Zhduket një djalë në Prizren, familja e raporton pas dy muajsh
Ankuesi mashkull kosovar nga Prizreni ka informuar Policinë se para dy muajve djali i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Rasti është duke u hetuar.
“Prizren 27.01.2022 – 18:02. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se para dy muajve djali i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.