Tre të lënduar rëndë në dy aksidente që ndodhën brenda qytetit në Prizren
Tre persona janë lënduar rëndë si pasojë e dy aksidenteve të trafikut që kanë ndodhur brenda qytetit në Prizren.
Njëri aksident ka ndodhur të martën rreth orës 23:30 në rrugën “William Walker”, ku janë përfshirë dy automjete dhe janë lënduar rëndë dy persona.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale në Prizren, Shaqir Bytyqi.
“Njëri aksident ka ndodhur të martën rreth orës 23:30 në rrugën ‘William Walker’ ku janë përfshirë dy automjete dhe janë lënduar dy persona, pasagjeri i njërës veturë dhe shoferi i veturës tjetër. Të njëjtit kanë marrë lëndime të rënda dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit. Rasti është duke u hetuar”, ka thënë Bytyqi.
Ndërsa, siç ka bërë të ditur ai, aksidenti tjetër ka ndodhur të mërkurën rreth orës 03:30 në rrugën “Tirana”, ku është përfshirë një veturë dhe është lënduar rëndë një person.
“Aksidenti tjetër ka ndodhur të mërkurën rreth orës 03:30 në rrugën Tirana. Është përfshirë vetëm një veturë. Shoferi ka humbur kontrollin mbi automjetin për shkak të shpejtësisë dhe ka goditur një shtyllë. Pas goditjes është rrotulluar me veturë. I njëjti ka pësuar lëndime të rënda dhe është duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit. Të dyja aksidentet kanë ndodhur brenda në qytet”, ka deklaruar Bytyqi.