Vjedhje e rëndë në një shkollë të Prizrenit
Policia e Kosovës ka njoftuar për një vjedhjeve të rëndë në një shkollë në fshatin Petrovë të Prizrenit.
Për rastin në polici ka njoftuar një punëtor i shkollës.
Ai tha se persona të panjohur kanë hyrë në objektin e shkollës dhe nga aty kanë vjedhur një laptop, një kasafortë për ruajtjen e dokumenteve si dhe janë dëmtuar dy dyer të shkollës.
“Petrovë, Prizren 17-18.02.2022-NN. Ankuesi mashkull kosovar punëtor i shkollës ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë hyrë në objektin e shkollës dhe kanë vjedhur: një llaptop, një kasafortë për ruajtjen e dokumenteve si dhe janë dëmtuar dy dyer të shkollës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim e policisë.