet të keni një dëshmi (dokument zyrtar) të pranimit të institucionit mjekësor dhe dëshmi për trajtimin tuaj shëndetësor të planifikuar ose ekzaminimet mjekësore.
Heqja e vizave nuk jep një të drejtë të pakushtëzuar hyrjeje dhe qëndrimi. Shtetet anëtare kanë të drejtë të refuzojnë hyrjen dhe qëndrimin në territoret e tyre, nëse nuk plotësohen një ose më shumë nga kushtet e hyrjes, si p.sh.
Posedimi i një pasaporte biometrike të vlefshme (e vlefshme për të paktën tre muaj pas datës së synuar të nisjes nga zona Shengen),
Arsyetimi i qëllimit dhe kushteve të qëndrimit të synuar, duke pasur mjete të mjaftueshme financiare, si për kohëzgjatjen e qëndrimit të synuar ashtu edhe për kthimin;
Të mos jetë një person për të cilin është lëshuar një sinjalizim në Sistemin e Informacionit Shengen (SIS) për qëllime të refuzimit të hyrjes;
Të mos konsiderohet si kërcënim për politikën publike, sigurinë e brendshme, shëndetin publik ose marrëdhëniet ndërkombëtare të ndonjë prej shteteve anëtare.
Udhëtimi pa viza nuk ju jep të drejtën për të kërkuar azil në shtetet e BE-së, ose të Shengenit.
Keqpërdorimi mund të çojë në refuzimin e hyrjes në të ardhmen në raste të tilla si: qëndrimi përtej 90 ditësh në periudhë prej 180 ditësh, punësimi pa leje, nëse përbëni kërcënim për sigurinë publike ose përfshiheni në aktivitete kriminale. Keqpërdorimi dhe qëndrimi përtej periudhës së mund të çojnë në gjobë financiare dhe të rezultojnë në dëbim dhe ndalim të hyrjes në Zonën Shengen deri në 5 vjet” thuhet në njoftimin e Ambasadës Gjermane në Prishtinë./Indeksonline/

The post Ambasada Gjermane del me njoftim: Kush ka pasaportën e Kosovës, nga 1 janari lëvizë pa viza në Shëngen appeared first on Prizreni Sot.

Kosovarët për një vit shpenzuan mbi 4 milionë euro për vizat Shengen
Mbi katër milionë euro kanë shpenzuar kosovarët vitin e kaluar për tarifat e vizave në shtetet e zonës Shengen. Statistikat e Shengenit tregojnë se 121,97 aplikime për viza janë paraqitur nga shtetasit e Kosovës në vitin 2022, raporton SchengenVisaInfo.com.

Liberalizimi i vizave në vitin 2024, jo vetëm që do t’i hapë kosovarët ndaj botës, por edhe do t’u kursejë shumë para, pasi që nuk do të shpenzohen shuma parash për tarifat e vizave, të cilat kushtojnë rreth 35 euro vetëm për aplikim.

Shpenzimet janë edhe më të larta pasi në qendrat e aplikimit për viza qytetarët paguajnë edhe më shumë për shërbimet e tjera përfshira gjatë procesit të aplikimit, që ndonjëherë kjo shumë në total mund të sillet prej 150 deri në 200 euro, raporton SchengenVisaInfo.com.

Statistikat e Shengenit tregojnë se 121,97 aplikime për viza janë paraqitur nga shtetasit e Kosovës në vitin 2022, që tregon se 4.2 milionë euro janë shpenzuar për tarifat e vizave në shtetet e zonës Shengen. 13, 674 aplikacione janë refuzuar vitin e kaluar, që kushtuan mbi 478 mijë euro.

Gjatë vitit 2022 aplikimet për viza që u dorëzuan nga shtetas kosovarë shënuan një nivel rekord, dhe këto shifra mund të rriten edhe më shumë pasi që gjithnjë e më shumë kosovarë po aplikojnë për viza për të udhëtuar drejt zonës së Shengenit.

Në nëntë vitet e fundit kosovarët kanë shpenzuar përafërsisht 22.3 milionë euro për aplikime për viza, ku shpenzimet më të larta janë regjistruar në periudhën pas dhe para pandemisë, konkretisht gjatë vitit 2022 dhe 2019, përkatësisht me 108,774 aplikime për viza të paraqitura në vitin 2019.

Rritja e numrit të kërkesave për viza të paraqitura në kohërat e pandemisë ishte 24,566 mijë (2020) përkatësisht 44,666 mijë (2021) aplikime të paraqitura.

Për më tepër, numri mesatar i aplikacioneve të paraqitura nga viti 2014 deri në vitin 2022 është 71,860, që arrin deri në 2.5 milionë euro. Megjithatë, shpenzimet do të konsideroheshin edhe më të larta në kohërat para pandemisë gjatë të cilave, pavarësisht faktit se u depozituan më pak aplikime, shkalla e refuzimit ishte dukshëm më e lartë se pas vitit 2020.

Më konkretisht, shkalla e refuzimit në vitin 2014 ishte 24 për qind, me 17,831 kërkesa për viza të refuzuara. Në vitin 2015, shkalla e refuzimit ishte 19.6 për qind, ndërsa ato ranë pak në periudhën pas pandemisë pasi vetëm 11.2 për qind e aplikimeve u refuzuan.

Vitin e kaluar, 102.017 aplikime për viza kanë rezultuar të suksesshme, duke ju mundësuar aplikantëve kosovarë të vizitojnë zonën Shengen, ndërsa numri i përgjithshëm i vizave me shumë hyrje që u lëshuan gjatë vitit të kaluar ishte 4.360.

The post Kosovarët për një vit shpenzuan mbi 4 milionë euro për vizat Shengen appeared first on Prizreni Sot.

Burimet e BE-së: Pezullimi i liberalizimit të vizave për Kosovën, nuk është opsion
Burimet e Bashkimit Evropian, kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se, pezullimi i liberalizimit të vizave për Kosovën – që është përmendur si mundësi në media, pas rritjes së tensioneve në veri të vendit – nuk është opsion.

Por, të njëjtat burime, kanë pranuar se edhe në BE po shqyrtohet mundësia e marrjes së masave ndaj Kosovës, në rast se vazhdojnë të mos përfillen kërkesat për uljen e tensioneve në veri, dhe gjetjen e një zgjidhjeje për t’i kthyer serbët në institucionet lokale të asaj pjese.

Serbët lokalë janë duke vazhduar protestat në tri komunat në veri të Kosovës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, edhe më 9 qershor.

Ata po protestojnë rregullisht prej 29 majit, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale.

“Ekzistojnë një varg masash që po shqyrtohen dhe diskutohen. Por, shumica e madhe e shteteve anëtare në disa takime, e kanë bërë të qartë se suspendimi i liberalizimit të vizave për Kosovën nuk është opsion“, ka thënë një zyrtar për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, shumica e shteteve anëtare mendojnë se një hap i tillë do të ishte i ekzagjeruar dhe kundërproduktiv, që do të shkonte kundër qytetarëve të Kosovës, e jo kundër atyre, veprimet e të cilëve nuk janë në përputhje me pritjet e BE-së.

Disa burime tjera diplomatike në BE, kanë thënë se pezullimi i liberalizimit të vizave, do të ishte proces i komplikuar edhe për shkaqe procedurale, sepse për këtë do të duhej të sigurohej shumica e kualifikuar në Këshill.

Sipas tyre, pezullimi i liberalizimit të vizave bëhet më shumë për shkaqe tjera, siç janë çështjet e migracionit apo sigurisë, dhe jo aq arsyet politike.

Por, megjithatë, këto burime nuk e përjashtojnë mundësinë që në rast të përshkallëzimit të mëtejmë të situatës, dhe paraqitjes së kërcënimeve për siguri, apo edhe rreziku për migrim masiv, kjo çështje të mos paraqitet në rend dite në BE.

Vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën është miratuar nga BE-ja më herët gjatë këtij viti.

Vendimi është zyrtar dhe përfundimtar, i botuar në Gazetën Zyrtare, dhe pritet të hyjë në fuqi prej 1 janarit të vitit 2024.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk e gëzon lëvizjen e lirë në vendet e Zonës Schengen.

The post Burimet e BE-së: Pezullimi i liberalizimit të vizave për Kosovën, nuk është opsion appeared first on Prizreni Sot.

“Pamje panoramike”, PE njofton për heqjen e vizave me fotografi nga Prizreni
Parlamenti Europian ka zgjedhur një fotografi nga Prizreni në njoftimin që ka bërë për heqjen e vizave ndaj Kosovës.

“Pamje panoramike nga qyteti i Prizrenit në Kosovë”, shkruan Parlamenti.

Në postim, PE e thekson që qytetarëve të Kosovës iu desh të presin gjatë për heqjen e regjimit të vizave.

“Pritjes i erdhi fundi: qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza në BE. Kosovarëve do t’u lejohet të udhëtojnë në BE pa iu kërkua vizat, për një periudhë deri në 90 ditë. Parlamenti ka aprovuar marrëveshjen për udhëtim pa viza që pritet të hyjë në fuqi më 2024 së fundi”.

The post “Pamje panoramike”, PE njofton për heqjen e vizave me fotografi nga Prizreni appeared first on Prizreni Sot.

Fundi i sagës për vizat që u premtuan para më shumë se një dekade
Këshilli i Ministrave të BE-së pardje me unanimitet i thanë po lëvizjes pa viza për qytetarët e Kosovës. Ky vendim i tyre përfundoi edhe një fazë të kërkuar të procesit të liberalizimit të vizave për t’ia lënë radhën Parlamentit Europian edhe për një votim para se të hyjë në fuqi mundësia e udhëtimit pa viza në zonën Schengen.

Për të miratuar këtë qëndrim të Këshillit të BE-së, dosja e liberalizimit të vizave për Kosovën do të shkojë sërish në votim në Komitetin e Parlamentit Europian për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme (LIBE).

Sipas zëdhënësit të Parlamentit Europian, Janne Ojamo, më 22 mars është planifikuar votimi në LIBE, ndërsa seanca plenare do të jetë në mes të datave 17 dhe 20 prill.

Pasi edhe Parlamenti Europian t’i japë dritën jeshile procesit, vendimi nënshkruhet nga përfaqësuesit e tri institucioneve të BE-së, Komisioni, Këshilli dhe Parlamenti. Më pas vendimi duhet të publikohet në gazetën zyrtare pastaj hyn në fuqi 20 ditë pas publikimit. Data kur fillon lëvizja e lirë është caktuar 1 janari i 2024-ës.

Vendimi i së enjtes nxiti reagime në Kosovë dhe në rajon, por për shkak të përvojës së hidhur në Kosovës asgjë nuk merret me siguri të madhe kur janë në pyetje vizat. Kjo u pa edhe në reagimet në rrjetet sociale pardje pas vendimit në Bruksel.

Heqja e vizave ishte premtuar diku në vitin 2010 nga politikanë kosovarë edhe pse zyrtarë europianë këshillonin që të mos bëhet kjo.

Por, anëtarja e Kryesisë së LDK’së dhe profesoresha e integrimeve europiane, Jehona Lushaku, thotë se kësaj herë nuk do të ketë kthim prapa për vizat dhe se as zhvillimet politike nuk do ta ndikojnë vendimin.

“Unë nuk mendoj sepse është thënë sot se afati I fundit për të hyrë marrëveshja në fuqi është 1 janari dhe shpresoj që të shkojë kështu. tani ka mbetur të miratohet formalisht në PE, të nënshkruhet dhe të publikohet në gazetën zyrtare dhe duket që kjo është finalja” ka thënë Luashaku të enjten në DPT te Fidani.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se u nda i kënaqur nga Këshilli i BE-së.

“Vendim unanim i sotëm në favor të udhëtimit pa viza për qytetarët tanë. Pritjes së gjatë po i vjen fundi. Mezi presim hapat përfundimtarë të Parlamentit Europian”, tha Kurti në Twitter.

Derisa homologu i tij i Shqipërisë, Edi Rama, me ironi e uroi edhe BE-në.

“Një hap i vonuar padrejtësisht me vite u hodh sot nga BE-ja, e cila më në fund po e heq nga vetja njollën e turpit të trajtimit të Kosovës si të ishte një vend jashtë Europës! Urime jo vetëm Kosovës, po edhe Bashkimit Europian”, shkroi ai.

Ndërkaq, presidentja Osmani dhe homologu i saj shqiptar, Begaj, reaguan duke e mirëpritur këtë hap.

Një reagim e pati edhe Presidenti I Serbisë Aleksandar Vuçiq i cili tha se edhe Serbia e mbështet një vendim të tillë duke mos treguar pse, por duke lënë të kuptohet se mundësia e kosovarëve për të udhëtuar pa viza do ta zbrasë Kosovën.

“Nuk do të flas pse e mbështesim këtë vendim”, tha të enjten Vuçiq duke u qeshur.

Raportuesi për vizat Thijs Reuten në një reagim për Gazetën Express të enjten e ka quajtur lajm të mirë votimin në e ministrave të BE’së.

“Hapi tjetër do të jetë miratimi në Parlamentin Europian që pritet të ndodhë në prill. Nuk do të ketë më ndryshime në përmbajtjen e marrëveshjes. Kjo nënkupton që liberalizimi i vizave do të hyjë në fuqi ose në të njëjtën kohë me ETIAS ose më së largu më 1 janar 2024. Kjo nënkupton që jo më larg se vitin e ardhshëm, Kosova përfundimisht do ta ketë udhëtimin e merituar dhe të vonuar pa viza në BE”.

Procesi i tejzgjatur i konsideruar thellësisht i padrejtë për Kosovën u zhbllokua vitin e kaluar për të përfunduar procedurat këtë vit dhe për t’u shfrytëzuar vitin e ardhshëm.

Franca, shteti që ishte më skeptiku për t’i lejuar kosovarët të lëvizin lirshëm në zonën Schengen, pasi u bind për të hequr vizat e kushtëzoi atë me funksionalizimin e sistemit ETIAS, por më pas u mor vendim që si afat i fundit të lihet 1 janari i 2024-ës.

Në plan ishte që ETIAS të hynte në funksion në nëntor të këtij viti dhe me të filluar punën ky sistem, qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtonin lirshëm. Megjithatë, ky shans humbi meqë ETIAS do të vonohet deri më 2024.

The post Fundi i sagës për vizat që u premtuan para më shumë se një dekade appeared first on Prizreni Sot.

Tre hapat e mbetur deri tek finalizimi i liberalizimit të vizave
Dje shtetet anëtarë të Bashkimit Evropian, përfshirë edhe ato që vazhdojnë të mos e njohin Kosovën, në mënyrë unanime kanë votuar në përkrahje të heqjes së regjimit të vizave për kosovarët. Ky votim shënon njëherit edhe një prej momenteve më të rëndësishme të procesit të liberalizimit të vizave, shkruan.

Në rrugën përpara drejt finalizimit të këtij procesi kanë mbetur edhe tre hapa të cilët janë procedural, meqë tashmë për procesin s’ka mospajtime politike në mes të shteteve anëtare.

Pas votimit të djeshëm, hapi i radhës është që përfaqësuesit e tri institucioneve të BE-së, Parlamentit Evropian, Këshillit dhe Komisionit të nënshkruajnë aktin ligjor.

Në momentin që përfundohet ky hap, atëherë mbetet procedura e publikimit në gazetën zyrtare bashkë me datën e hyrjes në fuqi të ligjit, dhe hapi i tretë apo i fundit është hyrja e liberalizimit të vizave në fuqi,.

Kjo do të ndodhë jo më larg se data 1 janar 2024, derisa për atë se kur do të jenë në gjendje që kosovarët të lëvizin lirshëm në Zonën Schengen varet nga sistemi ETIAS, për të cilin po bëhen përpjekje për të funksionalizuar.

The post Tre hapat e mbetur deri tek finalizimi i liberalizimit të vizave appeared first on Prizreni Sot.

LIBE voton pro liberalizimit të vizave për Kosovën
Komiteti i Parlamentit Europian për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme (LIBE) sot ka votuar pro liberalizimit të vizave.

48 eurodeputetë votuan me 48 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenime, raporton Gazeta Express.

Për këtë LIBE ka njoftuar edhe në Twitter.

Pas votimit në LIBE duhet të ndodhë edhe votimi në Parlamentin Europian, që tashmë është dëshmuar pro heqjes së vizave edhe më herët.

The post LIBE voton pro liberalizimit të vizave për Kosovën appeared first on Prizreni Sot.

Ambasadorët e BE-së miratojnë liberalizimin e vizave për Kosovën
Ambasadorët e Bashkimit Evropian kanë miratuar tekstin e kompromisit për liberalizim e vizave për Kosovën.

Ky hap është bërë para miratimit përfundimtar nga Këshilli i Bashkimit Evropian.

Njohësi i çështjeve evropiane, Demush Shasha, ka thënë se sot është vulosur liberalizimi i vizave.

Ai ka thënë se në muajt e parë të vitit 2023 mbetet vetëm votimi formal në Parlamentin Evropian dhe Këshillin për Punë të Brendshme.

“Ambasadoret e BE-së sapo vulosën liberalizimin e vizave për Kosovën. Ky është hap i fundit për këtë vit dhe hap i cili mbyll procedurën teknike për liberalizimin e vizave. Në muajt e parë të vitit tjetër mbetet vetëm votimi formal në seancën plenare të Parlamentit Evropian dhe Këshillin për Punë të Brendshme”, ka shkruar ai.

The post Ambasadorët e BE-së miratojnë liberalizimin e vizave për Kosovën appeared first on Prizreni Sot.

Parlamenti dhe Këshilli i BE-së arrijnë marrëveshje për liberalizimin e vizave për Kosovën
Përfaqësuesit e Parlamentit dhe Këshillit Evropian kanë arritur të mërkurën marrëveshjen për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Të mërkurën ekipet negociuese të Parlamentit dhe Këshillit arritën marrëveshjen e shumëpritur për liberalizimin e vizave për Kosovën”, thuhet në njoftimin për media të Parmantit Evropian.

Më 30 nëntor, ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së ishin pajtuar për t’i dhënë mandatin Këshillit Evropian që të negociojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën me Parlamentin Evropian.

Në emër të PE-së negociata i ka zhvilluar raportuesi për liberalizim të vizave për Kosovën, Thijs Reuten nga Holanda.

“Heqja e vizave do të hyjë në fuqi kur sistemi evropian i udhëtimit, ETIAS, të jetë funksional, në çfarëdo rasti jo më vonë se më 1 janar të vitit 2024”, thuhet në këtë njoftim.

Kosova, aktualisht, është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e të cilit nuk mund të lëvizin lirshëm në këtë zonë.

“Më në fund qytetarët e Kosovës do të jenë në gjendje të udhëtojnë për pushime, vizita familjare apo për arsye biznesi në BE, pa pasur nevojë të aplikojnë për viza. Ky është një moment shumë i rëndësishëm për të ardhmen evropiane të këtij vendi”, tha Reuten./rel

The post Parlamenti dhe Këshilli i BE-së arrijnë marrëveshje për liberalizimin e vizave për Kosovën appeared first on Prizreni Sot.

Kosova bën edhe një hap për vizat, tash Presidenca çeke nis negociatat me Parlamentin Europian
Ambasadorët e vendeve anëtare të BE’së ranë dakord për t’i dhënë mandatin Këshillit Europian për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Në bazë të këtij mandati, presidenca do të nisë negociatat me Parlamentin Europian, raporton Gazeta Express.

Këtë e ka bërë të ditur ministri çek i Punëve të Jashtme, Jan Lipavský.

“Sot kemi bërë një hap të rëndësishëm drejt udhëtimit pa viza për Kosovën dhe tani shpresojmë të arrijmë një marrëveshje me Parlamentin Evropian për ta bërë realitet këtë premtim. Liberalizimi i vizave është bërë i mundur nga përpjekjet e Kosovës për të forcuar kontrollet e saj kufitare, migracionin, menaxhimin dhe sigurinë dhe ne besojmë se ky bashkëpunim i mirë vetëm do të forcohet në të ardhmen”, tha ai.

The post Kosova bën edhe një hap për vizat, tash Presidenca çeke nis negociatat me Parlamentin Europian appeared first on Prizreni Sot.

Mblidhet grupi punues i BE-së, në agjendë liberalizimi i vizave për Kosovën
Grupi punues i Këshillit të Bashkimit Evropian për viza do të mblidhet në një takim dyditor që nis sot. Në agjendë të këtij grupi do të jetë edhe Kosova, por për vendin tonë pritet të diskutohet gjatë së premtes.

Çështja e liberalizimit të vizave për shtetasit kosovarë mori një tjetër kthesë të papritur në tetor në takimin paraprak të këtij grupi pas kërkesës së Francës, mbështetur nga disa shtete të tjera, që këtë proces ta ndërlidhë me disa kërkesa të tjera.

Franca ka kërkuar që liberalizimi të kushtëzohet me vënien në funksion të sistemit për siguri në Evropë, ETIAS, sistem ky për autorizim dhe informacione rreth udhëtimit, por që i njëjti akoma nuk është funksional.

Përmes këtij sistemi, qytetarët e shteteve për të cilat janë liberalizuar vizat, duhet të regjistrojnë të dhënat e tyre para se të udhëtojnë në BE. Atëherë do të marrin konfirmimin elektronik dhe kjo do të vlejë për tre vjet.

Po ashtu, Kosovës i është kërkuar që të harmonizojë politikën e vizave me atë të Bashkimit Evropian, të rrisë kontrollin e kufijve dhe vazhdimin e riatdhesimit të atyre që duhet të lëshojnë territorin e BE-së.

Megjithatë, Qeveria e Kosovës e ka quajtur të padrejtë kushtëzimet e reja të Francës duke thënë se vendi ynë ka plotësuar të gjitha kërkesat e kërkuara dhe nuk mund të ketë të tjera.

The post Mblidhet grupi punues i BE-së, në agjendë liberalizimi i vizave për Kosovën appeared first on Prizreni Sot.

Vizat për kosovarët, çka pritet të ndodhë nesër në Bruksel?
Grupi Punues i Këshillit Evropian të BE-së mblidhet të mërkurën në Bruksel për të diskutuar çështjen e heqjes së regjimit të vizave për Kosovën.

Pas një muaji nga mbledhja e fundit, Grupi Punues për vizat i Këshillit Evropian rikthehet në një mbledhje dy-ditore që mbahet më 8 dhe 9 nëntor.

Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën ndodhet në pikën tre të rendit të ditës së Grupit Punues.

Ndryshe, në prag të diskutimit të dytë të grupit punues për vizat në Këshillin e BE-së, Presidenca çeke ka dërguar një “dokument ndërinstitucional”, në të cilin tashmë është përfshirë edhe kërkesa e Francës e paraqitur në takimin e parë, më 13 tetor.

Radio Evropa e Lirë ka pasur qasje në këtë dokument, i cili është bazë për diskutimet që do të zhvillohen më 9 apo 10 nëntor, në takimin e radhës të grupit punues për vizat të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Propozimi i ndryshuar i Presidencës çeke të Këshillit të BE-së përmban kushtëzimin e hyrjes në fuqi të liberalizimit të vizave me “nisjen efektive të sistemit ETIAS”, si dhe kërkesat ndaj Kosovës që deri në hyrjen në fuqi, të përmbyllë marrëveshje për riatdhesim me ato vende të BE-së me të cilat nuk ka marrëveshje të tilla deri më tash, si dhe ta përshtatë edhe më tej politikën e saj të vizave me atë të Bashkimit Evropian.

“Heqja e vizave do të vlejë vetëm për bartësit e pasaportave biometrike të lëshuara në përputhje me standardet e Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO), dhe nuk do të zbatohet deri në nisjen efektive të operimit të Sistemit Evropian të informimit dhe autorizimit të udhëtimit (ETIAS)”, është formulimi i ri në draftin e fundit të tekstit të propozimit për vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Sistemi digjital, ETIAS, synon të bëjë evidentimin e vizitorëve që hyjnë prej jashtë BE-së në zonën e lëvizjes së lirë, Schengen.

Në takimin e parë të grupit punues, Franca kishte kërkuar që liberalizimi të lidhet me hyrjen në fuqi të sistemit ETIAS, por një numër i madh shtetesh dhe Komisioni Evropian këtë e kishin quajtur “të panevojshme” pasi hyrja në fuqi nuk varet nga Kosova dhe se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret.

Hyrja e plotë në fuqi e ETIAS-it ishte shtyrë disa herë dhe afati i ri i vendosjes në përdorim të plotë është nëntori i vitit të ardhshëm.

Në tekst është shtuar edhe kërkesa që Komisioni Evropian në monitorimin që do ta bëjë pasi të liberalizohen vizat, të vëzhgojë edhe përshtatjen e Kosovës me regjimin e vizave të BE-së, që ka të bëjë me regjimin e vizave për vendet e treta.

Franca e ka nxjerrë këtë kusht qysh në takimin e një grupi punues të Këshillit të BE-së për vizat.

Ka pasur raporte se ai është mbështetur edhe prej së paku katër shteteve të tjera: Suedisë, Belgjikës, Holandës dhe Spanjës.

Komisioni Evropian, qysh në vitin 2018, ka konfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara për lëvizje të lirë, por disa udhëheqës individualë të bllokut kanë shprehur vazhdimisht rezerva për lëvizjen e lirë të kosovarëve.

Më 12 tetor, Komisioni ka lëshuar edhe një dokument, ku ka theksuar se rekomandimi i tij “mbetet plotësisht i vlefshëm”.

Nga Republika Çeke, e cila mban presidencën e Këshillit Evropian deri në fund të vitit 2022, kanë thënë disa herë se shpresojnë ta zgjidhin çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën gjatë mandatit të tyre.

The post Vizat për kosovarët, çka pritet të ndodhë nesër në Bruksel? appeared first on Prizreni Sot.

“Këtë muaj merret vendimi final për vizat”
Profesori dhe anëtari i LDK-së, Valon Murtezaj, i cili jeton dhe vepron në Francë ka folur rreth qëndrimit të Parisit për çështjen e liberalizimit të vizave.

Murtezaj ka thënë se takimi që ka ndodhur në tetor ka qenë një takim pune dhe se aty s’ka pasur të merret ndonjë vendim për heqjen e liberalizimit të vizave.

Muretzaj ka thënë se vendimi përfundimtar e që është politik merret në muajin dhjetor, raporton Gazeta Express.

Ai në një intervistë për Frontal të T7 ka thënë se është optimist për qëndrimin e Francës.

“Vendimi përfundimisht, politik, ai është kryesori. Merret diku në dhjetor. Unë jam optimist që do të merret pozitiv. E pastaj data se kur mund të udhëtosh, është periudhë disa mujore”, ka thënë Muretzaj.

The post “Këtë muaj merret vendimi final për vizat” appeared first on Prizreni Sot.

Raporti i BE-së: Kosova ka plotësuar kriteret për heqjen e vizave që në vitin 2018
Johannes Madsen nga Zyra e BE-së në Kosovë, ka thënë se Raporti për Kosovën na përkujton propozimin heqjen e vizave dhe aty theksohet se Kosova ka plotësuar kriteret për heqjen e vizave që në vitin 2018.

Ai ne tryezën me temën “Agjenda Evropiane 2022”, organizuar nga Komisioni për Integrim Evropian, shtoi se Kosova ka bërë progres në funksionimin e gjyqësorit.

“Procesi i zgjerimit të BE-së duhet të jetë në krye të agjendës të liderëve Evropian. Raporti mbulon periudhën nga viti 2021-2022 dhe fokusohet në fakte, shohim edhe progres të jashtëzakonshëm që kanë ndodhur jashtë kësaj kornize ju keni merita për progresin”.

“Para se të diskutojmë për gjërat specifike duhet të them që raporti kujton propozimin për heqjen e vizave dhe kjo ende nuk është zgjidhur dhe nga viti 2018 e kemi vlerësimin që Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave. Në sundimin e ligjit Kosova ka bërë progres në funksionimin e gjyqësorit dhe krimit të organizuar dhe rasteve korruptive”.

The post Raporti i BE-së: Kosova ka plotësuar kriteret për heqjen e vizave që në vitin 2018 appeared first on Prizreni Sot.

Radio Evropa e Lirë: Franca kushtëzon heqjen e vizave për Kosovën
Në mbledhjen e mbyllur, të mbajtur të enjten në Këshillin e Bashkimit Evropian, Radio Evropa e Lirë merr vesh se është propozuar që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.

Ky propozim besohet se është bërë nga zyrtarët francezë dhe është mbështetur prej të paktën katër shteteve tjera: Suedisë, Belgjikës, Holandës dhe Spanjës.

ETIAS është sistem evropian për autorizim dhe informacione rreth udhëtimit.

Pas shqetësimeve në rritje për terrorizmin dhe krizën me migrantë, zyrtarët evropianë kanë bërë thirrje prej kohësh për menaxhim më të mirë të njerëzve që hyjnë në kufijtë e BE-së.

Përmes këtij sistemi për autorizim të udhëtimit do të mblidhen dhe do të përditësohen informacionet e nevojshme për të vërtetuar se një person nuk përbën kërcënim për sigurinë.

Ky sistem është krejtësisht elektronik, që mundëson marrjen e informacioneve për banorët e vendeve që nuk kanë nevojë për viza për të hyrë në Zonën Schengen.

Ky sistem është i ngjashëm me sistemin amerikan ESTA, që shërben për qëllime të njëjta.

Procedura ligjore për të miratuar sistemin ETIAS ka nisur më 2016, dhe sistemi pritet të jetë plotësisht operacional brenda vitit 2023 – pa ndonjë datë të saktë.

Komisioni Evropian ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën më 2018.

Më 12 tetor të këtij viti, ky Komision ka konfirmuar në Raportin vjetor të Progresit se mbështet rekomandimin e bërë për heqjen e vizave për Kosovën dhe konstatimi se shteti i ka përmbushur të gjitha kriteret./REL/

The post Radio Evropa e Lirë: Franca kushtëzon heqjen e vizave për Kosovën appeared first on Prizreni Sot.

Prezantohet raporti për Kosovën: Komisioni Evropian rikonfirmon plotësimin e kushteve për liberalizim të vizave
Prezantohet raporti për Kosovën: Komisioni Evropian rikonfirmon plotësimin e kushteve për liberalizim të vizave

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi ka prezantuar sot raportet e progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa për Kosovën theksoi se vendi ka gëzuar stabilitet politik këtë vit dhe autoritetet vazhdojnë të demonstrojnë zotimin e tyre në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Ai tha se Komisioni Evropian njeh përpjekjet e Kosovës për të fuqizuar demokracinë dhe sundimin e ligjit dhe intensifikimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit.

Varhelyi më tej tha se në periudhën para do të donin të shihnin zbatimin më të shpejtë dhe efektivë të agjendës reformuese drejt BE-së.

Më tej në raport thuhet thotë se vendi ynë është duke lëvizur përpara dhe në drejtimin e duhur, megjithatë ka disa segmente ku nevojitet ende progres.

Po ashtu është potencuar çështja e dialogut Kosovë-Serbi, nga të cilat u kërkuar të angazhohen me konstruktivitet.

Komisioni Evropian u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve duke e vlerësuar atë si thelbësore për integrimet evropiane.

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerim tha se Komisioni Evropian sërish ka rikonfirmuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Gjatë kësaj konference ku u prezantuan raportet për vendet e Ballkanit Perëndimor, eurodeputetja Viola von Cramon përmendi çështjen e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Serbi.

Në prezantimin e raporteve për vendet e Ballkanit Perëndimor, eurodeputetja Viola von Cramon përmendi çështjen e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Serbi.

Ajo tha se kjo çështje nuk është adresuar siç duhet.

The post Prezantohet raporti për Kosovën: Komisioni Evropian rikonfirmon plotësimin e kushteve për liberalizim të vizave appeared first on Prizreni Sot.

E konfirmon Komisioni Evropian: Kosovës duhet t’i hiqen vizat
Komisioni Evropian do të miratojë më 12 tetor paketën vjetore të zgjerimit dhe raportet e progresit për secilin nga vendet e përfshira në këtë proces.

Sipas burimeve të BE-së në Bruksel, raportet e sivjetme do të jenë një përzierje e elementeve pozitive, por edhe e shqetësimeve për mungesë të progresit në disa fusha, si dhe e disa dështimeve.

Komisioni Evropian pritet të përmendë nisjen e negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut si zhvillimin kryesor pozitiv në procesin e zgjerimit të bllokut me rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Me vite, këto dy shtete kandidate kanë qenë në pritje të nisjes së negociatave, edhe pse, sipas Komisionit Evropian, i kanë pasur të përmbushura të gjitha kushtet.

Greqia ka hequr në verë pengesën e fundit ndaj Maqedonisë së Veriut, e cila ka pasur të bëjë me disa mospajtime rreh gjuhës dhe identitetit. Rrjedhimisht është hapur rruga edhe për Shqipërinë, meqë dy vendet kanë qenë në paketë qysh në fillim.

Komisioni Evropian pritet të konfirmojë përmes raportit të progresit se Kosova vazhdon t’i përmbushë kushtet për liberalizimin e vizave me vendet evropiane dhe se Komisioni mbetet në qëndrimin se vizat për qytetarët e Kosovës duhet të hiqen.

Një gjë të tillë, Komisioni e ka shprehur edhe në një letër dërguar vendeve anëtare javën e shkuar, në prag të diskutimeve që do të zhvillohen më 13 tetor në grupin punues për vizat në Këshillin e BE-së.

Nga porositë politike për rajonin e Ballkanit pritet, po ashtu, që Komisioni të ftojë Kosovën dhe Serbinë që të bëjnë përparim në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, që do të çonte drejt arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse.

Për pothuajse të gjitha shtetet e rajonit pritet të përsëritet thirrja për më shumë përparim në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, për forcimin e sundimit të ligjit, për reformat e gjyqësorit dhe për lirinë e mediave.

Ndonëse ka një lloj progresi në këto fusha, Komisioni Evropian vlerëson se në të shumtën e rasteve zbatimi i reformave është në fazën fillestare.

Komisioni do të raportojë në këto dokumente edhe për sfidat e vendeve të rajonit në furnizimin me energji elektrike, si dhe për bashkëpunimin e tyre me BE-në në këtë drejtim.

Kureshtja më e madhe e diplomatëve në Bruksel është se si do t’i formulojë Komisioni Evropian kritikat që do t’ia bëjë Serbisë, për shkak të mospërshtatjes së qëndrimeve të saj me politikën e jashtme të BE-së, përkatësisht mosvendosjes së sanksioneve kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Serbia është i vetmi vend i rajonit të Ballkanit dhe, krahas Turqisë, i vetmi vend i përfshirë në procesin e zgjerimit të BE-së, që nuk i ka mbështetur sanksionet e bllokut kundër Rusisë. Pritet që në raportin e progresit, Komisioni ta shënojë këtë si dështim të Serbisë.

Një vend tjetër i rajonit, i cili do të ketë fokus të veçantë në paketën e zgjerimit këtë vit, është Bosnje e Hercegovina.

Komisioni Evropian pritet të shprehë zhgënjim për dështimin e forcave politike në këtë vend për të arritur një marrëveshje për reformat e sistemit zgjedhor, si dhe për reformat e kufizuara kushtetuese.

Për këtë shkak, në ditën e zgjedhjeve në këtë shtet, më 2 tetor, përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare për Bosnje e Hercegovinën, Christian Schmidt, është detyruar t’i përdorë kompetencat e tij dhe të imponojë disa ndryshime.

Raportet vjetore të progresit analizojnë në detaje arritjet e secilit vend në fushat dhe kapitujt e negociatave të anëtarësimit në BE.

Vendet e rajonit ndodhen në faza të ndryshme në procesin e zgjerimit. Mali i Zi ka avancuar më së shumti dhe i ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave.

Serbia pason si shtet që është në procesin e negociatave, por këtë vit nuk ka hapur, deri më tash, asnjë kapitull të ri.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut sapo i kanë nisur negociatat, ndërsa Bosnje e Hercegovina ka aplikuar për anëtarësim në BE, por akoma nuk ka marrë mendim pozitiv nga Komisioni Evropian për dhënien e statusit të vendit kandidat.

Kosova është i vetmi vend i rajonit të Ballkanit Perëndimor, i cili nuk ka aplikuar ende për anëtarësim në BE.

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se do ta bëjë kërkesën formale këtë vit, por në BE nuk janë të sigurt se si do të veprojnë, pasi Kosova nuk është njohur si shtet nga pesë vende anëtare, ndërsa vendimet në procesin e zgjerimit merren me konsensus të plotë.

Turqia është një vend tjetër kandidat për anëtarësim në BE, për të cilin do të miratohet po ashtu raporti i progresit. Por, me këtë shtet, procesi i negociatave është i ngrirë dhe Komisioni, për disa vite radhazi, ka raportuar se Turqia ka shënuar kthim prapa në përmbushjen e kushteve për anëtarësim dhe përafrimin e saj me standardet evropiane. Në qershor, në procesin e zgjerimit janë përfshirë edhe tri shtete të fqinjësisë lindore evropiane. Ukraina dhe Moldavia kanë marrë statusin e vendit kandidat, ndërsa Gjeorgjisë i është premtuar “perspektiva evropiane”. /Rel

The post E konfirmon Komisioni Evropian: Kosovës duhet t’i hiqen vizat appeared first on Prizreni Sot.

Ministrja gjermane: Vizat për Kosovën do të liberalizohen këtë vit
Ministrja e Gjermanisë për Evropë, Anna Luhrmann ka deklaruar se liberalizmi i vizave për Kosovën do ndodhë këtë vit.

Në një intervistë për TV21 më 5 tetor Luhrmann foli edhe për procesin e Berlinit që, sipas saj, shumë shpjet do jetë më aktiv dhe më efikas për integrimin të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Po liberalizmi do bëhet shumë shpejt, të jem më precize, këtë vit” – është shprehur ajo.

Muajin e kaluar Franca, Gjermania dhe Polonia, kanë rikonfirmuar angazhimin e tyre të ndaj perspektivës së anëtarësimit në Bashkimin Evropian për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor  jashtë BE-së, vetëm qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirshëm në vendet evropiane, apo në atë që njihet si zona Shengen.

The post Ministrja gjermane: Vizat për Kosovën do të liberalizohen këtë vit appeared first on Prizreni Sot.

Ngjallen shpresat: S’ka kushte të reja për heqjen e vizave
Është raportuar se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën do të jetë në rend të ditës në takimin e grupit punues të Këshillit Evropian më 13 tetor.

Në një përgjigje për lajmi.net, një zyrtar i Komisionit Evropian nuk ka konfirmuar se liberalizimi i vizave do të jetë në rend të ditës më 13 tetor, por ka deklaruar se Bashkimi Evropian vazhdon të mbështes liberalizimin e vizave për Kosovën, por se tashmë kjo çështje është në duart e shteteve anëtare ta përkrahin ose jo.

“Çfarë mund të themi për këtë çështje është se Komisioni e konfirmoi në korrik të vitit 2018 se Kosova i përmbushi të gjitha standardet e Udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave. Vlerësimi ynë qëndron ende. Pas votimit të favorshëm të Parlamentit Evropian në vitin 2019, tani i takon shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që ta çojnë përpara këtë çështje. Ne i inkurajojmë ata që të vazhdojnë me heqjen e vizave për Kosovën”, ka deklaruar zyrtari i Komisionit Evropian.

Nga BE-ja kanë thënë se rregullisht ofrojnë përmbledhje të performancës së Kosovës në fusha të ndryshme relevante për standardet përmes raporteve të vendeve në zgjerim. Një raport i njëjtë i është ofruar shteteve anëtare më 19 tetor të vitit 2021, e cila tregon se Kosova ende i përmbush standardet për liberalizimin e vizave.

“Për të mbështetur vendimmarrjen e shteteve anëtare, ne do të prezantojmë këtë vit raportin tonë të zgjerimit 2022 të shoqëruar me një përditësim teknik për çështjen e liberalizimit të vizave. Aktualisht jemi duke punuar në përgatitjen e këtij përditësimi teknik në konsultim me Presidencën e Këshillit dhe shtetet anëtare. Ky përditësim do të jetë vetëm një dokument teknik, duke paraqitur një gjendje të përditësuar të lojës në ato fusha që lidhen me standardet e liberalizimit të vizave, për të mbështetur diskutimet në Këshill”, ka thënë ky zyrtar i Komisionit Evropian.

BE-ja ka bërë të ditur se vlerëson që Kosova ende i përmbush të gjitha standardet e Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave.

“Është vlerësimi ynë se Kosova i përmbush të gjitha standardet e Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave. Përditësimi teknik nuk do të përbëjë një vlerësim të ri dhe nuk do të shtojë ndonjë kusht apo pikë referimi të ri”, kanë thënë nga Komisioni Evropian.

Kujtojmë se Bashkimi Evropian ka konfirmuar për të disatën herë se Kosova i ka përmbushur kushtet për liberalizimin e vizave, por se në mungesë të mbështetjes nga shtetet anëtare të BE-së, Kosova vazhdon të mbetet një ndër vendet më të izoluara në rajon sa i përket lëvizjes së lirë të qytetarëve.

The post Ngjallen shpresat: S’ka kushte të reja për heqjen e vizave appeared first on Prizreni Sot.

Diskutimi për vizat në BE me 13 tetor, Çekia u shkruan vendeve anëtare
Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën do të jetë në rend të ditës në takimin e grupit punues të Këshillit Evropian, më 13 tetor, konfirmojnë burimet diplomatike të BE-së në Bruksel për REL.

Presidenca çeke e BE-së tashmë u ka dërguar letër vendeve anëtare si paralajmërim për diskutimet për këtë temë.

Radio Evropa e Lirë ka siguruar qasjen në këtë dokument dhe aty shprehet qartë dëshira e Çekisë që të gjitha vendet anëtare të BE-së të arrijnë konsensus të brendshëm për të mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në këtë letër, Çekia thirret edhe në, siç thuhet, arsyet e politikës së jashtme për liberalizimin e vizave për Kosovën, duke rikujtuar se edhe Komisioni Evropian ka konfirmuar dhe pritet të përsërisë se Kosova i ka përmbushur kushtet.

“Pasi Presidenca Çeke mendon se arsyet e lidhura me politikën e jashtme për liberalizimin e vizave për Kosovën janë bindëse, ajo shpreson se të gjitha shtetet anëtare të BE-së do të arrijnë pajtim të brendshëm politik për këtë çështje”, thuhet në këtë dokument.

“Qasja gjeopolitike e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor është e domosdoshme. Rajoni ka nevojë për sinjal të qartë se procesi i zgjerimit të BE-së është i besueshëm dhe se BE-ja është e gatshme t’i shpërblejë përpjekjet për reforma që bëjnë vendet e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në këtë letër.

Presidenca Çeke përmend aty pikërisht liberalizimin e vizave për Kosovën si shembull se si BE-ja mund të rrisë besueshmërinë në rajon.

“Liberalizimi i vizave është element kyç në procesin e integrimeve të Kosovës në BE, që është shumë i vonuar tashmë. Kosova është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor (dhe një prej pak vendeve në Evropë) që akoma nuk e ka siguruar regjimin pa viza me BE-në. Ky fakt ka një ndikim të konsiderueshëm negativ në atmosferën në vend dhe në qëndrimet e qytetarëve të Kosovës rreth korrektësisë dhe kredibilitetit të BE-së”, thuhet në letër.

Aty, po ashtu, rikujtohet rrugëtimi i Kosovës drejt përmbushjes së kushteve për lëvizjen e lirë të qytetarëve të saj.

“Komisioni Evropian ka nisur dialogun për liberalizimin e vizave me Kosovën në vitin 2012, ndërsa në korrik të vitit 2018 ka konfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret. Parlamenti Evropian, në vazhdimësi, ka konfirmuar se mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën”, thuhet në letër.

Presidenca Çeke e BE-së thekson se pret që Komisioni Evropian të konfirmojë mendimin pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Presidenca Çeke është në kontakt të ngushtë me Komisionin Evropian. Jemi pajtuar për një përditësim teknik të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave që do të mbulonte periudhën nga raporti i publikuar në vitin 2018. Ky përditësim teknik supozohet se do t’i paraqitet grupit punues për vizat në muajin tetor”, thuhet po ashtu letër.

Sipas saj, Presidenca Çeke beson se ky përditësim do të jetë pozitiv dhe se do t’i konfirmojë rezultatet e gjetjeve të Komisionit në vitin 2018.

“Ambicie e Presidencës Çeke është që të ndërtojë mbështetje mes shteteve anëtare dhe të nisë procedurën relevante legjislative, që do të rezultojë me relaksimin e regjimit të vizave për Kosovën”, thekson letra.

Përmes saj, Çekia thotë se i kupton edhe shqetësimet e disa vendeve anëtare të BE-së për implikimet që mund t’i ketë liberalizimi i vizave për Kosovën për sigurinë e brendshme të tyre.

Për këtë arsye, ministritë e Punëve të Brendshme të vendeve anëtare janë më shumë të rezervuara për të miratuar liberalizimin e vizave, sesa ministritë e Punëve të Jashtme.

Çekia, megjithatë, thirret në vlerësimin e Komisionit Evropian për adresimin e këtyre shqetësimeve. Reklama

“Komisioni Evropian është i bindur se dhënia e liberalizimit të vizave për Kosovën nuk paraqet rrezik për vendet anëtare në formën e valës së imigrimit”, thotë Presidenca çeke, duke shtuar se edhe Kosova ka marrë masa për t’i adresuar këto shqetësime.

“Vlen po ashtu të theksohet se Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar më 3 gusht rezolutën për liberalizimin e vizave. Me këtë rezolutë, institucionet e Kosovës zotohen t’i zbatojnë të gjitha reformat, për të garantuar sundimin e ligjit, përfshirë edhe ato që kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Presidenca çeke vlerëson lart miratimin e kësaj rezolute, e cila është një dëshmi e rëndësishme e përkushtimit nga ana e Kosovës”, thuhet në letër. Reklama

Diskutimi i parë në grupin punues të Këshillit për liberalizimin e vizave për Kosovën pritet të zhvillohet vetëm një ditë pasi Komisioni Evropian të miratojë dhe publikojë paketën vjetore të zgjerimit, e cila do të shoqërohet edhe me raportet individuale të progresit për vendet e përfshira në këtë proces.

Edhe nga Komisioni Evropian është konfirmuar se do të raportojë pozitivisht për përmbushjen e kritereve nga ana e Kosovës, sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave.

Burimet diplomatike në Bruksel e shohin qëllimin e Çekisë që të nisë procedurën për vendimin për liberalizimin e vizave si dëshmi se tashmë ekziston një mbështetje e madhe për këtë në Këshill.

Por, përkundër kësaj, ato hezitojnë të përmendin afate se kur do të miratohej vendimi dhe kur do të hynte në fuqi liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës. Reklama

Nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që mbeten jashtë BE-së, vetëm qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirshëm në vendet evropiane, apo në atë që njihet si zona Shengen.

Kosova, ashtu si edhe Bosnje e Hercegovina, ka vetëm Marrëveshje Stabilizimi me BE-në, që është hapi i parë drejt anëtarësimit në bllok.

Mali i Zi, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, ndërkaq, i kanë hapur negociatat për anëtarësim në BE

The post Diskutimi për vizat në BE me 13 tetor, Çekia u shkruan vendeve anëtare appeared first on Prizreni Sot.

REL: Franca është zbutur, tash nuk është kundër liberalizimit për Kosovën
Vetëm disa muaj nga përmendja e idesë për krijimin e një bashkësie politike evropiane është thirrur takimi i liderëve të vendeve që supozohet se do të jenë pjesë e kësaj bashkësie.

Idenë e ka shpalosur së pari presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në muajin maj, e pas tij edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Dallimi është se Michel ka menduar ta emërojë organizatën e re si “Bashkësi Gjeopolitike Evropiane”, ndërsa Macron “Bashkësi Politike Evropiane”.

Qëllimi, megjithatë, është i njëjtë: të krijohet një format, ku do të bashkëvepronin të gjitha vendet e kontinentit “që duan të ndajnë vlera dhe interesa të përbashkëta”, jo vetëm ato që janë anëtare të Bashkimit Evropian. Ndonjë afat se kur do të mund të formohet, nuk ka.

Këshilli Evropian ka konfirmuar se tashmë janë dërguar ftesat për pjesëmarrësit në samitin e Pragës, që do të zhvillohet më 6 tetor.

Ata do të përfshijnë udhëheqësit e 27 vendeve evropiane që nuk janë anëtare të BE-së, të 27 vendeve të BE-së, si dhe presidenten e Komisionit Evropian dhe presidentin e Këshillit Evropian. Janë ftuar, pra, të gjitha shtetet që ekzistojnë në Evropë, me përjashtim të Federatës Ruse dhe Bjellorusisë.

Ftesat janë dërguar bashkërisht nga kryeministri i Çekisë, Petr Fiala, vendi i të cilit aktualisht ka kryesimin e BE-së, dhe nga Charles Michel, president i Këshillit Evropian.

Është caktuar, po ashtu, agjenda e takimit, e cila nuk përfshin ndonjë diskutim për strukturat eventuale të kësaj “bashkësie”, por tema aktuale si: paqja dhe siguria, energjia dhe ndryshimet klimatike, situata ekonomike, si dhe migracioni dhe mobiliteti.

Të gjitha këto shihen si tema urgjente dhe janë në interes të përbashkët të të gjithë pjesëmarrësve.

Burimet diplomatike në BE pranojnë se në prag të dërgimit të ftesave, ka pasur shumë dilema, meqë ideja është që në bashkësinë politike evropiane të jenë “të gjitha vendet që ndajnë të njëjtat vlera të demokracisë dhe lirive themelore”. Por, ky formulim, sipas disa diplomatëve të BE-së, ka ngjallur dyshimin se a mund të ftohen edhe shtetet që kanë probleme me respektimin e vlerave të demokracisë dhe me lirinë e mediave, apo edhe ato që nuk i mbështesin sanksionet e BE-së kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Megjithatë, në fund është vendosur që të ftohen të gjitha këto vende – në mesin e tyre edhe gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Turqia, Armenia e Azerbajxhani.

“Pa marrë parasysh se çfarë mendojmë për nivelin e demokracisë në këto vende, nuk është e mundur që pa to të adresohen shqetësimet urgjente që i kemi, si: siguria e furnizimit me energji, sfidat e përballjes me emigrimin ilegal dhe paqja e siguria në kontinentin tonë dhe fqinjësinë evropiane”, thotë një diplomat i BE-së.

Dilema më e madhe që është shfaqur rreth kësaj ideje, është nëse krijimi i një bashkësie politike evropiane do të ndikojë në procesin e zgjerimit të BE-së dhe do të shërbejë si një lloj zëvendësimi – së paku për një periudhë kalimtare – për anëtarësimin formal të disa vendeve në BE.

Këto shqetësime, në disa raste, janë vlerësuar si të pabaza, edhe në nivele të ndryshme të BE-së, por edhe nga nismëtarët e kësaj ideje.

Një zyrtar i BE-së, duke shpalosur për gazetarët qëllimet e bashkësisë politike evropiane, për të cilën tashmë përdoret shkurtesa EPC, ka thënë se “EPC-ja nuk i zëvendëson organizatat ekzistuese, strukturat apo proceset dhe nuk e ka për qëllim që në këtë moment të krijojë struktura apo procese të reja”.

Sipas të njëjtit burim, qëllim kryesor i bashkësisë politike evropiane është të ofrojë platformë “për koordinim politik për të gjitha vendet e kontinentit”, përmes së cilës, po ashtu, “do të forcohej dialogu dhe bashkëpunimi në adresimin e sfidave dhe interesave të përbashkëta”.

Ideja është që liderët, në nivel krejtësisht të barabartë, të takohen një apo dy herë në vit.

Por, përkundër pohimeve të përsëritura se “kjo nismë nuk ka për qëllim të jetë alternativë e procesit të zgjerimit”, ka diplomatë që mendojnë se krijimi i kësaj bashkësie mund të ndikojë, së paku, në ngadalësimin e procesit të zgjerimit – proces që edhe ashtu është i ngadalshëm.

Një prej arsyeve për dyshim lidhet me faktin se kjo ide është përmendur për herë të parë nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, vendi i të cilit, krahas Holandës, ka qenë për një kohë të gjatë në krye të shteteve të BE-së, që janë shprehur skeptike për procesin e zgjerimit dhe kanë ndikuar që ky proces të ngadalësohet.

Por, në një ‘non-paper’ që ka ndarë me shtetet tjera anëtare të BE-së, Franca ka sqaruar se “politika e zgjerimit – për shkak të kërkesave për reforma të domosdoshme që duhen plotësuar për t’u anëtarësuar në BE dhe kohëzgjatjes së këtij procesi – nuk ofron sot kornizë të nevojshme politike për t’u përgjigjur ndaj nevojave historike dhe gjeopolitike që dalin nga lufta në Ukrainë, si dhe për strukturimin politik të kontinentit tonë evropian”.

“Për këtë arsye, ne propozojmë që këtë vit të krijohet bashkësia politike evropiane mes të gjitha vendeve evropiane që dëshirojnë të kontribuojnë së bashku për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e kontinentit tonë”, thuhej në këtë dokument.

Po sipas tij, “bashkësia politike evropiane do të jetë e hapur për shtetet evropiane që ndajnë vlerat demokratike, pa marrë parasysh nëse janë ose jo anëtare të Bashkimit Evropian dhe pa marrë parasysh natyrën e raporteve të tyre me Bashkimin Evropian”.

Me këtë dokument, Franca ka bërë përpjekje t’i heshtë zërat që kanë tërhequr vërejtjen se kjo ide mund të ketë për qëllim ta dëmtojë procesin e zgjerimit, duke krijuar alternativë.

“Bashkësia politike evropiane nuk do të jetë alternativë e anëtarësimit në BE dhe nuk do të jetë zëvendësim për procesin e zgjerimit. Për shtetet evropiane që duan të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian, për më tepër, do të jetë mundësi për forcimin e lidhjeve me vendet e BE-së përpara se të bëhen anëtare, si në aspektin politik, ashtu edhe në pjesëmarrjen e tyre në disa politika të BE-së”, thuhej në këtë dokument.

Burimet diplomatike në Bruksel thonë se sjellja e Francës në raport me zgjerimin e BE-së ka ndryshuar dhe se ky shtet është më “miqësor” ndaj zgjerimit.

“Franca ka qenë shumë e angazhuar për heqjen e pengesave për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Besoni se pa angazhimin e Francës, kjo vështirë se do të ndodhte. Franca, krahas Gjermanisë, po angazhohet edhe në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Dhe, tani, Franca nuk është kundër liberalizimit të vizave për Kosovën. Po ashtu ka mbështetur edhe dhënien e shpejtë të statusit të vendit kandidat për Ukrainën dhe Moldavinë”, thotë një burim i BE-së, duke shtuar se “skepticizmi i Francës ndaj procesit të zgjerimit i takon ndoshta së kaluarës”.

Në selinë e BE-së në Bruksel thonë, madje, se ky forum do të shërbejë për forcimin e raporteve mes vendeve kandidate që duan të jenë në BE dhe vendeve të BE-së. Në këtë mënyrë, ato do të mund të përparojnë edhe në arritjen e qëllimeve të tyre për anëtarësim formal në BE.

“Këtu mendojmë pikësëpari në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ato duan të bëhen anëtare të BE-së dhe në BE tash ekziston vullneti që të mbështeten në këtë rrugëtim”, thotë një burim diplomatik, duke rikujtuar se këtë e ka theksuar edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në fjalimin e saj vjetor për gjendjen e unionit.

Von der Leyen e ka përmendur Ballkanin derisa ka folur për nevojën që të rishqyrtohet politika e jashtme e BE-së.

“Tash është koha për të investuar në forcën e demokracisë. Kjo punë nis me grupin bazë të partnerëve që mendojnë si ne, me miqtë tanë në secilin komb demokratik në botë. Ne e shohim botën me të njëjtin sy. Dhe, ne duhet ta mobilizojmë fuqinë tonë kolektive. Mënyra më e shpejtë për të zgjeruar sundimin e demokracisë, është duke forcuar lidhjet me vendet demokratike në kontinentin evropian”, ka thënë von der Leyen.

Porosi të veçantë, ajo u ka dërguar vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Moldavisë – të vetmet që kanë aspirata për t’u anëtarësuar në BE.

“Kjo nis me ato vende që tashmë janë në rrugën drejt unionit tonë. Ne duhet të jemi në anën e tyre, në secilin hap në këtë rrugë. Sepse, rruga drejt demokracisë së fuqishme dhe rruga drejt Bashkimit Evropian janë të njëjtat. Prandaj, dua që njerëzit në Ballkanin Perëndimor, në Ukrainë, në Moldavi dhe në Gjeorgji ta dinë: Ju jeni pjesë e familjes sonë, e ardhmja juaj është në union, dhe unioni ynë nuk është komplet pa ju”, ka thënë von der Leyen, duke shprehur edhe mbështetjen e plotë të Komisionit Evropian për krijimin e bashkësisë politike evropiane.

Një diplomat i BE-së ka thënë se kjo nismë, “në vend që të jetë alternativë e zgjerimit, mund të jetë mundësi për ta ndihmuar procesin e zgjerimit”.

Nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që mbeten jashtë BE-së, negociatat e anëtarësimit i kanë nisur Mali i Zi dhe Serbia, ndërsa nga muaji korrik i kanë hapur formalisht edhe Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Kosova dhe Bosnje e Hercegovina kanë vetëm Marrëveshje Stabilizim Asociimi me BE-në, që është hapi i parë drejt anëtarësimit në bllok.

Ndryshe nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova është e vetmja që nuk ka liberalizim vizash me vendet evropiane, apo me atë që njihet si zona Shengen.

The post REL: Franca është zbutur, tash nuk është kundër liberalizimit për Kosovën appeared first on Prizreni Sot.

Samiti i BE-së, në konkluzat që pritet të dalin nga takimi nuk përmendet liberalizimi i vizave për Kosovën
Samiti i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor do të mbahet më 23 qershor në Bruksel, ndërsa në këtë samit do të diskutohet edhe për perspektivën evropiane të këtyre vendeve.

Megjithëse ditëve të fundit është raportuar se në këtë samit do të diskutohet edhe çështja e liberalizmit të vizave dhe ishte shprehur optimizëm për këtë proces, në draft konkluzat që ka parë Telegrafi çështja e vizave nuk përmendet fare.

Kosova është i shteti i vetëm në Evropë që ende nuk gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë, pavarësisht se Komisioni Evropian dy herë ka theksuar se Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave.

Në konkluzat që pritet të dalin nga ky samit, e në të cilat Telegrafi i ka parë bëhet thirrje për sundim të ligjit dhe progres në dialogun Kosovë-Serbi, por që nuk përmendet diçka rreth liberalizimit të vizave.

Në këto konkluzione Bashkimi Evropian shpreh zotimin e plotë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, ndërkaq bën thirrje për rëndësinë e reformave dhe sundimin e ligjit, sidomos në çështjet që kanë të bëjnë me pavarësinë e gjyqësorit dhe luftimin e korrupsionit.

Në këto konluzione po ashtu përmendet çështja e dialogut Kosovë-Serbi, ndërkaq thekson urgjencën për përparimin në dialog, me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve.

Përveç këtyre përmenden edhe çështje tjera për shtetet në rajon, mirëpo nuk përmendet çështja e liberalizimit të vizave.

Megjithatë deri në kohën kur pritet të nisë samiti i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor konkluzat mund të pësojnë ndryshime.

Holanda dhe Franca konsiderohen dy vendet skeptike sa i përket çështjes së liberalizimit.

Presidentja Vjosa Osmani do të marrë pjesë në Samitin e BE-së e ku pritshmëritë për liberalizim të vizave janë shtuar ndjeshëm së fundi.

Në një intervistë për mediumin holandez NRC, Osmani ka thënë se shkon pa pritshmëri në lidhje me këtë çështje.

“Unë shkoj gjithmonë atje (BE) me shpresë, por pa shumë pritshmëri. Le të shpresojmë se nuk do të jetë një tjetër zhgënjim”, është shprehur ndër të tjera Osmani.

Në prag të mbajtjes së Samitit të BE-së në Bruksel, këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger i ka shkruar letër presidentit të Francës, Emmanuel Macron, duke i kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën.

Po ashtu, ajo i ka dërguar edhe peticionin me nënshkrimet që kërkojnë një gjë të tillë.
Liberalizimi i vizave afër? – Pritet të diskutohet në Samitin e Bashkimit Evropian më 23 qershor

Optimizëm për këtë proces ditë më parë ka dhënë edhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ai kishte thënë se Kosovës i duhej dhënë liberalizimi i vizave shumë kohë më parë.

“Nuk ka asnjë dyshim që Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për të hequr sistemin e vizave dhe problemi qëndron sërish tek mungesa e konsensusit. Por mund të them që kjo problematikë po ngrihet mes vendeve anëtare shumë më shpesh, gjatë takimeve të organeve të ndryshme evropiane ndaj mendoj se është afër. Nuk guxoj të them një datë por ajo po vjen dhe këtë e them me siguri të plotë”, citohet të ketë thënë Lajçak.

E për liberalizimin e vizave, përmes një letre dërguar Presidentit të Këshillit Evropian, presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, i ka kërkuar Bashkimit Evropian që në samitin e 23 qershorit ta heq regjimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Presidenti slloven kërkesën e ka bërë përmes një letre dërguar Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel. /Telegrafi/

The post Samiti i BE-së, në konkluzat që pritet të dalin nga takimi nuk përmendet liberalizimi i vizave për Kosovën appeared first on Prizreni Sot.

Liberalizimi i vizave për Kosovën nuk përfshihet në agjendën e së enjtes të Këshillit Evropian
Ndonëse ishte paralajmëruar që në këtë samit do të diskutohet edhe çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën, një gjë e tillë nuk është përfshirë në agjendën e publikuar nga Këshilli Evropian.

Sipas agjendës së publikuar në faqen zyrtare të KE-së, bëhet e ditur se në këtë samit do të diskutohet për zgjerimin e Evropës, aplikimet për anëtarësim në BE nga Ukraina, Republika e Moldavisë dhe Gjeorgjisë, çështjet ekonomike, Konferenca për të Ardhmen e Evropës dhe marrëdhëniet e jashtme.

Në ftesën e dërguar anëtarëve të Këshillit Evropian, presidenti i KE-së Charles Michel ka thënë se Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për BE-në dhe BE-ja është e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor. Ai ka bërë të ditur se me liderët e Ballkanit Pernëdimor do të takohet më 23 qershor, duke filluar nga ora 09:30.

“Prandaj, ne duhet të ri-energjizojmë procesin e zgjerimit dhe ta çojmë përpara integrimin e partnerëve tanë të Ballkanit Perëndimor. Ne do t’i takojmë ata përpara ceremonisë sonë së Këshillit Evropian…ne do të takohemi të enjten e 23 qershorit në orën 9:30 me liderët e Ballkanit Perëndimor. Ne do të vazhdojmë më pas me mbledhjen tonë të Këshillit Evropian, i cili do të fillojë në orën 15:00 me tonën shkëmbim tradicional i pikëpamjeve me presidentin e Parlamentit Evropian”, thuhet në letrën e dërguar nga Michel, drejtuar anëtarëve të KE-së.

Para pesë ditësh, Franca si njëri nga vendet skeptike për liberalizimin e vizave për Kosovën, ka dhënë sinjale që kjo çështje do të jetë në agjendën e 23 qershorit në Samitin e Ballkanit Perëndimor.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e së cilës nuk gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë në zonën e Shengenit.

Megjithatë, siç është përmendur edhe më parë, çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën mund të futet në rend dite, ndonëse nuk është përfshirë në agjendë.

The post Liberalizimi i vizave për Kosovën nuk përfshihet në agjendën e së enjtes të Këshillit Evropian appeared first on Prizreni Sot.