Theren me thikë dy persona në Prizren, rasti po hetohet
Dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Prizrenit pasi dyshohet se janë therur me thikë nga një person tjetër.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 23:20 në rrugën “Ibrahim Rugova”, në Prizren.
Tutje bëhet e ditur se viktimat janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor ndërsa rasti është cilësuar si “lëndim i rëndë trupor”.
“Dy viktima meshkuj kosovarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Prizrenit, pasi që dyshohet se janë therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima janë dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.