Zhduket një 26 vjeçar nga Shqiperia, operacion i madh në Dragash për kërkim -shpëtim
Me datë 04 Shator 2022 në orët e vona të mbrëmjes nga familjarët e tij është raportuar një person I zhdukur.
Personi Admir Adili (rreth 26 vjeq) nga Fshati Borje i Shqipërisë me datën 04 shtator ka dalë në bjeshkët e fshatit Brod, KK Dragash për të mbledhë Boronica, kur shokët e tij janë kthyer nga bjeshka ai nuk është kthyer .
Që nga momenti i raportimit të personit si person zhdukur Policia e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë kanë filluar një operacion kërkim –shpëtimi.
Me datat 05, 06 dhe 07 Shtator operacioni është zgjeruar , në këtë operacion përveç policisë së të dy vendeve janë përfshirë FSK –ja, Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim dhe vullnetar.
Dje me datë 07.09.2022 vet Drejtorit Rajonal Policisë së Prizrenit , Kolonel Faton Alija, me stafin e tij ka dal në vend ngjarje për të koordinuar operacionin, aty ai u konsultua me Komandantin e Stacionit Policor të Dragashit, me Policinë Kufitare të Kosovës, me Policinë Kufitare te Shqipërisë, me Njësinë Kërkim-Shpëtimit të FSK-ës dhe me pjesëtaret e Shoqatës së Kosovës për kërkim-Shpëtim ( OJQ).
Nga drejtori rajonal është urdhëruar që sot në operacion të dërgohet edhe Njësia e Reagimit të Shpejt si dhe hetuesit rajonal për të marr rastin në kompetencë.
Përpos personelit të përfshirë në këtë rast , FSK-jaka përdorur për kërkim edhe qentë e terenit dhe motoçikleta me 4 rrota për teren malore.
Po ashtu Policia e Shqipërisë, ka përdorë dhe vazhdon ta përdor dronin.
Kryetari i KK-Dragash, është i informuar me rast dhe sipas mundësive edhe Komuna do të angazhohet dhe të mbështes këtë operacion.