Vlora Grulaj, drejtoreshë e Fabrikës së re të tekstilit: Veshja është pjesë e rëndësishme e përditshmërisë dhe përjetimeve tona
Në qendër të Suharekës është hapur fabrika e re e tekstilit. Drejtoresha e kësaj fabrike Vlora Grulaj thotë se ka arritur të krijojë një ekip punuese të mrekullueshme. Ajo thotë se kanë filluar prodhimin e brendit më të ri I.T.G fashion, të cilën e gjeni të gatshme në tregun vendor.
Industria e tekstilit është ngritur me kombinimin e duhur të traditës, kreativitetit dhe përvojës. “Në kuadër të kësaj, ne kemi hapur një fabrikë tekstili në fshatin Peqan të Komunës së Suharekës” thotë Vlora Grulaj.
Me 8 mars, në sajë të simbolikës, Fabrika ka hapur dhe pikën më të re në qendër të Suharekës ku ju keni mundësinë të vizitoni dhë të njiheni për së afërmi me punën dhe përkushtimin e kësaj Fabrike.
Drejtoresha e kësaj fabrike Vlora Grulaj thotë se tanimë kanë fillur prodhimin dhe brendin më të ri I.T.G fashion, të cilin mund ta gjeni të gatshme në tregun vendor dhe atë digital përmes programit të marketingut në rrjete sociale Facebook dhe Instagram.
Lënda e parë është e importuar nga Italia kurse në Fabrikë bëhet vetëm qepja. Ajo thotë se ka arritur të krijojë një ekip punuese të mrekullueshme.
“Fabrika jonë ka potencial dhe synim për zgjerim të konsiderueshëm të punësimit, qarkullimit dhe pasurimit të tregut vendas me brendin tonë e pse jo edhe të eksportojmë produktet tona në Rajon, thotë ajo dhe shton. “Aktualisht jemi të përqëndruar tek brendi femëror në të gjitha stilet dhe për të gjitha moshat. Shumë shpejtë do të fillojmë të zgjerojmë llojlloshmërinë e veshjeve varësisht nga kërkesat e klientëve.
Për të githë ata që duan të interesohen më shumë rreth Fabrikës dhe produkteve tona mund të na drejtohen përmes postës elektronike:
facebook&instagram-i.t.g.fashion.com