Vdes një 23 vjeçar në Prizren si pasojë e vetaksidentit
Një 23-vjeçar ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Lubizhdë e Prizrenit.
Viktima ishte dërguar për trajtim në QMF’në e Prizrenit, por nuk kishte arritur t’i mbijetonte plagëve të marra nga ky aksident.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
“Aksidenti ka ndodhur rreth ores 20:00 fshatin Lubizhdë të Prizrenit. Pasagjeri ka nderruar jete ne spitain rajonal te Prizrenit”, bëri të ditur ai.
Tutje, Osmanollaj njoftoi se edhe vëllai i të ndjerit, 20-vjeçar, pësoi lëndime trupore dhe është duke marrë trajtim mjekësor. 20-vjeçari, sipas policisë, ishte duke e vozitur veturën.
Trupi i pajetë, siç njofton Osmanollaj, është dërguar për obduksion.