Zhbllokohet rruga Prizren-Prevallë, ministria ka një thirrje për ngasësit e automjeteve
Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se rruga Prizren-Prevallë e cila ishte bllokuar pas rrëshqitjeve të materialit erodues nga masivi shkëmbor në pjesën e sipërme të saj, tani është zhbllokuar dhe trafiku mund të zhvillohet si më parë.
Po ashtu, Ministria ka bërë thirrje tek ngasësit e automjeteve që të kenë kujdes të shtuar kur lëvizin në këtë terren.
“Bazuar në konfiguracionin e terrenit ku shtrihet kjo rrugë, bëjmë thirrje tek të gjithë ngasësit e automjeteve që të kenë kujdes të shtuar në të gjithë gjatësinë e saj, pra nga Prizreni deri në Prevallë. Kujdes duhet të bëhet nga ndonjë ramje eventuale e gurëve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
“Ju informojmë se në rrugën Prizren – Prevallë, në kilometrin e gjashtë ku pati rrëshqitje të materialit erodues nga masivi shkëmbor në pjesën e sipërme të saj, dhe për pasojë bllokimin e kësaj rruge që nga mbrëmë pas ores 18.00 e deri me tani është bërë zhbllokimi i këtij aksi rrugor dhe trafiku mund te zhvillohet sikurse më parë.”