U ofroi ryshfet policëve në kufi që t’ia lejonin hyrjen gruas së tij, arrestohet burri nga Shqipëria
Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Vermicë, pasi u ka ofruar 10 euro ryshfet zyrtarëve të Policisë së Kosovës.
Policia bënë me dije se ai ka ofruar ryshfet, me qëllim që gruasë së tij me ndalesë hyrje për 5 vite, t’i lejohet hyrja në Kosovë.
Personi është dërguar në mbajtje, me urdhër të prokurorit.
“PKK-Vermicë 05.07.2021-21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti u ka ofruar 10 euro ryshfet zyrtareve policor me qellim qe ti lejojnë hyrjen në Kosove bashkëshortes së tij e cila kishte ndalesë hyrje në Kosove për pesë vite. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje,” shkruhet në raportin e Policisë.