Gërmimet arkeologjike zbulojnë zona të lashta banimi në Suharekë: U gjetën enë të ndryshme qeramike, banesa, furra e gjurmë të tjerrjes së tekstili

Instituti Arkeologjik i Kosovës po kryen gërmime me karakter shpëtimi në Lokalitetin arkeologjik në Hisar të Suharekë.

Këto gërmime po bëhen në pjesën veriore të këtij lokaliteti, i cili është një prej pikave më të rëndësishme për studimin e kulturave prehistorike në Ballkanin qendror.

Dhjetëra lokalitete arkeologjike antike shtrihen në territorin e komunës së Suharekës, të cilat janë mjaftë të rëndësishme për studimet kulturave që nga parahistoria.

Hisari është një prej këtyre lokaliteteve. Hisari ndodhet në një kodër në jugë perëndim të Suharekës në rrugën për Prizren. Gërmimet arkeologjike në Hisar janë bërë në disa etapa që nga viti 1961 dhe rezultatet e arritura flasin për një lokalitet të rëndëësishëm historik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *