Të premten në Kuvendin Komunal do të shqyrtohet dhe miratohet propozim buxheti për vitin 2022
Të premten do të mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal në të cilë do të shqyrtohet dhe miratohet propozim buxheti për vitin 2022 si dhe parashikimiet për vitet 2023 dhe 2024.
Njoftimi i plotë:
Në bazë të nenit 44 paragrafit 1 dhe 2, lidhur me nenin 43 paragrafit 1, të Ligjit Nr. 03/L – 040 për Vetëqeverisjen Lokale dhe nenit 30, paragrafit 1 dhe 2, të Statutit të Komunës së Prizrenit Nr. 01/011-5643, të datës 15 tetor 2008, dhe duke u bazuar në kërkesën Nr.0134821 të Kryetarit të Komunës, Kryesuesja e Kuvendit, Antigona Bytyqi ka thirrur Mbledhjen e Jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet më 31 dhjetor 2021 (e premte), në sallën për mbledhjet e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, tek “Shtëpia e Bardhë”, duke filluar në orën 10:00. Gjeni këtu rendin e ditës: https://kk.rks-gov.net/…/Rend-dite-dt.-31-dhjetor-2021…