U mbajt ceremonia përmbyllëse e edicionit të dytë të Shkollës Verore Ndërkombëtare
Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të premten është mbajtur ceremonia përmbyllëse e edicionit të dytë të Shkollës Verore Ndërkombëtare 31 Korrik-11 Gusht 2023. Me këtë rast, Rektori i Universitetit, Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, së bashku me profesorët ndërkombëtar, ka shpërndarë certifikatat për pjesëmarrësit e gjashtë moduleve.
Rektori Alishani, në fjalën e tij u shpreh i bindur se kjo do të jetë një përvojë e paharruar për të gjithë pjesëmarrësit. “Këto dy javë të mësimit, zbulimit dhe rritjes personale na kanë afruar më shumë me njëri-tjetrin dhe kanë zgjeruar horizontet tona në mënyra që do të ndiejmë për vitet në vazhdim. Që nga fillimi i kësaj shkolle verore, ne kemi nisur një kërkim kolektiv për dije dhe eksplorim. Origjinat tona të ndryshme dhe perspektivat unike janë përplasur këtu, duke krijuar një mjedis bashkëpunimi, kurioziteti dhe kërshërisë intelektuale. Përmes ligjërimeve, diskutimeve që të bëjnë të mendosh, dhe veprimtarive praktike, kemi pasur privilegjin të thellohemi thellë në temat që kanë zgjeruar kuptimin tonë për botën që na rrethon”, theksoi Rektori Alishani.
Ndërkaq, ai shtoi se thelbi i vërtetë i kësaj shkolle verore shtrihet përtej përpjekjeve akademike. “Janë bisedat vonë natën që ndezën miqësitë, idetë që u formuan në sfidat e përbashkëta dhe ndjenja e komunitetit që ka transformuar këtë përvojë në diçka vërtetë të veçantë. Lidhjet që kemi krijuar dhe kujtimet që kemi memorizuar, do të qëndrojnë me ne si një dëshmi e fuqisë së mësimit dhe përvojave të ndara. Duke u ndarë nga ky kapitull, le të mos harrojmë rëndësinë e atyre që kemi arritur këtu. Ne jo vetëm kemi fituar dije të reja, por kemi kultivuar gjithashtu një mentalitet të mësimit dhe rritjes të vazhdueshme. Duke u armatosur me perspektiva të reja dhe aftësi të reja, jemi më të pajisur për të udhëhequr kompleksitetet e botës përtej këtyre mureve”, u shpreh Rektori Alishani.
Për punën e palodhur të bërë, Rektori shprehu mirënjohjen më të sinqertë ndaj anëtarëve të përkushtuar të stafit, vullnetarëve dhe mbështetësve të shumtë.
Në kuadër të Shkollës Verore Ndërkombëtare janë realizuar 6 module nga 6 njësitë akademike ku kanë marr pjesë një numër i madh i studentëve vendor dhe ndërkombëtar nga vendet më të ndryshme të botës. Modulet për këtë vit kanë përfshirë tema aktuale dhe shumë atraktive: Të dhënat për inteligjencën e biznesit: një perspektivë koduese dhe jokoduese, Financat ndërkombëtare: Sfidat dhe mundësitë e Blockchain, Ligji ndërkombëtar dhe përdorimi i forcës: zhvillimet e fundit, Eksplorimi i identiteteve gjuhësore dhe kulturore përmes filmave, Matja e qëndrueshmërisë dhe elasticitetit të sistemeve agro-ushqimore, Diskursi dhe Shoqëria: rimendimi i kuadrit të analizës kritike të ligjërimit. Në thirrjen e hapur nga Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren kanë aplikuar gjithsej 336 studentë nga 45 vende të ndryshme të botës si Poloni, Hungari, Turqi, Itali, Gjermani, Greqi, Angli, Austri, Francë, Belgjik dhe poashtu vende nga kontinente tjera si Argjentinë, Rusi, Indi, Australi, Kinë dhe SHBA. Këshilli Organizativ ka analizuar gjitha aplikimet dhe ka pranuar 200 studentë, ashtu siç janë edhe planifikuar.
Përveç pjesës kurrikulare, janë mbajtur shumë aktivitete ekstra-kurrikulare duke e bërë këtë event edhe më atraktiv dhe madhështor, nga data 31 Korrik deri më 11 Gusht 2023.
Realizimi i SHVNP 2023 do të ketë një efekt të jashtëzakonshëm edhe në procesin e ndërkombëtarizimit të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren duke vendosur kontakte dhe përvoja të mira me staf dhe studentë të huaj nga vendet më të ndryshme të botës.