Thirrje për aplikim: Përkrahja e individëve dhe OJQ-ve në fushën e turizmit

Komuna e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar të gjitha Organizatat Joqeveritare të regjistruara në Republikën e Kosovës, si dhe individë që veprojnë në Komunën e Prizrenit, programi i punës, i të cilëve është i fokusuar në fushën e turizmit dhe zhvillimit ekonomik, që përfshijnë aktivitetet që do të realizohen në Komunën e Prizrenit, ftohen të aplikojnë për mbështetje financiare duke u bazuar mbi rregulloren me nr. – 04/2017 për OJQ-të.

Komuna e Prizrenit, ofron përkrahje për asociacione, shoqata dhe individë, të cilët veprojnë dhe aktivitetet e tyre i ushtrojnë në fushat e turizmit dhe të zhvillimit ekonomik.

Në këtë vijë Komuna synon rritjen e llojllojshmërisë së aktiviteteve, tërheqjen e numrit sa më të madh të publikut në këto aktivitete, tërheqjen edhe të turistëve përmes aktiviteteve të krijuara nga OJQ-të dhe nga individët për promovimin e turizmit dhe aktiviteteve te të gjithë qytetarët, thuhet në këtë njoftim,.tvprizreni.net

Për detaje tjera të aplikimit klikoni në linkun vijues:

https://kk.rks-gov.net/prizren/category/subvencione/subvencione-per-turizem-dhe-zhvillim-ekonomik/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *