Ushtroi dhunë sistematikisht në familje, arrestohet i mituri nga Prizreni

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar të mitur nga Prizreni.

Siç njoftohet në raportin 24-orësh të Policisë, i mituri është arrestuar për shkak të dhunës sistematike në familje.

“Prizren 28.06.2024 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, – i mitur, për arsye se sistematikisht kishte shkaktuar dhunë në familje ndaj anëtarëve të familjes. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë” – thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *