Gjykata në Prizren mundëson aplikimin online për certifikatë të gjendjes penale

Gjykata Themelore e Prizrenit mundëson aplikim online për pajisje me certifikatë të gjendjes penale, kjo me qëllim të racionalizimit të kohës, dhe evitimit të pranisë në objektet e Gjykatës, sidomos tani në periudhën e pandemisë.

Aplikimi për certifikatë, realizohet duke plotësuar formularin në web-faqen e Gjykatës; në rubrikën “Kërkesa për Lëshimin e certifikatave”:

Me rastin e aplikimit duhet të ngarkoni me fotografi apo në formë të skanuar në të dy anët njërin nga këto tre dokumente:

– Letërnjoftimin

– Patentë shoferin

– Pasaportën

KUJDES: Dokumenti personal duhet të jetë i qartë ku mund të lexohen të gjitha informata personale.

Nëse aplikoni për ndonjë person tjetër, ju duhet të ngarkoni edhe autorizimin noterial.

Certifikata do të jetë e gatshme për tu tërhequr brenda 24 orësh, nga koha kur keni paraqitur një aplikacion të kompletuar.

Nëse aplikoni për arsye punësimi, certifikata lëshohet pa pagesë, por nëse certifikata ju duhet për arsye tjera, duhet të paguhet taksa prej 5 (pesë) euro.

Pagesa bëhet në sportelin e pagesave në Gjykatën Themelore të Prizrenit, në ditën kur ju vini të tërhiqni certifikatën për të cilën keni aplikuar online.

LINK- u ku ju mund të aplikoni për certifikatë:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *