Trusti i humb mbi 170 milionë euro për nëntë muaj
Mbi 170 milionë euro.
Kaq para janë humbur nga janari e deri në shtator nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës.
Kështu njofton Banka Qendrore e Kosovës përmes publikimit të Raportit për Sistemin Financiar.
Në raport thuhet se vlera e përgjithshme e Fondeve të Trustit është mbi 2.3 miliardë euro.
Në anën tjetër në Kuvendin e Kosovës do të bëhet edhe një tentativë për ta tejkaluar Projektligjin që ua mundëson qytetarëv tërheqjen e 30 përqind të kursimeve, pasi që kishte dështuar herën e parë në muajin qershor.
Tërheqjen e 30 përqindëshit e kishte kundërshtuar partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.
E pas kësaj ishte organizuar një peticion ku qytetarët i ishin përgjigjur masivisht.
Mbi 17 mijë nënshkrime janë pranuar si të vlefshme nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.