Vazhdon ora policore dhe masat e tjera, Hoti njofton se nuk ka ndryshime
Kryeministri Avdullah Hoti, ka bërë të ditur sot se nuk do të ndryshojnë masat e marra së fundmi për tu mbrojtur nga virusi Covid-19.
Ai tha se gjatë ditës së neserme do të mbajnë një takim me të gjithë inspektorët në vend, për të bërë kontrolle sa më rigoroze.
Hoti shtoi se masat e marra deri tani kanë ndikuar në kufizimin e rritjes së numrit të rasteve të reja të infektuara.
“Sot kemi pasur një takim të gjatë me ministrin Zemaj, ministrin e Tregtisë e drejtorin e IKSHPK-së, për ta analizuar situatën në të cilën po kalojmë. Ne kemi bërë një vlersim të detajuar të situatë. Konstatimi ynë është që gjendja është mjaft serioze por është në kontroll. Sygjerimi është që masat që janë në fuqi të mbahen dhe të vazhdohet me zbatim riguroz të masave që kemi marrë deri tani”, tha ai.
Hoti theksoi se numri i rasteve pozitive me këtë virus është më i vogël se i rasteve të reja të infektuara.
Ai tha se grupmoshat 30 deri në 40 vjeç janë më së shumti të infektuara me këtë virus.