Ulje e temperaturave e mundësi për reshje shiu – ky është moti për ditët në vijim
Ditët në vijim në vendin tonë pritet të ketë rënie të temperaturave dhe mundësi për reshje shiu. Në fundjavë priten reshje më të dendura shiu, lokalisht mundësi për përmbytje.
Sipas Prishtina Weather, temperaturat pësojnë rënie të ndjeshme në fundjavë. Indeksi i cilësisë së ajrit kryesisht mbetet në vlera të pranueshme dhe të mira.
Niveli i rrezikut nga rrezet ultravjollce, do të jetë mesatar. Në këto raste vlejnë rekomandime që të kërkojmë më shumë hije orëve të mesditës.
11.08 – Kryesisht me vranësira, ditën edhe intervale me diell. Përreth viseve malore mundësi për ndonjë rrebeshe shiu.
12.08 – Ngrohtë, kryesisht me vranësira. Pasdite priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.
13.08 – Më freskët, kryesisht vranët, e kohë pas kohe me shi. Paradite reshjet shoqërohen edhe me bubullima. Reshjet vende-vende vazhdojnë edhe gjatë natës.
14.08 – Freskët, kryesisht vranët, me të reshura shiu që vazhdojnë që nga orët e mëngjesit.
15.08 – Pjesërisht vranët e më ngrohtë. Pasdite mundësi për rrebeshe e bubullima. Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 14C e 17C, e maksimalet nga 25C e 26C, zbresin deri në 20C e 22C në fundjavë. Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja, të lehta dhe mesatare 3-10m/s. Shtypja atmosferike shënon një rritje të lehtë mbi normale dhe luhatet në këto vlera.