Theret me thikë një 28 vjeçar në Prizren, i dyshuari doli nga makina dhe e goditi me thikë në qafë
Një 28 vjeçar është therur me thikë sot në mëngjes në Prizren, duke kaluar në vija të bardha. Viktima po trajtohet në emergjencën e qytetit.
Demokracia.com merr vesh se i riu ka plagë në qafë dhe se është jashtë rrezikut për jetë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 8:30, në rrugën e Ankarasë.
Viktima paraprakisht ka pasur një mosmarrëveshje me vozitësin e një veture Golf 4.
Vetura me të cilën ishte sulmuesi, ishte ngjyrë hiri, dhe policia ka arritur t’i identifikojë targat e saj, përkundër se ka ikur nga vendi i ngjarjes.