Vrasja ne Prizren Archives - Prizreni Sot

Dhjetë plumba kokës para syve të vajzës 8-vjeçe, detaje të rënda për vrasjen që ndodhi vitin e kaluar në Prizren
Beqir Morina u vra në mënyrë mizore me dhjetë plumba në kokë para syve të bashkëshortes dhe vajzës së tij 8-vjeçare.

Aktakuza e Prokurorisë Themelore në Prizren kundër vrasësit të dyshuar, Aziz Gashit, ka hedhur dritë mbi detaje tronditëse të ngjarjes.

48-vjeçari Morina u ekzekutua me dhjetë plumba në kokë mbrëmjen e 3 shtatorit të vitit të kaluar në lagjen ‘Arbana’ të Prizrenit, pretendon Prokuroria në njoftimin për ngritjen e aktakuzës ndaj të dyshuarit Aziz Gashi.

“Sipas aktakuzës, me datë 03.09.2023 rreth orës 18:45 min, në Prizren, në lagjen Arbanë, i pandehuri A.G., privon nga jeta personin tjetër, dhe me atë rast me dashje e vë në rrezik jetën e më shumë personave, në atë mënyrë që pas një zënke të çastit që kishte ndodhur disa minuta më parë në mes të të pandehurit dhe viktimës, i pandehuri A.G., me automjetin e tij niset në drejtimin e shtëpisë së tij, nga ku e merr armën e gjatë AK-47, hip në automjet dhe niset në drejtimin e viktimës, kur vjen në vendin e ngjarjes e vërenë viktimën B.M., i cili ishte duke ecur në shoqëri me të dëmtuarit H.Th., (bashkëshortja e viktimës), A.M. (vajza tetë vjeçare e viktimës), R.M., dhe H.Sh., u del përballë me automjet, i pajisur me pushkën automatike AK-47, zbret nga automjeti, shkrep një rafal në drejtim të viktimës B.M”, thuhet në aktakuzë.

Më pas, nga goditjet e marra viktima rrëzohet në tokë.

I pandehuri i afrohet viktimës ia drejton armën në kokë dhe e ekzekuton duke shkrepur edhe një rafal prej dhjetë plumbave në drejtim të kokës së viktimës.

“[…] Me ç’rast e godet të njëjtin në kokë, viktima nga plagët e marra ndërron jetë në vendin e ngjarjes. Të dëmtuarat H.Th., dhe A.M., gjatë tërë kohës kanë qëndruar afër viktimës, ndërsa i dëmtuari R.M., arrin të fshihet prapa një muri në afërsi të vendit të ngjarjes, e i dëmtuari H.Sh., fshihet prapa automjetit të të pandehurit. I pandehuri largohet në drejtim të automjetit të tij, kur e vëren të dëmtuarin H.Sh., ia drejton armën, e në momentin kur i dëmtuari i drejtohet me fjalë se ‘unë nuk kam bërë asgjë, vetëm iu kam ndarë’, i thotë që të largohet nga aty, hip në automjetin e tij të llojit Volkswagen Tiguan dhe largohet nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur, e me këtë rast të dëmtuarve H.Th., (bashkëshortja e viktimës), A.M., (vajza tetë vjeçare e viktimës), R.M.,. dhe H.Sh., u rrezikon jetën”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

The post Dhjetë plumba kokës para syve të vajzës 8-vjeçe, detaje të rënda për vrasjen që ndodhi vitin e kaluar në Prizren appeared first on Prizreni Sot.

Flasin familjarët në Prizren: Zyrtari policor ishte duke pastruar armën, kur plumbi goditi vajzën e tij
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Prizren. Policia ka gjetur dy trupa të pajetë dhe një armë zjarri në një shtëpi në lagjen “Edit Durham”.

Babë e bijë u gjetën të vdekur, derisa Prokuroria Themelore ka deklaruar se arma e gjetur në vendin e ngjarjes, dyshohet se është arma zyrtare e policisë dhe se rasti ka ndodhur në prezencë të familjarëve.Ekipi i Gazetës Express po qëndron në familjen Mazreku në Prizren, nga ku sjell versionin e tyre për ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmë.

Sipas familjarëve, krejt ngjarja ka ndodhur aksidentalisht.Siç pretendojnë ata, zyrtari policor, S.M. në momentin tragjik ishte duke e pastruar armën e tij, dhe një plumb i shkrepur nga arma ka goditur vajzën e tij të madhe, e cila mbeti e vdekur.Pas kësaj, familjarët thonë se zyrtari policor vrau vetën.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë versionin zyrtar rreth rastit që ndodhi mbrëmë në Prizren.“Viktimat janë familjarë në mes vete, janë babë e bijë, të moshës 52 vjeçare, përkatësisht 21 vjeçare, ku njëri nga viktimat është zyrtar policor, i policisë kufitare. Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë e zjarrit  e cila dyshohet se është arma zyrtare e policisë.

Ngjarja ka ndodhur në ambient familjar në prezencën e anëtarëve të familjes. Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori kujdestar së bashku me njësitë relevante policore dhe zyrtarët e Inspektoratit Policor të Kosovës”, thuhet në komunikatën e prokurorisë.

Deri tash, nuk dihen rrethanat e rastit, por nga Prokuroria thonë se janë duke mbledhur informatat e nevojshme me qëllim zbardhjen e rastit.“Pas shikimit të vendit të ngjarjes, trupat e pajetë janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e rastit, mirëpo Prokuroria dhe Policia janë duke mbledhur informacionin  e nevojshëm me qëllim të zbardhjes së rastit dhe rrethanave që kanë çuar deri në ngjarjen tragjike”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

The post Flasin familjarët në Prizren: Zyrtari policor ishte duke pastruar armën, kur plumbi goditi vajzën e tij appeared first on Prizreni Sot.