Vaji i Mytaher Haskukës…
E nisi me vaj…në vaj e përfundon mandatin…
Prizreni sot
Kur i fitoi zgjedhjet Mytaher Haskuka, edhe “zogjtë e malit” u gëzuan…I dha fund një keqqeverisje që në mandatin e fundit silleshin me arrogancë …
E ndihmoi Zafiri e Nisma e ndihmoi LDK-ja, prandaj Mytaheri doli fitmitar… për pak vota…
Kryesorja fitoi…
Në emër të ndryshimit qytetarët prizrenas reflektuan…e rrëzuan nga pushteti PDK-në.
E vetmja e mirë që ndodhi ishte kjo…asgjë tjetër…
Sepse ndryshimi do të ndodhte…por do të vinte një arrogancë më e madhe se e PDK-së në mandatin e tretë…
Do të udhëhiqej me Prizren sikur të ishte “pashallëk i babës”
Kryetari i ri i Prizrenit në vend që të reflektonte dhe t’i përmirësoj gabimet e ta bëjë teleferikun…e anuloi…
Por nuk e anuloi shërndarjen e farës së grurit…
Dhe e nisi “udhëheqjen” e qytetit me vaj…
“…50 milion borgje” tha m’i kanë lënë…
Gazetarët i kishin fajet…shoqëria civile… e kush jo tjetër…
Vajtoi e vajtoi Mytaher Haskuka dhe që vaji të mos i shkoj huq vajtoi deri në fund të mandatit…
E prishin koalicionin së pari me Nismën e pastaj me LDK-në…dhe ankohet…vajton nuk po mi votojnë propozimet…
Kush duhet të ti votoj…
LDK-ja u tregua “zemërgjërë” disa herë por jo sa herë deshi…
Nisma jo…”mbajtën inat” për prishjen e koalicionit.
PDK-ja dhe AAK-ja jo se jo…
Kush duhet të ia votoj?…
Mytaher Haskuka edhe ka punuar…
Ka berë ndonje shkollë, ndonjë ambulancë…shtroi rrugë… por nuk mbahet mend kryetari që e ndërtoi rrugë me kubëza e beton, nuk mbahet mend ai që e kritikoi pushtetin paraprak për beton e kubëza ndërsa vetë u mundua ta imitoj…ta imitoj keq…
Mbahet mend për karriget 990 euroshe, që ai “nuk e di” se si i erdhën…
Nuk mbahet mend për ndonjë projekt të madh sepse nuk e bëri…
“Nuk e lanë”, prandaj…
Prandaj vajtoi e vajtoi deri në fund…
Mytaher Haskuka…