Vdes një person në aksident trafiku në Suharekë
Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti ndërmjet një kamionete dhe një motoçiklete në Suharekë.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Peqan të Suharekës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
Viktima ka qenë duke drejtuar motoçikletën në momentin kur është aksidentuar me kamionetën.
Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërkaq trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Fsh. Peqan, Suharekë, 12.09.2021 – 22:00. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të një kamionete me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeki i ndihmës së shpejtë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.