TË NA RROJË IMPIANTI
Ramadan Kolukaj shkruan se mund të krenohemi me impiantin e ujërave të zeza në Vlashnje, por në mes të qytetit si pa të keq derdhen sasi të mëdha të kanalizimeve.
Postimi i plotë:
Le të krenohemi sa të duam me ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza në Vlashnjë.
Në mes të qytetit ( dhe jo vetëm këtu por për gjatë tërë rrjedhës së Lumbardhit nëpër qytet) si pa të keq derdhen edhe më tutje sasi të mëdha të kanalizimeve.
Ironia më e madhe është se sipër këtyre derdhjeve gjenden gypat kryesor që janë vendosur pikërisht për ti dërguar këto ujëra të zeza drejt e në impiantin e Vlashnjës.