Zgjedhjet lokale Archives - Prizreni Sot

Zgjedhjet lokale – deri më tani mbi 1,900 aplikime për regjistrim për votim me postë, mbi 500 refuzohen
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se është duke vazhduar periudha për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim me postë në zgjedhjet lokale për kryetarë të komunave dhe për Kuvende Komunale që do të mbahen më 12.10.2025.

Përmes një komunikate, KQZ njoftoi se gjatë periudhës 38-ditore (23 korrik 2025 – 29 gusht 2025), të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës.

Aplikimi për regjistrim duhet të jetë individualë dhe mund të bëhet:

përmes platformës elektronike të KQZ-së https://diaspora.kqz-ks.org ose

përmes postës duke dërguar aplikimin në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë.

Sipas KQZ-së deri më sot (4 gusht, ora 08:00) përmes platformës elektronike https://diaspora.kqz-ks.org janë pranuar 1,971 aplikime për regjistrim për votim me postë, prej të cilave janë aprovuar 1,402, ndërkaq janë refuzuar 569.

“Në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk kanë paraqitur njërin nga dokumentet që dëshmon adresën e tij jashtë Kosovës (dokument identifikues në të cilin është e shënuar adresa e banimit, vërtetim i adresës nga autoriteti lokal, kontratë të qirasë, faturë shërbimesh, dokument i lëshuar nga banka apo kompania e sigurimit, dokument që dëshmon adresën e personit tek i cili qëndrojnë përkohësisht, dëshmi tjetër banimi për rastet specifike (rezervim hoteli, konvikti etj.)”- theksohet në njoftimin e KQZ-së.

Sipas procedurës, aplikimet e pakompletuara, të cilat kanë mungesë të dokumenteve mbështetëse, do të refuzohen.

“KQZ informon rregullisht dhe personalisht aplikuesit e refuzuar për arsyet e refuzimit të kërkesës së tyre dhe se do të mund të ri-aplikojnë përmes platformës për regjistrim duke bashkëngjitur dokumentet e nevojshme për të përmbushur kërkesën e tyre në përputhje me udhëzimet e KQZ-së. Kjo do të mundësohet gjatë kohës sa zgjatë periudha e regjistrimit”- thuhet më tej në njoftim.

Sipas njoftimit, afati për regjistrim ka nisur 23.07.2025 dhe do të përfundojë më 29.08.2025. Ndërkaq, periudha e votimit përmes postës do të jetë nga 17.09.2025 deri më 11.10.2025.

The post Zgjedhjet lokale – deri më tani mbi 1,900 aplikime për regjistrim për votim me postë, mbi 500 refuzohen appeared first on Prizreni Sot.

1 milion e 885 mijë e 448 persona kanë të drejtë vote të dielën
Në zgjedhjet lokale që mbahen këtë të diel të drejtë vote kanë 1 milion e 885 mijë e 448 qytetarë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve krijon listën votuese në bazë të të dhënave të Regjistrit Civil të Kosovës.

Pasi që KQZ pranon të dhënat nga Regjistri Civil, atëherë votuesve u përcaktohet qendrat e votimit të votuesve, duke pas parasysh që qytetarët të mund të votojnë sa më afër vendbanimit të tyre.

Teksa ndryshimin e qendrës së votimit qytetarët mund ta bëjnë brenda afateve të caktuara.

The post 1 milion e 885 mijë e 448 persona kanë të drejtë vote të dielën appeared first on Prizreni Sot.

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 17 tetor
Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 17 tetor

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Presidenca.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas përfundimit të konsultimit me subjektet politike më 2 qershor 2021 dhe në mbështetje të Ligjit për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës ka caktuar 17 tetorin 2021, datë të mbajtjes së zgjedhjeve lokale”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, bëhet e ditur se Osmani ka autorizuar KQZ-në t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin e zgjedhjeve.

“Me të njëjtin vendim, Presidentja Osmani ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale në përputhje me këtë vendim dhe legjislacionin në fuqi”, bën të ditur Presidenca.

The post Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 17 tetor appeared first on Prizreni Sot.