Zyrtarët komunal vizitojnë hapësirën ku po të ndërtohet aneksi në shkollën fillore “Dy Dëshmorët” në fshatin Arbanas
Me rastin e fillimit të punimeve për ndërtimin e aneksit të ri në shkollën fillore “Dy Dëshmorët” në fshatin Arbanas (Serbicë e Poshtme), kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi sot kanë vizituar hapësirën ku do të ndërtohet ky aneks.
Me këtë rast, kryetari Haskuka deklaroi se objekti i ri dy katësh do të ketë një sipërfaqe prej 906 m², duke përfshirë 9 klasa mësimore, hapësirat për kabinet dhe pjesë të tjera më hapësira moderne, të cilat do t’i plotësojnë kushtet e nevojshme për një edukim cilësor.
Po ashtu Kryetari Haskuka, duke e falënderuar Drejtorinë Komunale të Arsimit për punën e realizuar, deklaroi se gjatë ditëve në vijim do të vazhdojnë të punojnë për përfundimin e punimeve edhe në shkollat tjera të komunës së Prizrenit, për të krijuar hapësira dhe mjedise sa më kualitative dhe të përshtatshme për një edukim cilësor.