Vetëm dje janë sanksionuar 507 shoferë për mosrespektim të shpejtësisë
Vetëm dje për mosrespektim të shpejtësisë së kufizuar janë sanksionuar 507 shoferë.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës, përmes një postimi në Facebook.
Në bazë të raportit 24-orësh të Policisë, kanë ndodhur 14 aksidente trafiku, 38 me dëme materiale. Ndërkaq, 2275 tiketa trafiku të shqiptuara.
Po ashtu, PK-ja ka njoftuar se 31 persona janë arrestuar, 23 janë dërguar në mbajtje, dhe 5 në vuajtje të dënimit.