Vetura godet për vdekje këmbësoren 58-vjeçare në Suharekë
Një këmbësore ka vdekur pasi është goditur nga një vetur në Suharekë.
Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Vesel Gashi, ka konfirumuar rastin, duke thënë se e këmbësorja e vdekur është një grua 58-vjeçare.
“Dje me datë 28.07.2024, rreth orës 20:55 është raportuar për një aksident trafiku në rrugën Shirokë të Suharekës. Në aksident janë të përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasoj e aksidentit këmbësorja ( F.G. 58 vjeç) ka pësuar lëndime rënda të cilave nuk mundur të ju mbijetoj. Nga mjekët e emergjencës është konstatuar vdekja e saj.” – ka thënë ai.
Më tej, është bërë e ditur se shoferi i veturës është dërguar në mbajtje për 48 orë nga Policia.
“Policia si dhe prokurori kujdestar kanë dal vendngjarje dhe janë duke u marr me rastin. Ngasësi i automjetit gjendet në stacionin policor duke u intervistuar.” – ka thënë ai.