14 raste të reja më COVID 19
Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.
Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 14 raste të reja të infektuara me COVID-19.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
6 persona janë shëruar gjatë kësaj kohe nga COVID-19.
Deri tani në Kosovë 108 mijë e 31 persona janë infektuar me COVID-19.
2 mijë e 265 kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.