Tajar Susuri nga Komuniteti i Prodhuesve në listën e fitores së VV si kandidat për Kuvendin Komunal
Tajar Susuri është kandidat i Vetëvendosjes për Kuvendin Komunal me numër 20. Po kush është Tajar Susuri.
Tajar Susuri ka lindur më 09. 05. 1975 në Zhur, Komuna e Prizrenit.
Aktualisht është i angazhuar në pozitën e menaxherit operativ në kompaninë “Vëllezërit e Bashkuar” Shpk – Zhur.
Fokusi i tij si anëtar i Kuvendit të Komunës do të jenë politikat komunale që i mbështesin dhe i favorizojnë bizneset e vogla dhe të mesme. Do të angazhohet për zhvillimin, ndërtimin dhe integrimin e infrastrukturës në harmoni me standardet evropiane, për shërbimet cilësore në arsim e shëndetësi primare. Do t’i mbështesë iniciativat e mira për kulturë, rini dhe sport. Do ta mbështesë sektorin e bujqësisë në përgjithësi dhe ekonominë e vogël familjare në veçanti.
Objektivi kryesor i tij do të jetë ngritja e cilësisë së jetës së qytetarit të Prizrenit.
Tajar Susuri mban numrin 20 në listën fituese të zgjedhjeve të 17 tetorit nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.