Zyrtare: Miki Grbavcevic pjesë e KB “Junior 06”

Pas paralajmërimit për mundësinë e ardhjes së trajnerit të njohur malazez, sot kjo u zyrtarizua.

Trajneri Grbavcevic dhe drejtuesit e KB “Junior 06” kanë arritur marrëveshjen  për një kohë të pacaktuar. Trajneri malazez do të angazhohet në ngritjen e cilësisë së lojës dhe të lojtarëve, ndërkohë angazhimi i tij do të përqëndrohet edhe në punën individuale me talentet e shumta të këtij klubi.

“Ardhja e këtij eksperti do të thotë shumë jo vetëm për klubin tonë, por edhe për qytetin e Prizrenit. Do të kemi ngritje të cilësisë tekniko-taktike të lojës, sukses në garat që na presin dhe punë e cilësi për individë…”  ka thënë drejtori i KB “Junior 06”, Ramush Rushiti.

V.B.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *