Xhamia Archives - Prizreni Sot

Arrestohet personi që dyshohet se kryente vjedhje në xhamia të Rahovecit
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer disa raste të vjedhjeve të rënda në objekte fetare.

Sipas policisë, cak i vjedhjeve ishin xhamitë dhe dyqane ushqimore.

I njëjti me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Rahovec (NN) 14.01.2022 – 12:30. Në vazhdën e hetimeve të zhvilluara në lidhje me disa raste të vjedhjeve të rënda, të ndodhura kryesisht në objekte fetare (xhami) dhe dyqane ushqimore, sot me 14.01.2022 është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

The post Arrestohet personi që dyshohet se kryente vjedhje në xhamia të Rahovecit appeared first on Prizreni Sot.

Rrënojat e Xhamisë së vjetër në fshatin Shkozë të Malishevës, pjesë e listës së aseteve në mbrojtje të përkohshme
Xhamia dhe mejtepi i vjetër i fshatit Shkozë është ndërtuar në vitin 1916. Sipas banorëve të moshuar të këtij fshati në këtë vend ishte vendosur Mehmet Alia me familjen e tij diku në fund të shekullit XVII- të. Thuhet se në atë kohë pjesa ku është xhamia dhe mejtepi i vjetër, tashmë i djegur, ishte përplot me lisa të mëdhenj. Me vonë pasi janë ndarë djemtë, trojet e para i kanë lëshuar vakëf dhe e kanë ndërtuar në këtë vend xhaminë dhe mejtepin e fshatit që deri në luftën e fundit ka qëndruar në këmbë. Pra ka të ngjarë që para mejtepit të jetë edhe ndonjë objekt i mëhershëm që ishte përdorur si xhami. Objekti përbëhej nga dy kate, ku kati parë përdorej për kryerjen e riteve fetare pra si xhami, kurse kati i dytë deri në vitet pesëdhjeta u përdor si mejtep dhe më vonë edhe si shkollë.

Xhamia së bashku me mejtepin (shkollën) ishte ndërtuar me kontributin e fshatarëve. Në këtë xhami shërbyen personalitete të njohura të fshatit Shkozë, si hoxha i parë i fshatit Mulla Bajram Bytyçi, njëherësh edhe pleqnarë dhe veprimtarë i njohur i viteve 1900-1913. Pas tij shërbeu Hafës Islam Bytyçi një hoxhë dhe intelektual i ri atdhetar, poet dhe pjesëtarë i organizatës së fshehtë atdhetare ,,Drita” që veproj gjatë viteve 1930-1939, i cili u helmua gjatë kryerjes së shërbimit ushtarak në Nish. Gjithashtu në këtë objekt shërbeu edhe Mulla Adem Bytyçi, një hoxhë patriot i cili ishte udhëheqës i burrave të Shkozës dhe më gjerë në luftërat për mbrojtjen e kufirit të Shqipërisë etnike në Kollashin gjatë viteve 1942-44, si dhe i cili pas ripushtimit të vendit nga komunistët partizan, qëndroj nëpër male si kaqak deri në fund të vitit 1946. Në këtë xhami shkollë, përveç mësimeve fetare hoxhallarët patriot qysh gjatë Jugosllavisë mbretërore, fshehtas u kishin mësuar fëmijëve shkrim – leximin në gjuhën shqipe, përmes librave shqip që i kishin siguruar në fshehtësi nga konsulli i Shqipërisë në Shkup. Hoxhallarë të njohur si Hafëz Resim Bytyçi dhe Hafëz Sylejman Bytyçi gjithashtu kanë shërbyer në këtë objekt.

Ky objekt vazhdoj edhe pas vitit 1945 të përdorej si xhami, si mejtep për mësim fetar dhe si shkollë laike. Ky objekt u shfrytëzua edhe për shkollën e parë të fshatit Shkozë, deri në vitin 1953 kur edhe u ndërtua objekti i ri i shkollës në fund të fshatit. Banorët e fshatit i kujtojnë edhe mësuesit e parë që shërbyen në këtë objekt si: Bajram Qosa nga fshati Opterushë, Azem Kastrati nga Damaneku, A. Bujupi nga Arllati, Ramadan Telaku nga Banja, Riza Krasniqi nga Pagarusha, Istref Paqarizi nga Dragobili etj.

Pushteti Jugosllav këtë objekt e përdorte edhe për takime, mbledhje por edhe për aktivitetet e tij kundrejt banorëve të fshatit gjatë viteve të vështira të pas luftës së dytë botërore, si në kohën e OZN-së, Reformës agrare (Dorëzimit të tepricës së drithit – Otkupit, ku banorëve u merrej dhunshëm ai pak drithë që kishin), periudhës së Rankoviqit (rrahjet dhe maltretimet e banorëve në emër të çarmatosjes së banorëve).

Objekti i xhamisë dhe mejtepit u rinovua në vitin 1967, kur iu ndërrua kulmi. Gjithashtu nga janari i vitit 1999, përveç si xhami, pjesa e mejtepit u shfrytëzua edhe nga kompania e UÇK-së e fshatit Shkozë, si vendkomandë dhe vendstrehim i pjesëtarëve të saj. Forcat serbe pasi thyen pozicionet e UÇK-së në mars të vitit 1999 e dogjën dhe e shkatërruan tërësisht këtë objekt dhe shtëpitë e tjera të fshatit Shkozë.

The post Rrënojat e Xhamisë së vjetër në fshatin Shkozë të Malishevës, pjesë e listës së aseteve në mbrojtje të përkohshme appeared first on Prizreni Sot.

Kompleksi i Xhamisë së vjetër në fshatin Arbëri ish (Leskovec) merr statusin e monumentit në mbrojte shtetërore
Me propozim të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Xhamia e vjetër e fshatit Arbëri (Leskovec)  i është shtuar regjistrit të monumenteve në mbrojte shtetërore.

Gjatë vitit 2019 në xhaminë e fshatit në Leskovec janë realizuar ndërhyrjet restauruese emergjente me karakter të shpëtimit, financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ndërsa punimet janë realizuar dhe monitoruar nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren.

Fshati Arbëri ish (Leskovec) shtrihet në shpatijet veriore të malit Cvilen, 3-4 km në jug të Prizrenit. Ndër gjurmët e këtij lokaliteti janë edhe varrezat e fshatit, në formë të zgjatur, me gur të mëdhenj dha pa simbole. Përveç varrezave të vjetra të këtij fshati, gjendet Xhamia e vjetër, e cila është ndërtuar në një terren të pjerrtë, me pozitë dominuese ndaj terrenit. Krahas xhamisë në parcelë gjenden edhe rrënojat e ndërtesës që shërbente si medrese.

Duke u bazuar në tipologjinë, teknikën dhe materialet e ndërtimit supozohet se xhamia është ndërtuar gjatë pjesës së parë të shek. XX nga banorët e fshatit të cilët kanë përdorur materialin vendor, duke e adaptuar ndërtimin sipas konfiguracionit të terrenit, derisa si tipologji janë frymëzuar nga xhamitë lokale të lagjeve të Prizrenit. Në anën lindore të xhamisë  janë ruajtur gjurmët e një ndërtese që ka shërbyer si medrese dhe si objekt banimi për hoxhën e fshatit.

Xhamia ka planimetri drejtkëndore, përbëhet prej pjesës së hajatit, sallës së lutjeve dhe minares. Salla e lutjeve ka pjesën e mahvillit (galerisë) e cila është punuar nga konstruksioni i drurit, ku dallohen shtyllat e punuara nga druri, me kapitel të punuar me drugdhendje me formë të valëzuar, dhe parmaku i galerisë i punuar gjithashtu nga druri i gdhendur. Mihrabi ka bazë gjysëm rrethore, është gdhendur në thellësi të murit nga gurët, dhe në pjesën e sipërme përfundon me maje të thepisur. Minberi është dëmtuar dhe tani kanë mbetur vetëm gjurmët në mur. Në tavan gjithashtu është punuar një rozetë tetëkëndore e punuar me drugdhendje, të dekoruar me motive gjeometrike.

Është ndërtuar me materiale dhe teknikë tradicionale të ndërtimit, ku dallohen muret e punuar me gurë me formë të parregullt, të shtanguar me hatulla horizontale nga druri. Minarja ka planimetri shumë këndore, dhe është ndërtuar prej konstruksionit të drurit, që si tipologji paraqet raritet për trevat tona. Kulmi është katër ujor i ndërtuar prej konstruksioni të drurit dhe është mbuluar me llamarinë të zinkuar. Dyshemeja e xhamisë nuk është ruajtur derisa tavani është ndërtuar prej dërrasave.

Gjatë kohës xhamia ka pasur disa renovime sikurse renovimi i kulmit dhe rindërtimi i hajatit. Pjesa verilindore e hajatit pjesërisht është rindërtuar me blloqe të çimentos dhe janë ndërtuar shkallët prej betoni për pjesën e mahvillit (galerisë) ku ndodhej edhe dhoma e imamit.

Gjatë kohës pjesa e hajatit të xhamisë ka shërbyer si mësonjëtore derisa gjatë viteve 1970 është ndërtuar shkolla e mirëfilltë në anën veri-perëndimore. Gjatë viteve 1990 me ndërtimin e xhamisë së re në fshat, hajati i xhamisë së vjetër është shfrytëzuar si hapësirë banimi për Imamin, përderisa salla e lutjeve është shfrytëzuar si depo e shkollës fillore të ndërtuar në vitet 1960’ pranë xhamisë së vjetër.

Xhamia e vjetër e fshatit Arbëri (Leskovec) ka vlera të rëndësishme historike – paraqet një shembull të xhamive të ndërtuar me minare nga druri, që ndërlidhet edhe me vlerën e raritetit, pasi që paraqet njërin prej shembujve shumë të paktë të ruajtur në Kosovë. Gjithashtu, kjo xhami një kohë ka shërbyer edhe si shkollë dhe ka qenë burimi i edukimit të gjeneratave të reja.

The post Kompleksi i Xhamisë së vjetër në fshatin Arbëri ish (Leskovec) merr statusin e monumentit në mbrojte shtetërore appeared first on Prizreni Sot.