Të dielën, QKMF në Prizren organizon check-up për Autizëm
Ditën e dielë, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prizren do të organizoj check-up për Autizëm dhe për ç’rregullime të sjelljes tek fëmijët, në Ditën Botërore të Autizmit, ka njoftuar përmes një postimi në facebook, drejtori i QKMF-së, Xhevat Elezkurtaj.
Postimi i plotë
QKMF-Prizren, me datën 4 prill 2021, organizon check-up për Autizëm dhe çrregullime të sjelljes tek fëmijët.
Vizitat bëhen nga ana e doktoreshës së QKUK-së në Prishtinë, Dr.Lidra Shabani, psikiatre e fëmijeve.Të gjithë të interesuarit të lajmërohen tek koordinatorja e projektit, në këtë nr.telefoni: 044 / 217- 360.