Vdekje e dyshimtë në Prizren
Policia e Kosovës ka njoftuar për një vdekje të dyshimtë në qytetin e Prizrenit.
Sipas policisë një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
Trupi i tij është dërguar në IML për obduksion.
“Prizren 27.01.2021 – 02:25. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim.