10 mijë e 815 testime për gjashtë ditë: 4461 raste poztive, 933 të shëruar, 54 të vdekur

10 mijë e 815 testime për gjashtë ditë: 4461 raste poztive, 933 të shëruar, 54 të vdekur

Gjatë javës që po lëmë pas, në Kosovë janë testuar 10 mijë e 815 mostra të dyshimta për COVID-19. Nga to, 4 mijë e 461 kanë rezultuar pozitive, raporton Gazeta Express

Mostrat e 117 mijë e 585 personave të dyshimtë për COVID-19 janë testuar që nga fillimi i pandemisë në Kosovë, e deri të shtunën e kësaj jave që po lëmë pas.

Vetëm nga e hëna deri të shtunën, janë testuar 10 mijë e 815 persona, nga të cilët 4 mijë e 461 kanë rezultuar pozitivë, duke çuar në 10 mijë e 752 numrin total të rasteve aktive me koronavirus.

Nga fillimi i i pandemisë e deri më tani, numri total i rasteve pozitive në vendin tonë ka shkuar në 28 mijë e 616.

Nga e hëna e javës që po lëmë pas e deri në të shtunën, në Kosovë janë shëruar 933 persona të cilët kanë qenë duke u përballur me COVID-19, duke çuar në 17 mijë e 55 numrin e personave të shëruar, shkruan Express.

Nga 10 mijë e 815 mostrat e testuara, 4 mijë e 461 kanë rezultuar pozitive,

Mesditën e së shtunës u raportua se kanë vdekur 11 persona të cilët kanë qenë të infektuar me COVID-19, derisa numri total i viktimave nga koronavirusi gjatë javës që po lëmë pas ka shkuar në 54, duke çuar në 809 numrin total të të vdekurve në vend.

Numri i të infektuarve gjatë javës që po lëmë pas ka shënuar rritje, ku numri i të infektuarve nuk ka rënë asnjë ditë nën 500, derisa numri më i lartë i tëinfektuarve brenda ditës ka shkuar në 963.

“E hënë: 1712 testime, 637 raste pozitive, 13 vdekje, 104 të shëruar. E martë: 1559 testime, 596 raste pozitive, 5 vdekje, 136 të shëruar. E mërkurë: 1519 testime, 733 raste pozitive, 4 vdekje, 137 të shëruar. E enjte: 2178 testtime, 767 raste pozitive, 8 vdekje, 186 të shëruar. E premte: 2056 testime, 963 raste pozitive, 13 vdekje, 177 të shëruar. E shtunë: 1791 testime, 765 raste pozitive, 11 vdekje, 193 të shëruar”./GazetaExpress/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *