Vranësira dhe reshje shiu, si pritet të jetë moti sot
Për ditën e mërkurë vendi ynë pritet të vijojë jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira dhe intervale kthjellimi.
Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit në veriperëndim të vendit me intensitet deri mesatar hera-herës reshjte pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtëra. Ndërsa në pjesën tjetër të vendit reshjet e shiut priten të jenë me intensitet të dobët të karakterit lokal.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila në brigjet jugore të vendit pritet të fitojë shpejtësi deri në 12m/s. Valëzimi i forcës 3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zona malore 0 deri 9°C
në zona e ulëta 2 deri 17°C
në zona bregdetare 7 deri 17°C