Vendosen infografika dhe sinjalizime të reja në objektin e Administratës Komunale të Prizrenit
Të mërkurën, janë përuruar infografikat dhe sinjalizimet e reja në objektin e administratës komunale të Prizrenit.
Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, i shoqëruar nga drejtori i Administratës, Osman Hajdari, pas vendosjes, kanë përuruar infografikat dhe sinjalizimet e reja në objektin e administratës komunale.
Këtë projekt, kryetari Haskuka, e vlerësoi një hap afër të komunikimit mes komunës dhe qytetarëve që ka të bëjë me ofrimin shërbimeve cilësore ndaj këtyre të fundit, dhe kompletimit të reformave administrative.
Drejtori i Administratës, Osman Hajdari, foli për detajet dhe rëndësinë që ka projekti i radhës nga dikasteri që e drejton ai.
Ndryshe, kostoja e gjithë këtij projekti kap shumën e 28 mijë eurove. /Tv Prizreni/