Thirrje për mbledhje urgjente të Kuvendit Komunal

Në bazë të nenit 43 paragrafit 1, nenit 44 paragrafit 6, të Ligjit Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale, lidhur me nenin 7 të Udhëzimit Administrativ (MAPL) Nr. 02/2015 për mbajtjen e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës, nenit 30, të Statutit të Komunës së Prizrenit 01/011-5643, si dhe kërkesës Nr. 001/060 – 52684 të datës 13.04.2021, kryesuesi i Kuvendit Komunal thërret Mbledhjen Urgjente të Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet më 14 prill 2021 (e mërkurë), në Sallën për mbledhjet e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, tek “Shtëpia e Bardhë”, duke filluar në orën 10:00.

Për punën e kësaj mbledhjeje, do të jetë ky rend dite:

“Kërkesë për shtyrjen e vendimit për ekzekutim të largimit nga zyrat partitë politike.”

Thirrjen për këtë mbledhje e gjeni këtu: https://kk.rks-gov.net/…/Rend-dite-Mbledhje-Urgjente-dt…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *