Totaj: Unë do të jem kandidat i PDK-së për kryetar të Prizrenit
Kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj thotë se ai do të jetë kandidat i kësaj partie për kryetar të kësaj komune.
“Mendoj se gjasat për t’u kthyer PDK-ja në pushtet në Prizren janë të mëdha. Kur e them këtë, bazohem në disa faktorë siç janë: përkrahja që unë e kam nga partia, duke përfshirë këtu edhe bashkëpunimin e mirë brenda Degës së PDK-së në Prizren, kualitetin e resurseve humane që e kemi brenda PDK-së në qytetin e Prizrenit, përfshirë këtu edhe degën e Zhurit dhe të Hasit”, ka deklaruar Totaj.
“Po, unë do të jem kandidat i PDK-së për kryetar të Prizrenit në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në tetor të vitit vijues. Pritet koha e duhur dhe kandidatura ime do të zyrtarizohet apo formalizohet sepse ajo tashmë veç është e shpallur”.
“Mendoj se gjasat për t’u kthyer PDK-ja në pushtet në Prizren janë të mëdha. Kur e them këtë, bazohem në disa faktorë sikur që janë: përkrahja që unë e kam nga partia, përfshirë këtu edhe bashkëpunimin e mirë brenda Degës së PDK-së në Prizren, kualitetin e resurseve humane që e kemi brenda PDK-së në qytetin e Prizrenit, përfshirë këtu edhe degën e Zhurit dhe Hasit, për shkak të skandaleve të shumta, pakënaqësinë e qytetarëve të Prizrenit me keqqeverisjen e LV-së prej se kanë ardhur në pushtet lokal, përvojën që unë e kam krijuar në politikë prej se jam kyçur. Mendoj se është me rëndësi të theksohet se ne jo vetëm që do të kthehemi në pushtet, por kur të kthehemi do të implementojmë qeverisje shumë më kualitative se që qyteti ka parë deri më tani ndonjëherë, sepse i kemi të gjitha parakushtet që një gjë e tillë të ndodhë”./Epoka e re/