12 e 220 me raste aktive me Covid 19 në Kosovë
Gjendja pandemike e shkaktuar nga Covid-19 është rënduar dukshëm në Kosovë.
Ditëve të fundit numri i rasteve ditore me koronavirus ka shkuar pothuajse në 1 mijë.
Po ashtu edhe numri i të vdekurve është rritur.
Vetëm gjatë ditës së djeshme 11 persona humben jetën nga ky virus.
Ndërsa numri i përgjithshëm i vdekjeve ka shkuar në 885 raste.
Numri i të infektuarve ka shkuar në 32 mijë e 877, 19 mijë e 772 prej tyre janë shëruar, kurse raste aktive janë 12 mijë e 220.