Vjosa Osmani takon ndaras liderët politikë për caktimin e zgjedhjeve
Ushtruesja e Detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani do të takojë sot në orare të ndryshme liderët e partive politike për konsulta lidhur me caktimin e zgjedhjeve të reja pas vendimit të Kushtetuese për të shpallur votën e deputetit Etem Arifi të pavlefshme.
I pari që do t’i shkojë në zyrë është lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti në ora 13:00.E një orë pas tij Osmani do të presë në takim liderin e LDK-së Isa Mustafa në ora 14:00, pas tij në ora 15:00 në takim do të shkojë edhe Enver Hoxhaj si ushtrues i detyrës së kryetarit të PDK-së.
E i fundit për ditën e sotme në takim do t’i shkojë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në ora 16:00.
Gjykata Kushtetuese mbrëmë ka vendosur pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, me çka edhe zyrtarisht vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme.