Vdes një person në një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”
Një person ka humbur jetën në një vetaksident që ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”. Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Kelani tregon se vetaksidenti që ndodhi në orën 10:55 janë lënduar edhe tre persona të tjerë që ishin në veturë. Të tre personat janë dërguar në emergjencën e Prizrenit.
“Referuar informacioneve nga mjekët kompetent, si pasojë e vetë aksidentit njëra nga personat e lënduar ka ndërruar jetë. Sot rreth orës 10.55h ka ndodhur një aksident me lëndime në autostradën ‘Ibrahim Rugova” në afërsi të Suharekës. Një veturë me targa lokale është vetë aksidentuar, ku në të kanë qenë 4 persona, ku tre prej tyre janë dërguar në emergjencë në Prizren. Njësitet policore janë duke u marrë me rastin”, tha Kelani