Zhduket një 18-vjeçare në Prizren, policia kërkon ndihmë nga qytetarët për gjetjen e saj
Një 18 vjeçare raportohet të jetë zhdukur në Prizren.
Policia ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e saj.
Njoftimi i plotë:
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve Rajonale, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të zhdukur me autorizim të Prokurorisë Themelore Prizren, me qëllim lokalizimin e saj, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
• GENTA (Fejzi) BERISHA e lindur me 09.07.2005 në Prizren.
• PERSON I ZHDUKUR
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 029 244 355-Drejtoria Rajonale Prizren
– E-mail adresa: [email protected]