ZRRE Archives - Prizreni Sot

ZRRE tregon nëse do të ketë ulje apo rritje të tarifave të energjisë nga prilli
Çdo vit, Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike merr vendim për tarifat e reja të energjisë. Zyrtarë të ZRRE-s, kanë konfirmuar për Radio Kosovën se ende nuk dihet nëse do të ketë ulje apo ngritje të tarifave të energjisë. Ekonomistët vlerësojnë se edhe një rritje e çmimit të tarifave, do të rëndonte edhe më shumë qytetarët.Zyra e Rregullatorit të Energjisë në prill të këtij viti, merr vendime të reja për tarifat e energjisë elektrike. Duke folur për Radio Kosovën zëdhënësi i ZRRE-së, Petrit Pepaj, ka thënë se nuk dihet nëse do të ketë ulje apo rritje të tarifave, apo tarifat do të jenë të njëjta.

Ai thotë se për të arritur të mbulohet konsumi vendor, Kosova aktualisht është duke importuar energji elektrike në vlerë prej 90 milionë euro, që çmimi mesatar është 126 euro megavat energji elektrike.

“Tash është koha kur procesi i përshtatjeve të tarifave i cili fillon në këtë muaj dhe zgjat deri në fund të marsit, nëse tarifa ka qenë i mbivlerësuar, bëhet përshtatja dhe konsumatorët e përfitojnë në shqyrtimin e ardhshëm tarifor. Në prill, ZRRE merr vendim për ngritje të tarifave, a mund të ketë ulje apo mund të ketë ngritje të tarifave të energjisë, apo do të ketë tarifë të njëjtë, do të bëhet mbi bazën e ekspertëve të ZRRE-së së rregullatorit të energjisë. Asnjë element nuk mund të përjashtohet në situatën në të cilën jemi, përderisa nuk i kemi analizat dhe në bazë të saj njoftohet opinion publik për tarifat e reja se sa do të jenë”, tha ai.

Pepaj thotë se një pjesë e madhe e energjisë që konsumohet në vend, prodhohet prej termocentraleve dhe burimeve të tjera të ripërtërishme, e që burimet e ripërtërishme marrin pjesë diku me 5 për qind të prodhimit të përgjithshëm, ndërsa pjesa tjetër është e mbuluar nga termocentralet dhe diku 10-15 për qind.

Rritja e çmimeve të energjisë, me automatizëm rrit dhe shpenzimet e tjera, çka do të rëndonte ekonominë familjare, thotë për Radio Kosovën njohësi i ekonomisë, Ardijan Sahiti.

“Dëmtohen shumë, sepse kur rritet energjia elektrike rriten edhe shpenzimet e tjera, në anën tjetër, pagat nuk kanë lëvizur dhe kjo ndikon negativisht shumë, jo vetëm në aspektin ekonomik që na zgjat varfërinë. Ka më shumë raste të dhunës në familje, divorce, problemet janë përveçse ekonomike, edhe psikike, njerëzore dhe sigurisë që do të ketë impakt shumë të madh”, tha Sahiti.

Ndryshe, në përputhje me Rregullën e Çmimeve, ZRRE-ja kryen përshtatjet e të hyrave të lejuara dhe tarifës së rregulluar me pakicë, të realizuar në fund të çdo viti relevant. Mbi 15 për qind ishte rritja e fundit e energjisë elektrike në Kosovë.

The post ZRRE tregon nëse do të ketë ulje apo rritje të tarifave të energjisë nga prilli appeared first on Prizreni Sot.

Kompensimi për rrymën në veri, Kushtetuesja po e shqyrton kërkesën e ZRrE – s’ka afat për vendimmarrje
Gjykata Kushtetuese është duke e shqyrtuar kërkesën e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, për sqarime lidhur me aktgjykimin e Supremes, përmes së cilit iu dha të drejtë qytetarëve për të kërkuar kompensim për faturimin që u është bërë për disa vite për rrymën e shpenzuar në katër komunat veriore. Por, se kur do të dalë më aktgjykim nuk dihet, meqë s’ka ndonjë afat të vendimarrjes në këtë rast.

Në fund të majit të këtij viti, Zyra e Rregullatorit të Energjisë i ishte drejtuar Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë për sqarime. ZRRE kishte pyetur Kushtetuesen se si të veprojë lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Supreme, për kompensimin e qytetarëve për faturimin që u është bërë me vite për rrymën e shpenzuar në veri.

Saktësisht, ZRRE kishte paqartësi se si të veprojë në këtë rast, meqë në Aktgjykim vetëm i kërkohet që të ndërmerr veprime për ta obliguar Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes që të bëj kthimin e shumës së faturuar, por nuk specifikohet forma e mënyra.

Deri tash, nuk ka ndonjë vendim nga Kushtetuesja për këtë rast. Lënda ende është në shqyrtim.

Zëdhënësi i Kushtetueses, Veton Dula, i ka thënë Gazetës Express se Gjykata nuk ka ndonjë afat të vendimarrjes në këtë rast, por se sapo të merret vendimi, do të njoftohen të gjithë.

“Kjo lëndë është duke u shqyrtuar. Sapo të merret vendimi, për këtë do të njoftohen me kohë të gjitha palët e interesit dhe opinioni. Gjykata nuk ka ndonjë afat të vendimmarrjes në këtë rast”, thuhet në përgjigjen e Dulës.

Në një përgjigje për Express, Zyra e Rregullatorit për Energji kishte thënë se sapo të merret vendimi nga Kushtetuesja, do t’i zbatojë në tërësi detyrimet ligjore dhe Kushtetuese sipas Aktgjykimit.

Kishin sqaruar edhe se zbatimi i këtij vendimi ka qenë fillimisht obligim i KEK’ut, por se me rastin e privatizimit ky obligim ka kaluar te KEDS. Pas ndryshimit të legjislacionit të sektorit të energjisë, ZRRE thotë se tash ky obligim ka kaluar te KOSTT.

“Po ashtu ju informojmë se zbatimin e vendimit V_399_2012 fillimisht e ka pasur për obligim KEK sh.a. me aktivitetin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, pastaj me rastin e privatizimit ky obligim ka kaluar te KEDS, si dhe me ndryshimet ligjore të legjislacionit të sektorit të energjisë ky obligim ka kaluar te KOSTT. Prandaj, krejt këto që i theksuam më lartë, kërkojnë qartësim ligjor dhe procedural për të ndërmarr veprime ligjore, dhe me rastin e marrjes së vendimit përkatës të Gjykatës Kushtetuese, ZRRE do ti zbatoj në tërësi detyrimet ligjore dhe Kushtetuese sipas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese”, kishin deklaruar nga ZRRE.

Sipas Aktgjykimit të Supreme, qytetarët kanë të drejtë për kthimin e këtyre mjeteve. Pretendimet lidhur me arsyetimin e mos inkasimit në këto komuna me shkaqe sigurie dhe mos pasjes qasje në leximin e njehsorëve në atë pjesë, Supremja i ka konsideruar si të paqëndrueshme.

“Prandaj, nuk janë të qëndrueshme pretendimet lidhur me arsyetimin e mos inkasimit në katër komunat e veriut me shkaqe sigurie dhe mos pasjes qasje në leximin e njehsorëve në atë pjesë, sepse nuk justifikohet që qytetarët tjerë për këto arsye të ngarkohen me pagesën e energjisë elektrike të harxhuar pa një bazë ligjore. Prandaj me këtë faturim dhe pagesë është bërë trajtim jo i barabartë i qytetarëve të Kosovës, e që bie ndesh me nenin 55 par. 4, të Kushtetutës, trajtim i pabarabartë, të cituar si në aktgjykimet e gjykatave të instancave më të ulëta, sepse është bërë kufizim i të drejtave të njeriut. Andaj bazuar në nenin 194 të LMD, konsumatorët, të cilët pa bazë ligjore dhe pa dijeninë e tyre janë faturuar dhe kanë paguar për energjinë e shpenzuar në veri, u lindë e drejta për kthimin e shumës së paguar si kanë vendosur gjykatat e instancave më të ulëta”, ka njoftuar Supremja.

Ndryshe, rrymën që kanë shpenzuar qytetarët në pjesën veriore të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, e kanë paguar qytetarët e pjesëve të tjera të vendit, për18 vjet me radhë.

Refuzimi për të paguar rrymën ka ardhur si pasojë e mosbindjes qytetare por edhe ndikimit të strukturave të ndryshme në veri, që kanë operuar nën dirigjimin e Serbisë.

Për t’i shlyer këto borxhe, qytetarët e pjesëve të tjera të Kosovës, kanë paguar fatura për 3.5 përqind më të shtrenjta.

Nga viti 2017 e këndej, për shkak të ankesave të shumta të qytetarëve, Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka kaluar përgjegjësinë e pagesës te institucionet e vendit. Po atë vit, Gjykata e Apelit ka kërkuar që konsumatorët që kanë paguar rrymën e shpenzuar në veri për 18 vjet, të kompensohen.

Më 18 prill, Gjykata Supreme e ka refuzuar kërkesën e ZRRE’së që të rishshyrtohet aktgjykimi i Apelit, duke thënë se konsumatorëve duhet t’u rikthehen mjetet.

Në një postim të bërë në shkurt të këtij viti, Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se se që nga viti 1999, për shkak të veprimeve të Serbisë, Kosova ka humbur mbi 300 milionë euro nga faturat e rrymës dhe ujit që serbët në veri nuk kanë paguar.

Kurti tha se për mospagesën e faturave në veri nuk kanë faj serbët që jetojnë atje, por ai për këtë fajësoi “strukturat paralele të kontrolluara nga Serbia”.

“Që nga viti 1999, Kosova ka humbur mbi 300 milionë euro për shkak të veprimeve të Serbisë, sikurse janë mbajtja e tarifave të transmisionit dhe detyrimi i tregtarëve që të paguajnë TVSH-në te Serbia për tregtinë tonë të energjisë elektrike. Edhe tani, refuzimi i Beogradit për të lejuar tregtinë Kosovë-Serbi, i kushton Kosovës deri në 10 milionë euro në muaj”, kishte shkruar Kurti.

The post Kompensimi për rrymën në veri, Kushtetuesja po e shqyrton kërkesën e ZRrE – s’ka afat për vendimmarrje appeared first on Prizreni Sot.

ZRRE i kthen përgjigje KESCO’s që kërkoi shtrenjtim të rrymës
Zyra e Rregullatorit për Emergji ka njoftuar se i ka kthyer përgjigje negative KESCO-s, pasi kjo e fundit kërkoi shtrenjtim të rrymës.

ZRRE thotë se ku vendim u mor pasi “për shkak të vendimit të Qeverisë për ndarje të subvencionit kanë pushuar rrethanat për Shqyrtim të Jashtëzakonshëm të Të Hyrave të Lejuara Maksimale të FSHU-së, respektivisht të tarifave të energjisë elektrike për konsumatorët me të drejt të Shërbimit Universal”.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media, ku thuhet se ZRRE ka pranuar aplikim për Shqyrtim të Jashtëzakonshëm të Të Hyrave të Lejuara Maksimale për Furnizuesin me Shërbim Universal (FSHU), ku theksohet mungesa e rimbursimit të mjeteve të subvencionit nga Qeveria e Republikës së Kosovës të shumës prej 32.8milion eurove për periudhën 9 shkurt – 30 qershor 2022.

ZRRE thotë se në përputhje me Rregullën për Përcaktimin e të Hyrave të Lejuara për FSHU-në, ka analizuar me kujdes aplikacionin e FSHU-së, dhe konstaton se ngjarja e jashtëzakonshme nuk ka qenë nën kontrollin e FSHU-së, dhe se mungesa e subvencionit të Qeverisë së Republikës së Kosovës do të tejkalonte pragun e materialitetit prej 5% në të Hyrat e Lejuara Maksimale të FSHU-së, e cila do të hapte Shqyrtimin e Jashtëzakonshëm të tarifave për konsumatorët që gëzojnë të drejtën e shërbimit universal.

Komunikata e plotë:

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) më datë 9 gusht 2022 ka pranuar aplikimin për Shqyrtim të Jashtëzakonshëm të Të Hyrave të Lejuara Maksimale për Furnizuesin me Shërbim Universal (FSHU). Ndër të tjera, në kërkesën e saj FSHU thekson se në mungesë të rimbursimit të mjeteve të subvencionit nga Qeveria e Republikës së Kosovës të shumës prej 32.8milion eurove për periudhën 9 shkurt – 30 qershor 2022 është tejkaluar pragu i materialitetit prej 5% siç përcaktohet në Rregullën e të Hyrave të FSHU-së, duke mundësuar kështu hapjen e shqyrtimit të jashtëzakonshëm.

ZRRE në përputhje me Rregullën për Përcaktimin e të Hyrave të Lejuara për FSHU-në, ka analizuar me kujdes aplikacionin e FSHU-së, dhe konstaton se ngjarja e jashtëzakonshme nuk ka qenë nën kontrollin e FSHU-së, dhe se mungesa e subvencionit të Qeverisë së Republikës së Kosovës do të tejkalonte pragun e materialitetit prej 5% në të Hyrat e Lejuara Maksimale të FSHU-së, e cila do të hapte Shqyrtimin e Jashtëzakonshëm të tarifave për konsumatorët që gëzojnë të drejtën e shërbimit universal.

Më datë 24 gusht 2022, Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e saj me anë të vendimit nr. 21/94 të datës 24.08.2022 në bazë të interesit publik dhe interesit të përgjithshëm ekonomik, me qëllim të sigurimit të furnizimit të rregullt me energji elektrike dhe në mënyrë që të mbahet përballueshmëria e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët fundorë që gëzojnë të drejtën e furnizimit universal, kompanisë që vepron si Furnizues i Shërbimit Publik (FShU) i ka vendosur obligimi shtesë i shërbimit publik. Ndërsa, me anë të vendimit nr. 23/94 ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Ekonomisë për ndarje buxhetore në shumë prej 41 milion euro lidhur me Pakon e Ringjalljes Ekonomike për zbatimin e Masës 3.7 – Mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike.

Me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr.21/94 të datës 24.08.2022, për ndarjen e subvencionit kanë pushuar rrethanat për Shqyrtim të Jashtëzakonshëm të Të Hyrave të Lejuara Maksimale të FSHU-së, respektivisht të tarifave të energjisë elektrike për konsumatorët me të drejt të Shërbimit Universal.

ZRRE edhe gjatë muajve në vazhdim, do të monitoroj nga afër gjendjen e kostove të sektorit të rregulluar të energjisë elektrike dhe do të ndërmarrë hapat e nevojshëm në përputhje me mandatin mandatit e saj ligjor.

The post ZRRE i kthen përgjigje KESCO’s që kërkoi shtrenjtim të rrymës appeared first on Prizreni Sot.

ZRrE publikon një infografikë se si do të ju vijnë çmimet me tarifat e reja të energjisë
Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka publikuar një infografikë me krahasimin e faturave sipas tarifave të reja me ato të vitit 2021.

Sipas kësaj inforgrafike, konsumatorët që shpenzojnë 800 kWh do të paguajnë me çmim njësojë siç kanë paguar më parë.

Ndërkaq ata që e kanë tejkaluar këtë shifër do të paguajnë më shumë.

Nga ZRrE thonë se personat që konsumojnë 900 kWh do të paguajnë 5.1 euro më shumë. Pra me faturën e vjetër konsumatorët kanë paguar 52.9 euro për shpenzimin e 900 kWh, ndërsa me tarifat e reja do duhet që te paguajnë 57.9 euro.

Ndërkohë konsumatorët që shpenzojnë një megavat energji elektrike në muaj tani do të paguajnë 68.6 euro nga 58.5 euro sa kishin paguar më parë.

E ata konsumatorë që shpenzojnë 1100 kWh tani do të paguajnë 79.4 euro nga 64.2 euro sa kanë paguar më parë. Rritja është për më shumë se 15 euro.

E qytetarët që shpenzojnë deri 1200 kWh do të paguajnë 90.1 euro nga 69.9 euro sa kanë paguar më parë. Rritja në faturë do të jetë 20.3 euro.

Këto llogaritje të ZRrE-së janë bazuar në raportin tarifa e lartë 61% dhe tarifa e ulët 39%.

The post ZRrE publikon një infografikë se si do të ju vijnë çmimet me tarifat e reja të energjisë appeared first on Prizreni Sot.

Shtrenjtimi i rrymës nga ZRrE-ja s’i prek bizneset
ZRrE ka miratuar tarifat e reja për energji elektrike, ku konsumatorët shtëpiakë do të kenë shtrenjëtim të rrymës nëse shpenzojnë mbi 800 kilovatë orë. Për bizneset s’do të ketë blloqe tarifore.

“Të gjithë konsumatorët komercialë dhe konsumatorët shtëpiakë që shpenzojnë deri në 800 kilovat në orë do të kenë zero rritje”, është thënë në takimin e bordit të ZRrE-së, duke përmendur se rreth 20 për qind e konsumatorëve e tejkalojnë këtë konsum.

Konsumatorët e tarifës mbi 800 kilovat në orë do të kenë tarifën e lartë prej 12.5 cent për kilovat dhe 5.9 cent për tarifën e ulët.

Për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovat në orë, tarifa e lartë do të jetë 7 cent, ndërsa ajo e ulët, 3 cent.

Nga data 1 tetor deri më 31 mars, në Kosovë aplikohet tarifa e ulët e rrymës, prej orës 22:00 deri në 07:00.

Ndërsa, nga data 1 prill deri më 30 shtator, tarifa e ulët vlen nga ora 23:00 deri në 08:00.

Sipas ZRRE-së, bllok-tarifa nuk është diskriminuese pasi “zbatohet njëtrajtësisht për të gjithë konsumatorët”.

The post Shtrenjtimi i rrymës nga ZRrE-ja s’i prek bizneset appeared first on Prizreni Sot.

ZRRE-ja merr vendim për shtrenjtimin e rrymës me një ndryshim
Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka miratuar vendosjen e bllokut tarifor në 800 kWh pas atij paraparak në 600 që ishte propozuar më parë.

Propozimi ka ardhur në mbledhje nga departamenti i tarifave, dhe është miratuar në mënyrë unanime.

“Ky bllok të zhvendoset në 800 kilovat orë. Struktura tani e re tarifore deri në 800 i inkurajon konsumatorët që t’i shfrytëzojnë dy tarifat. U ofron konsumatorëve që të shfrytëzojnë energjinë në mënyrë eficence me 5,9 cent kWh. Për ata që konsumojnë mbi 800 është tarifa e lartë prej 12 cent dhe tarifa e ulët 6 cent. Njëkohësisht edhe në deri 800 tarifa e ulët prej 3 cent dhe tarifa e lartë prej 7 cent”, është thënë nga Departamenti i tarifave në ZRRE.

Sipas ZRRE-së, rreth 20% e tejkalojnë këtë bllok të konsumit tarifor.

Këto tarifa do të jenë në fuqi deri më 31 mars 2023.

The post ZRRE-ja merr vendim për shtrenjtimin e rrymës me një ndryshim appeared first on Prizreni Sot.

ZRrE-së i shkon një propozim tjetër për çmimin e energjisë, kjo është rritja që parashikohet
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka mbajtur konferencë për medie, ku ka prezantuar komentet që INDEP i ka dërguar në raportin konsultativ të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE).

Ekipi Hulumtues i INDEP, Dardan Abazi, Udhëheqës i Hulumtimit dhe Menaxher i Programit, si dhe Liron Gjocaj, Asistent Hulumtues në INDEP prezantuan analizën e propozimit të ZRRE-së, rekomandimin e INDEP me komentet për strukturën e re tarifore të energjisë elektrike dhe çmimet e reja që INDEP propozon për energji dërguar ZRRE-së.

Analiza e INDEP do të dërgohet si pjesë e komenteve në diskutimin publik të organizuar nga ana e Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Ajo është e ndarë në tre pjesë kryesore.

“Në pjesën e parë ne kemi trajtuar strukturën tarifore me blloqe ku kemi shpjeguar pozicionin konsistent të INDEP-it mbi nevojën për vendosjen e bllok tarifave. Në pjesën e dytë kemi trajtuar propozimin e ZRRE-së ndërsa në pjesën e fundit kemi paraqitur modelin e propozuar nga INDEP. Në fund kemi paraqitur rekomandimet kryesore për ZRRE-në bashkë me të dyja modelet të paraqitura në formë tabelare për të theksuar dallimet mes tyre”, ka thënë Abazi.

“INDEP duke pasur në rend të parë barazinë e secilit shfrytëzues të energjisë elektrike në Kosovë, duke ditur gjendjen e jashtëzakonshme me furnizim të energjisë dhe vështirësitë e shkaktuara nga pandemia COVID-19, propozon që çmimi i energjisë elektrike të rritet me një përqindje më të ulët se sa që ka propozuar ZRRE. Gjithashtu, INDEP përkrahë strukturën tarifore me blloqe, por propozon që kategorizimi të jetë në tre blloqe. Duke shtyrë përpara uljen e konsumit dhe rritjen e masave efiçiente”, ka thënë tutje ai, teksa ka propozuar masat si në vijim:

Tarifat e shërbimit të energjisë elektrike të rriten për 5.5% për të gjithë konsumatorët, përfshirë konsumatorët komercial.

Të rikthehet struktura tarifore me blloqe për konsumatorët e amvisërisë, ku ndarja do të bëhet në tre nivele të konsumit të energjisë elektrike, deri në 600 kWh në muaj, nga 600 deri në 1,200 kWh në muaj dhe mbi 1,200 kWh në muaj.

Për nivelin e konsumit deri në 600 kWh në muaj energji elektrike, të aplikohen tarifat prej 0.0712 €/kWh për energjinë e konsumuar në kohën e tarifës së lartë dhe 0.0304 €/kWh për energjinë e konsumuar në tarifën e ulët, apo 5.5% më të larta se tarifat aktuale.

Për konsumatorët që tejkalojnë nivelin e konsumit prej 600 kWh në muaj, të aplikohen tarifat prej 0.121 €/kWh për energjinë e konsumuar në kohën e tarifës së lartë dhe 0.051 €/kWh për energjinë e konsumuar në tarifën e ulët, apo 70% më të larta se tarifat e bllokut të parë.

Për konsumatorët që tejkalojnë nivelin e konsumit prej 1,200 kWh në muaj, të aplikohen tarifat prej 0.217 €/kWh për energjinë e konsumuar në kohën e tarifës së lartë dhe 0.091 €/kWh për energjinë e konsumuar në tarifën e ulët, apo 80% më të larta se tarifat e bllokut të dytë.

Abazi tha se çështja e veriut ndërlidhet ngushtë me zbatimin e marrëveshjes së Brukselit. Ai e ka quajtur shqetësuese faktin që një pjesë e Kosovës paguan energjinë, e pjesa tjetër jo.

“Nuk mund të flitet se a mund të shtrenjtohet ose duhet shtrenjtohet për një pjesë të Kosovës e cila nuk paguan energji elektrike. Është diskutim qesharak, që të themi se a është rritur për dikë që nuk paguan, normal që nuk ka rritje fare të çmimit, konsiderojmë që është vërtetë shqetësuese që në një treg të rregulluar një pjesë e paguan një pjesë tjetër nuk paguajnë”, ka thënë Abazi.

“E shkel edhe parimin kushtetues të barazisë para ligjit i cili është parim themeltar i Kushtetutës sonë por që shpresojmë që me shtrirjen e autoritetit të institucioneve të Kosovës do të zgjidhet edhe kjo çështje. Edhe premtimet si të tilla nuk do ta paguajnë këtë pjesë gjithashtu edhe më realitetin e tanishëm kanë tingëlluar si jo reale në zgjidhje. Konsideroj se me shtrirjen e institucioneve të Kosovës dhe zbatimin e marrëveshjes së Brukselit duhet që sa më parë të sigurohet që të paguajnë barabartë të gjithë për energjinë që e shpenzohen”, ka thënë ai.

The post ZRrE-së i shkon një propozim tjetër për çmimin e energjisë, kjo është rritja që parashikohet appeared first on Prizreni Sot.

Kur pritet të fillojnë të paguajnë më shtrenjtë konsumatorët që harxhojnë mbi 600 kWh energji
Sipas propozimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, tarifat e reja të energjisë elektrike, nëse miratohen, do të fillojnë të aplikohen nga 1 shkurti.

Sipas raportit të ZRRE’së, këto tarifa do të jenë të aplikueshme deri më 31 mars të vitit 2023.

“Në një proces të ndarë të shqyrtimit të jashtëzakonshëm, të publikuar në ueb-faqen e ZRRE-së krahas këtij raporti, ZRRE ka vlerësuar se të Hyrat Maksimale të Lejuara që mbulojnë kostot e arsyeshme të shërbimit me energji elektrike janë €446.7 milionë. Kjo pjesë e raportit konsultativ ofron propozimin e ZRRE-së për nivelin e tarifave të energjisë elektirke që do të jenë të aplikueshme për periudhën 1 shkurt 2022-31 mars 2023 për të mbluar nivelin e kostove të arsyeshme…”, thuhet në raport.

Raporti i ZRRE

Tarifat për konsumatorët që shpenzojnë deri në 600 kËh energji elektrike do të mbeten të njejëta, derisa për ata që shpenzojnë më shumë, do të ndryshojnë.

Bazuar në propozim, tarifa për konsumatorët me 800 kËh rrymë të shpenzuar në muaj të rritet në vlerë prej 13.31 eurosh, derisa konsumatorët që shpenzojnë 1000 kWh rrymë në muaj, do të përballen me një rritje prej 24.62 euro të çmimit të rrymës.

Ndryshe, palët që dëshirojnë të shprehin mendimet e tyre për qëndrimin e ZRRE’së kanë afat që ta bëjnë këtë deri më 28 janar, në orën 18:00.

“ZRRE-ja u ofron kompanive të rregulluara dhe konsumatorëve mundësinë që të shqyrtojnë dëshmitë dhe pikëpamjet e paraqitura në këtë raport konsultativ, me të cilat ata mund të mos pajtohen, dhe të komentojnë ato duke korrigjuar një gabim faktik, duke paraqitur kundër argumente ose duke ofruar të dhëna të reja të cilat ZRRE-ja mund të mos i ketë marrë parasysh. Palët që dëshirojnë të shprehin mendimet e tyre për qëndrimin e ZRRE-së ftohen t’i dorëzojnë komentet e tyre me shkrim në adresën ero.pricing-tariffs@ero-ks.org jo më vonë se 28 janar 2022, deri në ora 18:00h”, thuhet në raport.

The post Kur pritet të fillojnë të paguajnë më shtrenjtë konsumatorët që harxhojnë mbi 600 kWh energji appeared first on Prizreni Sot.

Propozimi i ZRRE-së: Çmimi i rrymes të rritet për këto kategori të konsumatorëve
Zyra e Rregullatorit për Energji ka publikuar sot një raport konsultativ në kuadër të shqyrtimit të jashtëzakonshëm që e kanë bërë për ndryshimin e tarifave të energjisë elektrike. ZRRE konstaton se rritja e konsumit të energjisë elektrike që u vërejt në vitin 2021 është shkak edhe i një ndryshimi të strukturës tarifore në vitin 2017.

Struktura tarifore e ndryshuar në vitin 2017, sipas ZRRE-së ka pasur ndikim të konsiderueshëm negativ në sistem, duke rezultuar në rritjen e kërkesave për rrymë dhe rrjedhimisht, shpenzimeve në blerjen e energjisë elektrike.

Duke e marrë për bazë një zotim të Ministrisë së Ekonomisë se do t’i ndajë 75 milionë euro për ta zbutur ndikimin e krizës energjetike në tarifa, ZRRE thotë se nuk ka nevojë për rritje të çmimit të rrymës për ata konsumatorë që nuk shpenzojnë më shumë se 600 kWh rrymë në muaj. Kësisoj, organi që rregullon aktivitetet në sektorin e energjisë në Kosovë thotë se mjetet e ndara nga Qeveria do ta shmangnin nevojën për rritjen e çmimit të rrymës për këtë kategori konsumatorësh, raporton Gazeta Express.

“Subvencioni i dhënë nga Qeveria efektivisht ndikon që tarifat e konsumatorëve biznesorë të mos pësojnë rritje dhe faturat për konsumatorët shtëpiak të mos rriten për konsumin që mund të ofrohet me tarifën ekzistuese nga kapacitetet vendore në Kosovë (deri në 600 kWh për muaj)”, thuhet në raportin e ZRRE-së.

Propozimi i ZRRE-së: Tarifat e energjisë elektrike bazuar në subvencionin e premtuar të Qeverisë. Çmimi i rrymës rritet për ata që shpenzojnë më mbi 600 kWh rrymë në muaj.

Sipas ZRRE-së, konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kWh rrymë në muaj dhe ata që shpenzojnë edhe më shumë se kaq, nuk do t’i ndihmojë as subvencioni i Qeverisë.

Në raportin e ZRRE-së propozohet që tarifa për konsumatorët me 800 kWh rrymë të shpenzuar në muaj të rritet në vlerë prej 13.31 eurosh. Ndërsa konsumatorët që shpenzojnë 1000 kwh rrymë në muaj, sipas propozimit të ZRRE-së përballen me një rritje prej 24.62 euro të çmimit të rrymës.

Propozimi i rritjes së çmimit të rrymës në rast se Qeveria nuk i ndan 75 milionë euro

Në rast se Qeveria e Kosovës nuk subvencionon, ZRRE-ja e konsideron të nevojshëm rritjen e çmimit të rrymës.

Në këtë rast, ZRRE-ja propozon që tarifat e energjisë elektrike të ndryshohen në mënyrë që për konsumatorët biznesorë të rritet çmimi i rrymës për 9%.

Rritje e çmimit të rrymës për 9% është propozuar edhe për konsumatorët shtëpiak, të cilët konsiderohet se shpenzojnë deri në 600 kWh rrymë në muaj.

Në këtë rast, gjithashtu është propozuar aplikimi i tarifës prej 0.21 €/kWh për energjinë e konsumuar në kohën e tarifës së lartë (gjatë ditës) dhe 0.09 €/kWh për energjinë e konsumuar në tarifën e ulët (gjatë natës).

Si klasifikohen konsumatorët?

Konsumatori që shpenzon 300 kWh/muaj vlerësohet si konsumator që shpenzon energjinë e nevojshme për të mbuluar nevojat esenciale për një familje 4 antarëshe. Gjatë vitit, 20.5% e konsumatorëve nuk e kalojnë këtë prag në asnjë muaj gjatë vitit, sipas ZRRE-së. Këta konsumatorë futen në kategorinë A.

Konsumatori me konsum 450 kWh/muaj – paraqet konsumin mesatar të një konsumatori të amvisërisë gjatë vitit. Bazuar në të dhënat e KEDS-it, konsumi mesatar (nga viti 2012 – 2020) nga amvisëritë që shpenzojnë mbi 300 kWh/muaj, është ~ 460 kWh/muaj. Konsumi mesatar në vitin 2021 për konsumatorët e amvisërive që shpenzojnë mbi 300 kWh/muaj energji elektrike është rreth 440 kWh/muaj. Gjatë vitit, 44% e konsumatorëve nuk e kalojnë këtë prag në asnjë muaj gjatë vitit. Këta konsumatorë futen në kategorinë B.

Konsumatori me konsum 600 kWh/muaj – paraqet konsumin bazik minimal të një konsumatori me ngrohje elektrike gjatë dimrit, në bazë të analizave gjatë vendosjes së bllokut në tarifat e kaluara, 69% të konsumatorëve nuk e kalojnë këtë prag në asnjë muaj gjatë vitit, dhe 79% të konsumatorëve nuk e kalojnë këtë nivel gjatë muajve të verës. Këta konsumatorë futen në kategorinë C.

Konsumatori me konsum 800 kWh/muaj – paraqet një konsumator me konsum mbi bllokun e propozuar. Këta konsumatorë futen në kategorinë D.

Konsumatori me konsum 1000 kWh/muaj – paraqet një konsumator me konsum më të lartë të energjisë elektrike. Këta konsumatorë futen në kategorinë E.

ZRRE-ja u ka ofruar kompanive, konsumatorëve dhe palëve tjera të interesit mundësinë që t’i shqyrtojnë të dhënat dhe qëndrimet e paraqitura në raportin e publikuar dhe t’i komentojnë ato, duke paraqitur argumente kundër ose duke ofruar të dhëna të reja.

The post Propozimi i ZRRE-së: Çmimi i rrymes të rritet për këto kategori të konsumatorëve appeared first on Prizreni Sot.

Bordi i ZRrE-së: Kërkesa e KEDS për rritje të çmimit të energjisë është ende në shqyrtim
Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), Ymer Fejzullahu, ka thënë sot para mediave se ende janë duke shqyrtuar kërkesën për rritjen e çmimit të energjisë prej 7 për qind, kërkesë kjo që iu ka shkuar nga vet KEDS-i në dhjetor të vitit të kaluar.

Sipas tij, kërkesa e KEDS-it pas shqyrtimit nga ana e ZRRE-së, do të jetë në diskutim publik për dy javë, ku secili institucion i përfshirë do ta ketë të drejtën të japë mendim lidhur me këtë çështje.

“Në ueb faqen e ZRrE janë kërkesat e të licencuarve për shqyrtim të jashtëzakonshëm, aty ka një kërkesë për rritje të tarifave të energjisë elektrike. ZRrE e ka për obligim, si institucion i pavarur të shqyrtoj dhe vlerësoj aplikacionet e të licencuarve dhe pas shqyrtimit do të publikojmë”, tha Fejzullahu para mediave.

Nga ZRrE-ja u konfirmua se tashmë është hapur shqyrtimi i jashtëzakonshëm, dhe se aplikacionet janë publike dhe mund të shihen se sa është kërkesa për rritje krahasim për vitin e kaluar.

Derisa Fejzullahu tha se kërkesa për shqyrtim është e jashtëzakonshme, për 45 ditë pritet të përfundojë gjithçka.

“Shqyrtimi i jashtëzakonshëm, maksimumi zgjat 45 ditë ku ky proces duhet të përfundoj. Ne jemi në brenda afateve jemi duke bërë përpjekje që ky proces të përfundoj brenda afateve”, shtoi ai.

Gjithashtu, Fejzullahu tregoi edhe pikat e miratuara në mbledhjen e parë të Bordit të ZRRE-së për këtë vit, ndër të cilat ishte edhe miratimi i parametrave herc të furnizuesit të shërbimit universal të energjisë që është KESCO.

“Parametrat herc për furnizuesin me obligim të shërbimit universal në këtë rast është KESCO. Këta parametra janë për periudhë 3 vjeçare që përcaktohen dhe do të mbesin në fuqi për periudhën 5 vjeçare”, tha tutje ai.

Në këtë mbledhje Bordi, po ashtu janë miratuar edhe disa kërkesa të bizneseve për panele solare për vetëkonsum.

The post Bordi i ZRrE-së: Kërkesa e KEDS për rritje të çmimit të energjisë është ende në shqyrtim appeared first on Prizreni Sot.

ZRRE pritet të publikojë tarifat e reja të rrymës në muajin shkurt
Shtrenjtimi i energjisë elektrike dhe rikthimi i bllok-tarifave janë vetëm disa kërkesa që Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë (ZRRE) është duke i shqyrtuar për strukturën e re tarifore.

Të dhënat e detajuara rreth kësaj strukture, ZRRE paralajmëron se do t’i bëjë publike në fillim të muajit shkurt.

“Shpresojmë që raportet përfundimtare të publikohen sapo ekspertët e ZRRE-së t’i analizojnë të gjitha të dhënat. Të gjitha palët do të njoftohen në kohën kur raportet do të bëhen publike”, thuhet në përgjigjen e ZRRE-së dërguar Radios Evropa e Lirë.

Në muajin dhjetor, ky institucion – pas kërkesave të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (KEDS) dhe Kompanisë Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) – ka nisur të bëjë shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike.

Ky shqyrtim është thënë se ka për qëllim të reflektojë mbi çmimet e ngritura të importit të rrymës, si pasojë e krizës globale energjetike.

ZRRE bën të ditur se tarifat që do të përcaktohen në këtë shqyrtim, do të aplikohen për një vit.

Kjo lë të kuptohet se shqyrtimi i rregullt i tarifave, që zakonisht bëhet në prill të çdo viti, eliminohet.

ZRRE nuk jep ndonjë të dhënë se sa mund të shtrenjtohet rryma. Por, Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS) ka kërkuar tashmë që rritja të jetë 7 për qind.

Konsumatorët e Kosovës aktualisht paguajnë 6.75 centë për kilovat në orë.

Rikthimi i bllok-tarifave, mundësi për kursim të energjisë elektrike

Instituti për Politika Zhvillimore në Kosovë (INDEP) ka kërkuar nga ZRRE-ja rikthimin e bllok-tarifave dhe jo rritje të çmimit të rrymës.

Bllok-tarifat kanë qenë pjesë e strukturës tarifore të energjisë elektrike në Kosovë nga viti 2006 deri në vitin 2017.

Sipas tyre, kur një ekonomi familjare ka shpenzuar më shumë se 600 kilovatë rrymë në muaj, çmimi për të ka qenë më i lartë në krahasim me familjet që kanë shpenzuar nën 600 dhe 300 kilovatë në muaj.

ZRRE i ka hequr ato rreth pesë vjet më parë.

“Bllok-tarifat konsiderohen nga konsumatorët si të komplikuara për t’u kuptuar”, ka thënë ZRRE në atë kohë.

Sipas INDEP-it, rikthimi i bllok-tarifave është një mundësi e mirë për kursimin e energjisë elektrike.

“Ne konsiderojmë që një strukturë tarifore, që bazohet në konsum të energjisë, do të bënte që të mos kemi shtrenjtim të energjisë për disa kategori që nuk shpenzojnë shumë”, thotë Dardan Abazi, ekspert i politikave të energjisë në INDEP.

“Pra, për këto kategori nuk duhet të ketë rritje të çmimit. Por, një çmim i ri duhet të ndodhë në kategoritë e familjeve që shpenzojnë më shumë energji, mbi 600 kilovatë, apo mbi 1,000 kilovatë”, thotë Abazi për Radion Evropa e Lirë.

Sipas një analize të INDEP-it të bërë në kohën kur aplikoheshin bllok-tarifat, qytetarët e kanë kursyer energjinë elektrike.

Abazi thotë se në atë kohë, mbi 81 për qind e konsumatorëve nuk kanë shpenzuar më shumë se 600 kilovatë në muaj.

Sipas INDEP-it, struktura tarifore, që ka ndryshuar në vitin 2017, ka nxitur konsumatorët që të shpenzojnë më shumë energji elektrike, duke filluar përdorimin e saj edhe për ngrohje.

Rikthimin e bllok-tarifave e kërkon edhe KEDS-i, duke thënë se kjo strukturë tarifore do ta lehtësonte sistemin, pasi që konsumatorët do të ngroheshin më pak me rrymë.

KEDS, në listën e shpenzuesve më të mëdhenj të energjisë elektrike në vitin 2021, ka identifikuar ngrohjen qendrore me rrymë dhe bojlerin.

Amvisëritë në Kosovë mund të kontrollojnë shpenzimin e rrymës në ueb-faqen e KESKO-së, pasi të regjistrohen me kodin e konsumatorit që figuron në faturë.

Në fund të vitit të kaluar, konsumatorët në Kosovë janë përballur me reduktime të ashpra të energjisë elektrike, por kjo situatë, sipas KEDS, është stabilizuar.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, thotë për Radion Evropa e Lirë se me ftohjen e motit, kërkesat për energji elektrike janë rritur.

Për të përmbushur nivelin e konsumit, i cili më datën 11 janar ishte 1232 megavatë në orë, Buzhala thotë se janë duke importuar energji elektrike mbi 500 megavatë dhe atë me çmime të larta.

“Çmimet e importit kanë qenë në rënie nga data 24 dhjetor, 2021, por në dy ditët e fundit kanë filluar të rriten. Varet nga kontrata që realizohet, por, për momentin, çmimi i energjisë elektrike për megavat shkon deri në 270 euro”, thotë Buzhala.

Importi i energjisë elektrike është i pashmangshëm, pasi që termocentralet në Kosovë aktualisht nuk po arrijnë të prodhojnë më shumë se 500 megavatë energji elektrike në orë.

Një nga arsyet për nënprodhim është vjetërsia me dekada e termocentraleve.

The post ZRRE pritet të publikojë tarifat e reja të rrymës në muajin shkurt appeared first on Prizreni Sot.