U përkujtua “Dita e Dëshmorëve” të Komunës së Prizrenit
Zyrtarë të lartë komunal, familjarë të dëshmorëve, invalid e veteran të UÇK-së u mblodhën sot në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, për t’i përkujtuar e për të bërë homazhe tek të rënët për lirinë e Kosovës me rastin e shënimit të “Ditës së Dëshmorëve” të Komunës së Prizrenit. Homazhe u bënë edhe te Monumenti i Lirisë – shtatorja e Komandant Remzi Ademajt në qendër të qytetit.
Dëshmorët e kombit janë më meritorët që sot frymojmë lirshëm dhe vepra e tyre do të jetë udhërrëfyes i një të ardhmeje të ndritur të shtetit.
Nder e lavdi e përjetshme për heronjtë e Kosovës!