Vdekja e 23 vjeçarit nga Suhareka në vetaksident, policia tregon si ndodhi rasti
Në fshatin Studençan të Suharekës një 23 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti.
Policia e Kosovës sot ka dalë me njoftim për rastin në raportin 24 orësh, ku thotë se aksidenti ndodhi nga pakujdesia.
“Fsh. Studençan, Suharekë (NN) 12.08.2022 – 18:50. Vozitësi mashkull kosovar me veturë nga pakujdesia ka shkaktuar vetë aksident trafiku. Si pasojë vozitësi ka humbur jetën. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i vozitësi është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.
Ai fillimisht është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit dhe derisa po bëhej gati për t’u transferuar drejt Prishtinës në QKUK, ka ndërruar jetë ende pa u nisur.