Taulant B. Muja: Zgjedhje që duhet ti japim zgjidhje shtimit të kapcitetit të ujit në Zhur
Takimet dhe diskutimet e përditshme, në diskutimet online, në rrjetet sociale me miq, shok dhe bashkëvendas, ka kërkesa të mjaftueshme për fshatin Zhur.
Shkruan: Taulant B. Muja
Ka kërkesa për Qerdhe Publike,
Ka kërkesa për Hapsira të Gjelbërta, parqe, shtigje për ecje, etj.,
Ka kërkesa për vende rekreative sportive,
Ka kërkesa për funksionalizimin e Shtëpisë së Kulturës,
Ka kërkesa për hapjen e rrugëve të reja, që lidhin fshatin me pjesë të tjera,
Ka kërkesa për mbështetje për bujqit dhe blegëtorët,
Ka kërkesa për mbështetjen e Vëllazërisë, klub ikon i futbollit në Zhurit me rrethinë,
Ka kërkesa për mbeshtetje të ndryshme me interes publik që i shërbejnë komunitetit tonë.
Zhuri ka nevojë për shumë projekte që duhet të realizohen.
Por mbi të gjitha kërkesat, kërkesë primare mbetet realizimi i projektit për shtimin e kapciteve të ujit të pijshëm.
Projekti që do t’i jepte vlerë dhe do t’i hapte rrugën projekteve dhe realizimin e tyre për Zhurin, është vetëm zgjidhja e problemit të ujit.
Këto zgjedhje duhet t’i japin zgjidhje problemit të ujit në Zhur, nga Qeveria Totaj.
Si anëtarë i Kuvend Komunal, bashkë me Kryetarin e Komunes, z. Shaqir Totaj do ta kemi dhe duhet që ta kemi prioritet, realizimin e shtimit të kapaciteteve të ujit në Zhur dhe kjo të marrë fund në mandatin e parë katër vjeqar, bashkë me projektet e tjera që i duhen Zhurit, rrethinës dhe Prizrenit.
Nuk premtoj, por e kam detyrë të jamē mbështetës i çdo shërbimi dhe vendimi të drejtë në interes të Komunes së Prizrenit.
Si kandidat për Kuvend Komunal, kërkojë mbështetje të sinqert për punë të sinqerta për Prizrenin, Zhurin, Vërrinin, Hasin dhe secilin fshat për rreth.
Në emër të së mirës së pëbashkëkt, Bashkë për Prizrenin.
Sinqerisht,
Taulant Muja nr 23 – Kandidat për Kuvend Komunal nga Partia Demokratike e Kosovës -Dega Zhur.