Testohen në ambient të hapur 373 prizrenas, 14 prej tyre rezultojnë pozitiv me Covid-19

Ekipet mobile të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren, të enjten nga ora 11:00-15:00 kanë realizuar testet e shpejta (rapide) për Covid-19 në qendër të Prizrenit.

Sipas drejtorit të QKMF-së, Xhevat Elezkurtaj, e cila është organizatore e këtij aktiviteti, përgjatë 4 orëve janë testuar 373 qytetarë 14 prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, raporton TV Prizreni.

Ky aktivitet do të vazhdoj edhe ditën e nesërme në të njëjtin orar, dhe qytetarët kanë mundësi për të kryer testin e shpejtë për Covid-19, ka njoftuar drejtori Elezkurtaj./tvprizreni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *