Vëtëm 27 % realizimi i buxhetit për investime kapitale në Komunën e Prizrenit
Në Komunën e Prizrenit derisa të hyrat nga vjelja e tatimeve e kanë kaluar një pëqindje të mirë, harxhimet e mjeteve për investime kapitale janë në shifra shumë të vogla.
Të hyrat vetanake në Komunë e Prizrenit deri në fund të muajit shtator janë 76 përqind.
Shpenzimi total i buxhetit është 42 përqind ndërsa për investime kapitale vetëm 27 perqind. Vetëm 27 përqind të mjeteve kanë arritur të hargjohen për 9 muaj.
Këto të dhëna i prezantoi Sulltan Badallaj drejtor i Drejtorisë së Financave në Komunën e Prizrenit, në mbledhjen e kryetarit me drejtorët.
Komuna shpreson se në këtë muaj do të hargjoj më shumë mjete për investime kpiatale, por suficiti megjithatë do të jetë shumë i madh./Prizreni Sot